Të hetohen lidhjet e familjes Thaçi me Branislav dhe Bratislav Nikoliq

Opinione

Të hetohen lidhjet e familjes Thaçi me Branislav dhe Bratislav Nikoliq

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:00
Autori

Lidhjet e familjes Thaçi me serbet në Shtërpcë janë shumë të afërta, flasim gjithnjë për serbët e Listës serbe, respektivisht vëllezërit Nikolic. Njëri ish kryetari i komunës së Shtërpces e tjetri si ish këshilltar i Thaçit. Respektivisht Branislav Nikoliq, i cili ka shërbyer si këshilltar i presidentit aktual Hashim Thaçi, ishte shkarkuar pasi u raportua se Nikolic kishte qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Presioni i madh i medieve dhe opinionit publik bëri që Thaçi ta shkarkonte.

Të kujtojmë se Nikoliç ka qenë në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës si pjesë e Listës Serbe në zgjedhjet e 2019. Ai ka arritur të bëhet deputet duke marrë 14 mijë e 419 vota. Kurse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me paturpësi deklaronin se nuk ka iniciuar kurrfarë procedure hetimi lidhur me veprimtarinë e deputetit të zgjedhur Branislav Nikoliq si pjesë e BIA-s serbe. Paramendo, një ish spiun i BIA në presidencë she nuk hetohet, kur dihet se ai ka mund të kishte marr informacione sekrete të vlefshme për sigurinë e shtetit.

Nuk është rastësi se pikërisht në Shtërpcë, konkretisht në Verbeshticë të kësaj komune, Idriz Thaçi, është drejtor i Kompanisë “Geo Mineral”, e cila kishte privatizuar mbi 30 hektarë tokë. Ky privatizim vëllai të Hashimit i kushtoi rreth 85 mijë euro, këto në kohën kur kryetar i Shtërpcës ishte vëllai i Branisllavit, Bratisllavi. Ky i fundit u arrestua këtë të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Si kryetar i Shtërpcës në vitin 2009 e deri në fund të nëntorit 2021, ishte Nikolliq, nga radhët e Listës serbe. Sipas prokurorisë të arrestuarit dyshohen për veprat penale: Marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Këtu duhet të hetohen edhe lidhjet e familjes Nikoliq me familjen Thaçi, të cilët duket se kanë lidhje të forta mes vete.

Të hetohet a ka lidhje toka e blerë në Shtërpcë nga vëllai Hashimit me çmim të lirë me emërimin e vëllait të Bratisllavit, të hetohen tenderët, ryshefeti etj. Nuk besoj se "Braqa" ka pasur të bie me njerëz të zakonshëm, lidhjet e tija janë të nivelit të lartë. Nëse prokuroria nuk i shkon deti në fund hetimit të lidhjeve të Bratislavi me familjen Thaçi, e mjaftohet me do arrestime të niveleve të ulëta, do të mbetet në kujtesë spektakël dhe asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat