Një lajm i shumë pritur nga qytetarët e Kosovës: Aprovimi i Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së po justifikushme

Opinione

Një lajm i shumë pritur nga qytetarët e Kosovës: Aprovimi i Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së po justifikushme

Nga: Adem Bytyqi Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 20:10
Adem Bytyqi

Ja pra pas 22 vite shtet më në fund i erdhi radha që në mandatin e qeverisë Kurti, të aprovohet njëri ndër ligjet më të rëndësishëm kundër pasurive të krijuar me hajni, korrupsion dhe afera tjera të hajnisë siq është krimi ekonomik i organizuar, pastrimi paras, etj...

Tani, nuk është koha e llafeve se ky apo ai është pasuruar në mënyrë të kundërligjshme siq ka ndodhur deri me tani, tani është momenti që të fillohet me njëherë të veprojë ligji kundër pasurive të dyshimta të cilat i posedojnë indivitët e caktuar.

Mos të kthehemi në retrospektivë për të pyetur pse ky Ligj- Projektligj nuk është aprovuar gjere me tani, por pas kaq vitesh të aprovohet në kuader të mandatit të Qeverisë Kurti.

Pasi dihet se Qeveria Kurti, e ka prioritet luftën kundër të gjitha formave të hajnisë në komperacion me qeveritë e kaluara, prandaj edhe është qeveria e cila e ka perkrahjen më të madhe qytetare, përkundër propogandës të motivuar politikisht nga kundershtaret politikë të kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat