Kuvendi Kombëtar i PD-së, ja pse është ngjarje me rëndësi historike

Opinione

Kuvendi Kombëtar i PD-së, ja pse është ngjarje me rëndësi historike

Nga: Skënder Kapiti Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:07
Skënder Kapiti

Ky Kuvend hapi një epokë të re në historinë moderne të Shqipërisë, atë të ndarjes nga tranzicioni paskomunist; hapi një epokë të re për demokracinë shqiptare, për interesin kombëtar; hapi epokën për një Veting gjithpermasor e së pari për Vetingun e politikës; hapi epokën e asaj që politika duhet të punojë për intersat kombëtare kundër tradhtisë, hajnisë e korrupsionit. 

Me 18 Dhjetor 2021 Kuvendi  Kombëtar i Partisë Demokratike shëmbi mitin e rrejshëm Berisha që kishte zëvëndësuar atë të Enver Hoxhës.

Kuvendi i demokratëve shëmbi mitin e të pagabueshmit e të pazëvëndësueshmit, rrëzoi njeriun politik  i cili në 30 vite vetëm urdhëronte, vetëm Berisha vendoste e vuloste sikur ishte urdhëruesi e komanduesi i gjithckaje në Partinë Demokratike. 

Mashtruesit e manipulatorit që gënjeu për rreth 30 vite i doli boja dhe i ra ajo. 

Demokratët nuk mund të mashtroheshin gjithmonë. 

Brenda një kohe shumë të shkurtër që prej kur Berisha  ndërmori një farë foltore llafazanointreguese e shpifëse atij iu gris maska mashtruese si më i drejti, më i pakorruptuari, më demokrati,më proamerikani dhe më i ndershmi duke e nxjerrë zbuluar instiktin e tij të një individi me zhvillim psikik të deformuar, inatxhi, urrejtës kundër gjithckaje intelektuale, talenti e meritore të tjerëve. 

Ai ishte gati që Partinë Demokratike ta zhuste deri edhe në perplasje civile vetëm e vetëm për egon,interesin dhe për të mbrojtur korrupsionin e tij. 

Kryetarin Basha dhe kryesinë elitare të re të Partisë  Demokratike me Znj.  Duma e Tabaku e me z. Alibeaj e Bardhi etj., Berisha   i shikonte si fatkeqësi politike për veten e tij dhe prandaj sulmin e tij e kishte kryesisht kundër këtyre.

Dhe prandaj egërsia e tij verbale i urrente ata,sepse kishte menduar se ata do të mbeteshin nën ndikimin , nën urdhërin dhe nën hyqmin e tij si dikur sic vepronte diktatori Hoxha. 

Është për t’u admiruar toleranca, urtësia, maturia, transparenca, lirshmëria  dhe karakteri i lartë  i  Z. Basha dhe e kryesisë së Partisë po Znj.  Duma , Bardhi e Tabaku etj.,  të cilët nuk ranë pre e kurtheve intriguese e shpifëse të Berishës dhe të zëdhënësve të tij Kokalari e Vokshi e të nja dy tre deputetëve profoltoristë të cilët provokonin përplasje e konflikte. 

Kryesia e PD-së nuk kishte pse të shkonte në bazë, sepse baza dhe tërë PD-ja i kishin zgjedhur. 

Në bazë për rreth  mbi 3 muaj shkuan sovjetët dhe konsomolasit leninisto-berishtë pë të organizuar e coroditur demokratët me shpifje,intriga e sajesa nëpër foltoret e tyre  ku villej vrer  kundër Bashës dhe elitës së re politike drejtuese të PD-së me qëllim që dështakët e interesxhinjtë me  Berishën në krye   ta kapnin e ta riprivatizonin Partinë  Demokratike e të organizonin mbrojtje politike të korrupsionit të Berishës. 

Berisha nuk ndryshoi kurrë natyrën autokratike e djallëzore të tij, koha ia nxori në dritë se ai i përkiste politikisht epokës së formësimit të tij , komunizmit. 

Koha vertetoi se sa të drejtë kam pasur unë gjithmonë që kur Berisha humbi Referendumin  Partisë Demokratike në vitin 1994, ku unë si sekretar  i grupseksionit të Shkozetit në Durrës  e pata kritikuar Berishën pas dështimit spektakolar të humbjes katastrofike  të nismës personale të tij të Referendumit të Kushtetutës, referendum të cilin ai e propogandonte si fitore personale të tij ,por që kur humbi u ndëshkuan politikisht te tjeret  dhe jo ai. Pas ngjarjeve katastrofike  të vitit 1997 Berisha do të duhej që të ishte larguar nga Drejtimi i Partisë Demokratike. Të gjitha humbjet e Partisë Demokratike në këto 30 vite janë meritë e Berishës. Nuk e di se cfarë historiku është Berisha kur si ishPresident ai bëri masakrën elektorale të zgjedhjeve të vitit 1996, dhe ku në vitin1992 Berisha dhe  prej tij humbi thellë Partia Demoratike edhe zgjedhjet vendore të vitit 1992.Edhe tani pas 31  vitesh shikojeni se në cfarë derexheje ka rënë Berisha i cili është bërë qesharak pas mitingfoltores false dhe manipuluese dhe të një farë të ashtuquajturi referendum për shkarkimin e Bashës. Dhe më në fund erdhi edhe non grata vendimtare nga SHBA ku atij i ndalohet hyrja në SHBA me arsyetim dhe me një akuzë tepër të rëndë për korrupsion, mbrojtje të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë

Si lider historik Berisha  mund të quhet se ka vite që ka qenë në politikë, dikur me kartë komunisti për 22 vite, pastaj 30 vite me karte demokratike . Te jesh historik në kuptimi e vertetë të fjalës si lider do të thotë që të jesh në anën e duhur të historisë jo me rrena, as me mashtrime e as me demagogji por duhet të jesh historik pozitivist për së vërteti kur je në anën e duhur të historisë. Nëse devijon dhe ikën nga rruga e duhur e historisë atëhere e humbet edhe atë pak lavdi apo ndonjë  meritë të   dikurshme. 

Kështu ka ndodhur edhe me Enver Hoxhën i cili ka merite për luftën , por e humbi këtë meritë dhe hyri pastaj në histori si antihuman, antidemokratik, antiamerikan dhe si diktator. Edhe Berisha me shpalljen e tij non grata per korrupsionin e stërmadh, për bllokim të drejtësisë dhe për pengim të demokracisë, si dhe me lvizjen e tij populiste anti-PD e anti -SHBA , tashmë ai ka hyrë në histori si politikan antihistorik që është në anëm e kundërt të Historisë pasi kush është i korruptuar dhe kush sillet e vepron kundër aleatit jetik të shqiptarëve që janë SHBA atëhere je kundër interesave kombëtare dhe je në anën e kundërt të historisë. 

Dhe për këtë arsye Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike me 18 Dhjetor e nxori atë jasht historisë.Së shpejti për të vërteten do kthjellohet edhe një pjesë nga antarësia e PD-së që është  e paqartë akoma e qe e mbështesin   berishizmin, këtë bolshevizëm  në demokraci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat