“Shteti jam unë”....!

Opinione

“Shteti jam unë”....!

Nga: Agron Shabani Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:51
Autori

Siç dihet, interpretimet ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull "Qenja dhe hiçi", i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose parafytyrimet e ndryshme, sipas të të cilave "speciet, apo qeniet njerëzore ose politike, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konflikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shembullin ose rastin e mësipërm të Zhan Pol Sartrit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqësinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër."

Ndaj, edhe interes ubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqësia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithmonë janë të tjerët e jo në vet."

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptet, idealet dhe vizionet e Sartrit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësinë dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konflikteve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjellë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit" (lëxo prirja ose dëshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimeve të vendosura në menyrë paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhen pavetëdije.

Në këtë mënyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohet dhe bëhet instrument i robërisë së tjetrit.

Morali origjinal ose autentik, sipas Sartrit, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimeve, veprimeve dhe reagimeve të tyre.

E vërteta, qenia, materia, krijesa dhe ekzistenca, gjithnjë sipas Sartrit etj., ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme individuale dhe kolektive.

Ndërkaq, autoritetet e shtetit dhe pushtetit, në asnjë mënyrë nuk guxojnë të bëhen ose shndërrohen në demon të popullit ose idiot të familjes, sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartrit, "prapa dyerve të mbyllura", ata.. do ngelin të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

Se këndejmi, duke i studiuar dhe analizuar heronjtë, tribunët, kalorësit, eakterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Starëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale dhe të tjera, kur liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohen me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithë-popullore për t'i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. E sidomos të kundërshtarëve ose oponentëve pushtetmbajtës ose politik.

Në të kundërtën, të shtypurit mund të bëhen shtypës ose dhunues për shkak të padrejtësive ose situatave dhe ligjeve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imponuara ose aplikuara ndaj tyre.

Kjo sidomos atëherë kur për qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës, ose orbitën e tyre pushtetmbajtëse dhe politike, vlejnë parullat, sloganet ose recidivet e njohura autoritare dhe absolutiste të Lujit (Luigjit) të XIV (14) në Francë : L'Ètat c'est moi" (Shteti jam unë!) etj.

Kjo është paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën në të cilat jetojmë.

Gjithnjë pa të keq!

Në të kundërtën, siç dihet, çështjet ose aspektet e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm.

Ndërkohë që skenën ose panoramën e përgjithshme shtetërore, nacionale, konstitucionale, institucionale, politike dhe diplomatike të Kosovë, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marrëdhënieve dhe raporteve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqeve ose taborëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Acarimi dhe tensionimi i qëndrimeve, pikëpamje dhe koncepteve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nëpër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjen ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndërkaq, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionesh ose acarimesh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokriteteve, demagogjive, hipokrizive, atavizmave, hedonizmave, alkimizmave, dogmatizmave ose antivlerave të ndryshme shtetërore, nacionale, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.

Ndonëse, edhe të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exèlèncat" e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre, ndodhën të ngritura ose promovuara nga "brumi","materia" ose "derivatet" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike, gjegjësisht, nga mentaliteti, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e "sistemit"(regjimit) të mëhershëm autoritar, diktatorial, despotik, kriminal, gjakatar, feudal ose skllavopronar të Beogradit.

Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbull edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit etj.

Aty i kemi edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste, klerikaliste dhe të tjera, të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me "etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. "Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqet ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetet ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të biznesit dhe interesit të përbashkët etj.

Kosovës i mungojnë boshti kurrizorë, ose elementët (instrumentet) kruaciale, esenciale ose bazike për të qenë shtet i pavarur, sovran dhe integral e funksional në kuptimin e plotë të fjalës.

I mungon industria ose ekonomia e njohur stabile, rentabile ose bazike e cila do duhej t'i mbulonte së pakut 2/3 e buxhetit të përgjithshëm shtetërorë ose nacional, i mungon kombi ose populli i saj shtetformues ose konstitucional, i mungojnë anëtarësimet e saj në OKB-s, UE-s, NATO si dhe në mekanizmat ose institucionet tjera (relevante) ndërkombëtare, i mungon valuta dhe banka e saj nacionale, i mungojnë rezervat e arit, xhevahirëve ose diamanteve si garantues kryesorë të borxhëve të brendshme dhe të jashtme, i mungojnë akcizat ose kambialet, i mungon ushtria e rregullt (aktive) dhe profesionale së bashke me gjinitë dhe akademitë e njohura ushtarake, Kosovës i mungojnë liria, autonomia, eksluziviteti, autenticiteti, validiteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i saj në politikën e brendshme dhe të jashtme.

Me fjalë tjera, Kosovës i mungon shumëçka ose gjithçka.

Por, jo edhe demagogët ose hipokritët e ndryshëm institucional, funksional, politik dhe diplomatik, të cilët edhe përmes vrimës së gjilpërës së ngulur dikund thellë në trupin, kurrizin, ashtin, mishin, shpirtin, zemrën, gjakun ose palcën e Kosovës dhe shqiptarëve, i shohin interesat, profitet ose leverdie e veta materiale, politike, karrieriste, profiteriste etj.

E tërë kjo vjen si pasojë e asaj se shumica e popullit dhe lidershipit shqiptar ose kosovar, nuk e duan dhe s'e respektojnë çlirimin ose lirinë së bashku me vlerat e saj globale ose univerzale.

Prandaj, çojnë jetë të korruptuar, linçuese, komplotiste, asociale dhe parazite.

Kështu që shqiptarët ose kosovarët, janë të burgosurit (pengjet) ose robërit e

paditurisë, hedonizmit, dembelisë ose jetës së çuar në mënyrë asociale ose parazite.

Personalisht, nuk i pëlqen dhe s'i kupton fare "burrat e fortë" të shtetit dhe pushtetit shqiptar ose kosovar, të cilët kanë zgjedhur dhe aplikuar format ose metodat e njohura skllabopronare, borxheze ose feudaliste të mbajtjes dhe sigurimit të Shqipërisë dhe Kosovë me ndihmat (donacionet) dhe ushtritë e huaja. Mbase, ne menyrë asociale dhe parazite.

Kauzaliteti ose ideologjia e importuar shtetërore, nacionale dhe politike sipas Adornos, Marcuzes, Formimit dhe Horkheimerit, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj.

Arsyeja e kontradiktore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetërore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep të drejtë impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetërore, nacionale, politike, materiale, historike, dialektike etj.

Është pra, teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetërore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetërore, nacionale ose politike. Dhe, kjo është shumë e rrezikshme, hipotetike, reaksionare dhe anakronike edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë.

Kjo për faktin se në shtetet dhe shoqëritë e ndryshme transitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetëror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kulturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtresat e larta ose kategoritë qendrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhet pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe aspiratat ose interesat më të larta shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë.

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.

Me fjalë tjera, Kosova dhe Shqipëria janë të kanosura ose rrezikuara nga ana e disa shkatërruesve ose varrmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionar, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të cilët menjëherë "vënë dorën në brez ose revole", apo e shpifin, linçojnë, spiunojnë, stigmatizojnë, satanizojnë dhe kriminalizojnë, sapo dëgjojnë ose mësojnë për emrin dhe mbiemrin e ndonjë lideri ose ish politikani të lartë intelektual dhe inteligjent.

Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetet e ndryshme politike dhe luftarake (ushtarake) me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorësiake. Sigurisht se jo. Por, Kosovës i kanë munguar gjithmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombëtarizojnë kauzaoitetin e njohur shtetëror dhe nacional, si dhe vlerat epokale dhe monumentale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Detyra dhe misioni i tyre do duhej të konsistojnë më tepër në eupatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, dëshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Respektivisht, në lartësimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetëror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga varësia dhe baza e saj autoktone ose autentike e jo (gjithmonë) nga lëmosha ose "mëshira" e huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat