Diçka mbi komunikologjinë ose psikologjinë e komunikimit...

Opinione

Diçka mbi komunikologjinë ose psikologjinë e komunikimit...

Nga: Agron Shabani Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 12:44
Agron Shabani

Janë për t' u përshëndetur dhe admiruar ata dhe ato që flasin ose shkruajnë mbi ngjarje, zhvillime, figura ose personalitete të ndryshme, duke i ruajtur dhe kultivuar distancën dhe pavarësinë e tyre intelektuale dhe profesionale së bashku me higjienën, etikën (kodin etik) dhe inteligjencën e brendshme shpirtërore, emocionale dhe mentale ose psikologjike.

Ndërkaq, janë disa të tjerë që sillën ose imponohen si "enfant terible" ose disident!

Disidenca në kushte ose rrethana të rënduara okupimi (pushtimi) ose shtetrrethimi klasik, e ka kuptimin e një rezistence ose oponence kognitive, intelektuake, intelegjente ose interaktive në distancë.

Pastaj vjen një luftë tjetër për disidentin intelektual, kulturor, politik, ushtarak, gazetaresk, publicistik etj.

Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitoren epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësiteve (hordhive) të tjera kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit.

Ndërkaq, edhe akterët ose protagonistët e njohur të ngjarjes ose ndodhjes, nuk janë më aty si dikur.

Rrokullisja e serishme në greminë ose humnerë pas kapërcimit të bregut, të ngjanë në vetëvrasje individuale dhe kolektive, ose në fatalitet.

Kosovës dhe shqiptarëve nën sundimin dhe tiraninë e egër të regjimeve kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, Rankoviçit ose Beogradit, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i gjatë i robërisë së huaj, dikund thellë në fyt.

Falë Zotit të madh falënderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen ose janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizimit politik, fizik, organik ose mekanik të shteteve, popujve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit." (H. von Rimscha)

Dreqi e marrtë! Ëndrrat janë një diçka e madhe përtej meje, përtej nesh... Ëndrrat janë vetëm për trimat, heronjtë ose guximtarët!", do thoshte dikur i mençuri ose i dituri.

U mor vesh se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditshmërinë tonë: Buzëqeshja është arti ose mënyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. Sigurisht. Por...

"Që kur u ndamë atë ditë, jam gjithmonë në tension të madh dhe depresion. Lumturia ime është që të jem sërish pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, puthjet tua, lotët, përkujdesjen tënde e dashur... Bukuria e pakrahasueshme e Zhozefines, ndez një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën time. Sytë e mi të verbëruar nga malli dhe nostalgjia e madhe që djeg e flet, presin dëshpërimisht që të të shohin prap!"(Napoleon Bonaparta -letër Josephine de Beauharnaris nga izolimi i detyruar në ishullin e Shën Helenes)

Mozaikut ose panoramës së përgjithshme liridashëse (çlirimtare) dhe patriotike të Kosovës dhe shqiptarë, nuk iu kanë munguar asnjëherë figurat mitike, epike dhe kalorsiake....Jo kurrë!

Madje, as Hamza Kastriotët, Haxhi Qamilët ose 'figurat" e ndryshme diabolike, djallëzore (satanike), reaksionare dhe apokaliptike që koketojnë, kolaborojnë dhe bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me Dreqin dhe të Birin-kundër kombit dhe atdheut.

I vraftë Zoti dhe gjaku i heronjve ose dëshmorëve të kombit! Amin, Amen!

Në anën tjetër ndërkaq, gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" ose hi e pluhur, në politikën dhe diplomacinë shqiptare (kosovare)! E sidomos atëherë kur merren vendime ose obligime të rënda, kolaterale ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

Në politikën dhe diplomacinë kosovare, si zakonisht, çështjet ose problemet e vogla shtetërore, nacionale, qytetare ose politike, gjithmonë flasin me zë të lartë, ndërsa problemet e mëdha ose kardinale, heshtin ose presin në radhë salloneve, korridoreve ose kancelarive të huaja!

Çudi e madhe, apo...!?

Apo, mos ndoshta "përdorimi me i bukur i fjalëve nganjëherë është heshtja"...!?

Heshtja nganjëherë flet me shumë se pushka ose plumbi.

"Pas meje flet heshtja", do thoshte dikur Shekspiri përmes "Hamletit" të tij.

Sidoqoftë, nesër është tepër vonë për të jetuar, punuar dhe menduar vetëm sot, për çastin ose momentin.

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, inteligjent, intelektual, racional dhe profesional.

Ndryshe nga kjo, Kosova dhe shqiptarët, të "korrurat dhe të vjelurat" e përçarjeve ose ndasive të ndryshme politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike, rajonale, krahinore dhe të tjera, gjithmonë i kanë parë­ dhe përjetuar me ankth, stres ose pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.

Shtoja këtu edhe trysnitë ose presionet e jashtme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve ("ultima ratio, sine qua non ose uri et orbi")- për kompromise ose koncesione të reja ndaj Serbisë. Plus luftën e përditshme për ekzistencë.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë perverse, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi "papusët", "guenonët", "okultistët" ose "liderët e pazëvendësueshëm" dhe "historik", si dhe plot anomali dhe paradokse tjera reaksionare dhe anakronike.

Kjo të ngjanë në "Epin e Gilgameshit", ose në "listën e zgjedhur" të mbretërve sumer në Babiloninë Antike si Mubarakezi, Sargoni, Hamurabi dhe kështu me radhë, pas për­fundimit të luftës së përgjakshme kundër urukëve dhe semitëve.

Unë, ti, ne, ju, ata ose ato, mund të bëjmë portrete, shkrime, analiza ose gjëra të mrekullueshme ose superlative për Dr. Rugovën ose dikë tjetër, pa i lakuar fare për të keq a për të mirë emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit a dikujt tjetër, ose anasjelltas.

Në vazhdim me duhet cekur ose cituar sërish mendimtarin ose filozofin e madh gjerman, George Wilhelm Friedrich Hegel, sipas të të cilit: "Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetes, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato.

E kundërta e tyre janë "kafshët e larta" njerëzore, informative, kulturore, sociale, politike ose diplomatike, tek të cilat (ose, tek të cilët)-dobësia e tyre biologjike ose bioorganike, sipas Erich Formimit, janë parakusht themelor ose elementar i edukatës, kulturës, evolucionit, zhvillimit, holistikës, logjikës, holistikës dhe intelektit të tyre.

Bëhet fjalë për njerëzit normal dhe racional, dhe jo për....!

U mor vesh se ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtrat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij perceptimet dhe anticipimet e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehet ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e lëvizjeve ose manifestimeve të larta, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij.

Se këndejmi, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të.

Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i jashtëm, i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim ose shtegtim jashtë saj, thotë me tej Schoppenhaueri, për të shtuar në vazhdim se shpirti i tyre nuk e ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, ndërkaq edhe stimujt dhe motivet tjera shpeshherë janë të detyruar t´i kërkojnë dikund tjetër, për shembull në vërë ose alkool...Kështu që shumë njerëz duke ecur në këtë rrugë, mbërrijnë tek alkoolizmi, depresioni, skizofrenia, idiopatia, fobia, paranoja etj.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi, gjithnjë sipas

mendimtarit ose filozofit të madh gjerman (Schoppenhauer): filozofi, shkrimtari, krijuesi, artisti, kulturologu, intelektuali politik ose politikani intektual, nuk duhet harruar kurrë se vetëm arti, narrativi, fati dhe pushteti, janë pronë e tyre e përkohshme dhe jo e tërë politika, shoqëria, kultura, informimi, shkenca ose filozofia.

E kundërta e tyre janë hipofiza ose hipotallamusi i çrregulluar së bashku me eklipset ose rrezatimet e ndryshme ultraviolente në "kosmosin e brendshëm" shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit.

Intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e përvojës dhe mençurisë (intelektit) në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit. Portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk i duhen njeriut.

Ndaj, "nata për të mençurin ose për të diturin, sipas Talesit, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhen poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik, të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetesh ose simbolesh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndrrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar në Kosovë.

Gravitacioni sipas ligjeve të fizikes magnetike, gravitative ose termodinamike, është gjithmonë më i madh dhe më i fuqishëm, se sa fuzioni.
Masat e gjëra popullore ose qytetare, gjithmonë ngjajnë në cunamet, tajfunet, orkanet ose valët e ngritura (shpërthyese) të lumenjve, deteve ose oqeaneve! Apo, si "damarët" eruptivë ose vullkanik që djegin (kallin) dhe marrin gjithçka para vetës.

Të flasim ose bisedojmë, kemi të drejt gjithmonë ose vazhdimisht, ndërsa të nënshkruajmë ose vendosim, vetëm njëherë.
Politika dhe diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marrëdhënieve ose raporteve të sotme botërore ose ndërkombëtare.

E jo duke qenë gjithmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit ("ultima ratio" ose "urbi et orbi"), monopolit, llupës ose tutelës së huaj përsa u përket kompromiseve ose koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë.

Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fyt që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") salloneve, paradhomave (korridoreve) ose kancelarive të huaja, pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqet dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre!

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetërore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (financiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpërfaqen edhe skemat e ndryshme të korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surrealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombëtare.

Në këtë rast, edhe idetë dhe teoritë qendrore të diskursit ose narrativit politik ose diplomatik, përkthehen në kategori sociale ose sociale.
Ndërkaq, përmes formulimeve, ideve dhe koncepteve determinonte dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike, paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin ose autoritetin suprem ose absolut të personit ose individit.

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan ose diplomat, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demriurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë, çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. E sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detet ose oqeanet e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjendje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike."

Politika dhe diplomacia bëhen në akademinë e shkencave politike dhe diplomatike, apo nga qarqet dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera që i mungojnë dhe i kanë munguar gjithmonë Kosovës. Me përjashtim të "intelektualeve ose profesorëve" të podrumeve dhe kurseve të natës.


Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigje dhe të vërteta relative.

Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetëror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe pushkatojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose politikani të ri energjikë, intelektual, vizionar, profesional dhe inteligjent.

Ndryshe nga kjo, në kuadër të 'ritualit' ose 'celebrimit të përbashkët' të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "vullneti për të jetuar" (wille zum leben).

Kështu që "fenomenet" e ndryshme shoqërore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar që është thelbi i jetës dhe botës sonë.

Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mësipërme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti për të sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije.

Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t'i njohur dhe kuptuar dogmat, totemet, fenomenet, misteret ose sekretët e ndryshme eshatologjike, shamanike, paranormale, primitive ose arkaike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Edhe Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!

Aty ku lartësohen, himnizohen dhe glorifikohen politikat dhe politikanët e ndryshëm ditorë ose periodik, aty nuk ka edukatë, kulturë, moral as vetëdije shtetformuese, politike dhe patriotike.

Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat