Masat e Qeverisë dhe masat tona për mbrotje nga Korona?!

Opinione

Masat e Qeverisë dhe masat tona për mbrotje nga Korona?!

Nga: Skender Mulliqi Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 07:58
Autori

Nuk ka masa të reja dhe të vjetra kundër pandemisë globale, e cila pamëshirshëm gati për dy vite mori shumë jetë njerëzish. A do të jenë të mjaftueshme masat e Qeverisë për festat e fundvitit kundër koronës mbetet të shihet. Fluksi i bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në shtetet perëndimore sigurisht se do të jetë i madh, e të shpresojmë që mos të ndodhë kjo edhe me pandeminë.

Gastronomia e hapur ka mundësi të shpërndajë virusin më shumë, për të mos na lenë të qetë edhe fillimvitin e ardhshëm.Virusi qarkullon më shumë aty ku tubohen njerëzit, kur dihet se në raste të festave kemi më shumë së zakonisht konsumim të pijeve alkoolike, kemi muzikë e përqafime, duke përhapur virusin!

E priti pastaj “yryshnikët” e opozitës të cilët edhe vete bëhën pjesemarrës të këtyre ahengjeve, për ta lënë qeverinë si fajtore të moskujdesit tonë të përgjithshëm! Nuk janë vaksionuar shumica e qytetarëve, dhe kështu edhe nuk është larguar rreziku nga murtaja e shekullit.

Po mirë do të ishte që njerëzit të lirohen nga paragjykimet për vaksinën dhe të vaksionohen duke mos i rrezikuar të tjerët. Besimi në kuca e maca… është praktikë shumë e hershme e besimeve naive, e jo e shekullit 21. Idetë e tilla paragjykuese janë anticivilizuese, që po na shkaktojnë shumë telashe .

Mos të themi pastaj se qeveria nuk ka marrë masa adekuate, kur masat mund ti aplikojmë secili prej nesh duke bërë shumë kujdes se si veprojmë me festat e fundvitit. Me marr Qeveria masa drastike të izolimit ndaj koronës, pse kështu, mos më marrë shumë masa pse nuk i mori etj. Duhet të largohemi nga këto praktika nga të cilat nuk po heqin dorë opozitarët tanë, duke larguar veten nga përgjegjësia.

Humbja e jetëve të njerëzve nuk është fushatë elektorale! Unë nuk dua askend të amnistojë nga faji pse ndodhë apo nuk do të ndodhë përhapja e pandemisë, por që natyrisht se përgjegjësia në raste të tilla na takon të gjithëve …!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat