“Eco grafia”e një sistemi katërcipërisht të degjeneruar

Opinione

“Eco grafia”e një sistemi katërcipërisht të degjeneruar

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Ylli Mece

Gjenialiteti i Marksit, qëndron jo vetëm në analizën anatomike që i bëri sistemit kapitalist, por dhe qartësoi me saktësinë më të madhe rolin e borgjezisë dhe të proletariatit në këtë sistem. Kështu që nuk është e rastësishme se mbi 90% e gjithë vendeve të globit i kanë ngritur atij përmendoren dhe është i pari filozof i botës që bota moderne është e detyruar me apo pa dashje ta pranojë filozofinë e tij . 

Nëse Marksi si filozof përcaktoi dhe rrugën e pa shmangshme të kontrakditave antagoniste midis proletareve dhe padronëve kapitalistë, ai nuk e lëshoi këtë si një mendim apriori, si psh mendimi i Alfred Çukos i cili deklaron se bota do vithiset apo si ajo qe deklaroi po ai para tre muajsh se Saliun do e arrestojnë brenda dy javësh. Madje për të qenë më objektiv, në kësi rastesh parashikimet më të sakta mund t’i bëjnë ciganet e Fierit që shtijnë fall te rrepet, se sa Fredi që na del me konspiracionet e tij sa për të lënë me gisht në gojë telespektatorët të cilët marrin masa për te përforcuar themelet e shtëpive të tyre ku të futin kokën nga ndonjë hata e madhe. Pavarësisht fjalëve të bukura dhe zbukurimet që mund t’i bëhen sistemit kapitalist, duke i ambalazhuar dhe lidhur plagët e tij me letra shumë ngjyrëshe që shkëlqejnë me rrezatim verbues e deri në qorrollepsje të opinionit, ku shkruhet”Shteti i së drejtës” “ Demokracia alla amerikane” “ vetvëndosja e sovranit popull” etj etj, është vet dialektika e zhvillimit të ngjarjeve dhe rrjedha objektive e historisë ajo e cila vërteton drejtësinë e sistemit politik të një vendi të caktuar. Në socializëm, në fazën e parë të tij ( dhe ky ishte një fenomen i gjithe kampit socialist) u punua mirë deri sa superstruktura partiake dhe ajo shtetërore u qëndruan besnike aspiratave të proletariatit dhe masave të gjera të popullit, teksa në fazën e dytë të tij, e cila përkon me degjenerimin e kësaj shtrese u pa një largim nga interesi i shoqërisë në përgjithësi por dhe nga vet klasa punëtore që ata e përfaqësonin, në veçanti.

Në ish vendet socialiste, u vrejt një dukuri, nga ku degjenerimi i mardhënieve në prodhim maskohej me frazeologji komuniste dhe kalimi ”paqësor” nga socializmi në kapitalizëm u bë vërtetë me demostrime”anti-komuniste”, por në thelb, nëse do analizohej me kujdes ky fenomen, do vrehej se masat e gjera te popullit dhe vet proletariati i këtyre vendeve, u ngrit “de facto” kundër kastave te degjeneruara të asaj superstrukture e cila i ishte larguar popullit dhe klasës punëtore. Pra po lindëte një lloj kapitalizmi i ri, i ndryshëm nga ai i Vendeve Perndimore apo dhe vet Amerikës i cili ishte i konsoliduar. Kapitalizmi i ish vendeve socialiste lindi mbi bazën e kësaj superstrukture që do të thotë se flamurin e anti komunizmit e morën në dorë pikërisht ajo shtresë që i kishte tradhëtuar e para idealet e puntorësë dhe të popullit.

Në vendin tonë, dëshmitarët e rrëzimit të socializmit të asaj kohe e dinë fort mirë dhe u kujtohet diskutimin e Ramiz Alisë në Byronë politike, ku ai deklaronte se...”Pushtetin nuk do t’jua u japim atyre që përmbysëm. Atë do ta mbajmë po vet ne dhe kapitalistet e ardhshëm do të jemi ne ” Çfarë tradhtie ! Deklaratë kjo, e cila u bë platforma e gjithë lukunisë drejtuese të ish antarëve dhe drejtuesve të lartë të PPSH-së së degjeneruar totalisht.Duhet theksuar se nga ana tjetër kjo ishte dhe “një goditje e fortë në ije” që i bëhej socializmit të vërtetë dhe idealeve komuniste të vërteta. Në se shprehem totalishë e kam fjalen te udheheqja e saj dhe pjesa derrmuese e atyre antareve te PPSH-se qe kishin poste drejtuese. Dhe ndodhi po ajo që pritej. Përtej ngazëllimit të Evropës dhe Amerikës u ngritën në tribunë, “ ,kapardinat e bardha” të cilët nga shërbëtorë të popullit me një metamorfozë të çuditëshme u kthyen jo vetëm në zëdhenës të borgjezisë perndimore, por filluan dhe kacafytjen midis tyre. Dalja në skenë e partive borgjeze, u bë me bekimin e vet PPSH- së e cila u kthye ne mënyre të menjëhershme në kongresin e saj të 10-te të saj në një parti të mirfilltë borgjeze kongres ky i cili ishte dhe u bë dhe do të ngelet “Kongresi i Tradhetise së madhe” .Deri nëse para pak vitesh shikonim anëtarë te KQPPSh-së që na ngrinin në këmbë me fjalimet e tyre, tashmë po shikonim po ata ish antëtarë. të K.Q.P.P SH - se që po na linin me gisht në gojë. Po a ka ndonjë ndryshim kapitalisti klasik me bastun, redingotë, papjon në qafë dhe cilindër në kokë nga Saliu i djeshëm, ish sekretar komunist Byroje i spitalit ?! Absolutisht asnjë ndryshim. Ndryshimi qëndron te fakti i tjetërsimit, i metamorfozës jo vetëm të shpirtit të tij si person( dhe kur marr si shembull tipik Saliun e kam fjalën për gjithë racën e borgjezëve të ndyrë të sistemit kapitalist shqiptar) Saliu për të mos i ngrenë hakën është tipi më klasik i shfrytëzimit të egër , vrastar e të pa shpirt kapitalist .Shtrohet pyetja mos vallë vetëm ndryshimi i mardhënieve në prodhim e mban në këmbë kapitalizmin?

Po ! Kapitalizmin pikërisht e mban në këmbë ndryshimi i mardhënieve në prodhim. Por kjo nuk do të ishte e plotë nëse ky sistem nuk do të ngrinte në këmbë, gjithë perandorinë e tij të propogandës , perandori kjo ,e cila jo vetëm se fsheh plagët e sistemit, por nanuris dhe çorodit mendjet e paditura të atyre shtresave brenda masës së popullit që drogohen nën efektet e saj . Pra në kushtet aktuale dalja dhe shpërthimi skandalit të “ creepin gate”( ose porta e zvarranikeve) nuk është gjë tjetër veçse shprehija më e pastër e sistemit të korruptuar. Sa qesharake kur i shikon disa “nipër” të ish udhëheqjes që servilosen deri në pështirosje si bythalëpirës. Ata në thelb nuk e kanë për gjë të lëvizin dhe bythët e tyre sa majtas dhe djathtas, boll të marrin kockën që u ofron borgjezia. Për të krahasuar më kujtohet “ekonomati” i strehëzës vorfnore i cili i hidhte sopa buke sikur të ishte qen, një jetimi te filmi ”Lulëkuqet mbi mure”. Do të duhej shoku i tij për ta hequr me forcë për t’i treguar se ne nuk jemi sahanlëpirës, vërtetë të varfër por me dinjitet. Veç kjo perandori e madhe e propogandës dhe përpunimit mendor nuk është gjë tjetër veçse ekografia e sistemit, ata qe na dalin me bythë zbuluar, që përdorin fjalorin vulgar që shiten e blihen që mbajnë pantallonat me rripa që përdridhen si prostitutat e llambave neone, që kalojnë herë nga një partner te tjetri, ata që b/bisedojnë me njeri tjetrin ç’na berë or burr i dheut dhe kush ti ..ti që merr më shumë nga unë ? Ata nuk janë gjë tjetër veçse “Josef Gebelsat” e rahiut të “Evropës së lirë” të cilët na e katandisën Shqipërinë si prostitutën numër një të Ballkanit. E çfarë ndryshimi kanë mafiozet ordinerë nga mafiozet e perandorisë së “mas medias”? Injoratë të pa skrupullt të cilët vendosin dy gishtat mbi tëmtha qe ngrënë pakëz kokën lart për të marrë poza filozofi pa pikë turpi e deklarojnë se s’ka asgjë për tu alarmuar se në fund të fundit jemi ne kapitalizëm. Ne fakt në parim qenlëpirsi nuk gabon, por ai duhet ta dije se vjedh paratë tona. Rama, ky aventurier i shekullit të ri, deklaron pa pikë turpi se paratë me miliona që marrin ata, (zvarraniket e pushtetit të mas-medias) janë rezultat i rritjes ekonomike te Shqipërisë dhe jo borxheve të marra nga Bankat e huaja. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se ky është një mashtrim i madh se te ardhurat ekonomike janë më të vogla se se detyrimet vjetore për të shlyer borxhin. Borxhet nuk janë të Qeverisë, por të shqiptareve. Maskarenjtë e pushtetit dinë vetëm të vjedhin dhe jo të paguajnë . Nëse do bënim një llogari të thjeshte nga 11-12 miliardë Eu qe kemi borxhe, me një popullate prej 3 milionësh ( sepse 1,5 kane marre arratinë) i bie qe çdo shqiptar te paguaj të paktën 4000 Eu. Dhe kur shprehem 4 mije EU e kam fjalën dhe për fëmijët e kopshtit teksa “anonimët” për të mbajtur në pushtet, njërën apo tjetrën parti, i zhvatin këto nga paratë tona. Ja pra sa te drejtë kishte Marksi kur theksonte se në çdo qelizë të kapitalit pikon gjak..dhe ky është gjak nga gjaku ynë djersë nga djersa jonë. Kush nuk e shikon është qorr, kush e shikon e rri si “dudum” duke ndjekur idotsitë e “Big brother” emisionet e “perputhen” pse jo mbase nesër na japin emisionin e ri “ja si shkërbythemi”, apo “Portokallinë” teksa shqiptarët e shikojnë të zverdhur si limoni. Dhe kini për të parë që me rastin e kësaj situate kur të shohim se si do ngrihen në këmbë sindikatat e partive për të protestuar kundër partive të tyre ! Pika sindikatave...ato janë sindi - kaka !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat