Fjalimi vjetor i presidentes Vjosa Osmani, ishte një fjalim mbresëlënës

Opinione

Fjalimi vjetor i presidentes Vjosa Osmani, ishte një fjalim mbresëlënës

Nga: Dedë Preqi Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:37
Dedë Preqi

Nuk ka asnjë dyshim se Republika e Kosovës, si kurrnjëherë më parë është në rrugë të mbarë, që po dëshmohet me rrolin e udhëheqjes së shtetit me njerëz të sinqertë dhe të përspektivës, me njerëz të dijës dhe kulturës, me njerëz të politikës dhe atdhetarisë, duke marrë parasysh edhe një elitë që buron nga kuadri i ri të një ambienti të shëndoshë me të cilët duhet të ndjehemi krenar, ku synimet e së ardhmës janë shumë inkurajuese dhe shpresëdhënëse.

Por, sikur akoma nuk jemi çliruar nga djajtë që i kemi kultivuar vetë në baza partiake dhe po i ushqejmë me një shpirtligësi ndaj njëri-tjetrit, prandaj, duhet të biem shpeshherë në kontakt me vetën, para se gjithash dhe të marrim me vetëdije përgjegjësitë që i kemi para vetës, që edhe kur duam të godasim shenjën, shigjetën mos ta kthejmë në anën e kundërt, duke e goditur vetëvetën.

Është diçka e veqantë, që nuk mund ta anashkalojmë në shoqërinë tonë, e cila duhet të premtojë dhe prodhojë më shumë me vizionin e saj dhe të jep një pasqyrë më të ndritshme dhe pozitive, përkundër asaj që jep këto ditë në rastin e Fjalimit vjetor të presidentës së Kosovës, z.Vjosa Osmani, ku opozita me një sjellje « qyqare » e bojkoton fjalimin e saj në Parlamentin e Kosovës, duke dhënë asgjë më shumë se një lloj mesazhi, që njejtësohet me deputetët e Listës së Vuçiqit.

Atëherë, çfarë jemi duke bërë si shoqëri demokratike, kur nuk jemi as vetja jonë, nuk jemi ajo fuqia e jonë që na bashkon për të realizuar çëllimet tona për një Kosovë, më të fuqishme dhe më prosperuese. Dhe në një mënyrë, jo vetëm me bojkotimet e Fjalimit të presidentës, apo të kryeministrit të vendit, por po dëshmojmë të kundërtën e asaj që duhet të jemi me shumë gjëra dhe , vlera, duke e mbyllur vetëvetën brenda mureve që na rrethojnë.

Nëse jemi të prirur të vazhdojmë që të jemi vetëm pjesërisht kontribues për këtë vend dhe për atë do të jemi shumë dhe shumë mbrapa, megjithatë nëse jemi të prirur sikur deri më tani për 20 vite, që ta zhvasim jetën dhe të ardhmën e shtetit tonë përmes krimit dhe korrupsionit dhe ta përbuzim lirinë dhe gjakun e dëshmorëve të këtij vendi, kërkush nuk na ka faj, nëse nesër mund të biem në ndonjë kurthë të kurdisur…

Zonja presidente Vjosa Osmani, mbajti fjalimin e saj vjetor shumë përmbajtësor dhe mjaftë të pasur, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu sikur çdo president i një vendi që mbanë Fjalimin e vet në fund të vitit, me çrast deputetët e PDK-së, dhe të AAK-së, e bojkutuan sikur fëmijët e lastuar, ndërsa deputetët e LDK-së, mbetën sa për sy e faqe, me atë konceptin e tyre të çuditshëm që nuk janë në gjendje siq thotë një fjalë popullore as nuk « të mbysin dhe as nuk të falin ».

Kështu pra, këta njerëz po e humbasin kohën, të cilëve ua ka besuar populli votën, për të qenë shërbëtor të popullit, por jo në të kundërtën, që populli të bëhët shërbëtor i tyre. Këta njerëz, apo deputet të Kuvendit të Kosovës, duke e etiketuar njëri-tjetrin, në një mënyrë edhe presidenten e vendit dhe kryeministrin, si një opozitë pa vlerë dhe e pa ndërgjegjshme, po ia shtojnë popullit të Kosovës edhe një brengë…

Presidentja e vendit zonja Osmani, foli për gjitha angazhimet e saj si udhëheqëse e politikës së Jashtme, e cila muar pjesë në shumë takime me delegacione të rëndësishme nga vendet e ndryshme të botës, muar pjesë edhe në shumë samite demokratike si edhe së fundi ishte vizita e saj në SHBA, që ishte shumë mbresëlënëse nga një vend mik dhe shumë i rëndësishëm për vendin tonë.

Zonja presidente edhe si komandante e Forcave të Armatosura të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor foli edhe për të arriturat dhe reformat në Ushtrinë e vendit tonë, si edhe angazhimin e gjeneratave të reja në këtë forcë të vendit, poashtu foli edhe për luftën e pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, njëherazi duke prekur edhe çështjet tjera, që janë të lidhura me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, siq është liberalizimi i vizave.

Presidentja e vendit, në fjalimin e saj përveq tjerash, duke dhënë mesazhin e qartë pamvarësisht se jemi edhe në një situatë kritike që ka shkakëtuar epidemija e një virusi të rrezikshëm nga Covidi 19, por që ia kemi dalur me kapacitetet tona dhe ndihmën e miqëve ndërkombëtar. Mesazhe të qarta presidentja jep edhe ndaj politikës dhe marrëdhënive bilaterale me vendet e rajonit, duke u ndalur edhe te politika e Serbisë, karshi vendit tonë, e cila po rrokolliset dhe nuk po zënë vend, përshkak se Serbia dhe Vuçiqi, nuk janë të gatshëm të përballën me realitetin e Kosovës dhe kohës dhe të pranojnë krimin që shkakëtuan ndaj njerëzve tanë të pafajshëm.

Prandaj, fjalimi i presidentes Osmani, ishte mjaftë voluminoz dhe i qartë, duke dhënë shpjegime për dinamikën e zhvillimeve dhe përpjekjen e kësaj shoqërie demokratike, ku kemi mundësi të reja që të rrugëtojmë dhe të besojmë në kapacitetet e saj, duke u bazuar në Rininë e gjallërishme të këtij vendi dhe në në frymën e saj, që është shtylla më e fortë, më e besueshme dhe më serioze e të ardhmës së këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat