Fitues i 2021: Albini dhe Vjosa, humbësit: “Pronto”, Isa dhe Ramushi

Opinione

Fitues i 2021: Albini dhe Vjosa, humbësit: “Pronto”, Isa dhe Ramushi

Nga: Faton Mehmeti, Bota sot Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:42
Autori

Në fund të çdo viti sikur është bërë zakon, me një kalkulim jo edhe të detajizaur, bëjmë llogarinë si ka qenë ky vit për ne, për Kosovën tonë të përbashkët. Me të filluar 2021 qysh në shkurt, pritej që të mbaheshin zgjedhjet nacionale e të cilat sollën përmbysjen e kastës së vjetër e të cilat ishin paralajmëruar para disa muajve. Arrestimet nga Gjykata Speciale të “peshqve të mëdhenj”, në një farë mënyre ndryshuan kursin e politikës.

Dështimet e qeverisë së kaluar vazhduan nën mbulesën e taksës ndaj mallrave të Serbisë, derisa ish presidenti i Kosovës vazhdonte pazaret e tija në dëm të Kosovës. Në një farë mënyrë taksa i ngadalësoi pazaret, por pa i këputur në themel të saj. Duket sikur Hashimi ishte i vendosur t’i shkonte deri në fund kësaj ideje të marrë, e që në krahë kishte Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit nisi tatëpjeta e kastës së vjetër që. Ish partitë në pushtet humbën terren ndaj opozitës së deri djeshme, e cila nuk do bënte “sehir” përballë marrëzive të Hashim Thaçit me shkëmbim territoreve. Gjysma e parë e vitit 2021 doli të ishte fundi për klanin “Pronto” që mori goditje fatale nga qytetarët për të gjitha mëkatet, krimet dhe të zezat ndaj qytetarëve. Andaj na jepet e drejta e plotë që të konkludojmë se humbësi më i madh i vitit 2021 është PLAN, përkatësisht ish komandantët e rrejshëm të luftës çlirimtare. Ndërkohë që fitues mund të quhet tandem Vjosa Osmani –Albin Kurti, të cilët arritën që partitë e tyre t’i çojnë tek fitorja e zgjedhjeve, me votën e kryesisht të rinjve të cilët shohin shpresën e fundit për ndryshim.

Megjithatë të ndalemi tek bilanci gjatë vitit që po lëmë pas. Fatkeqësisht, realiteti dhe faktet nuk janë në favorin tonë, pasi dështimet janë të mëdha dhe faktet kokëforta. Tërheqjet e njohjeve kanë pësuar rritje si pasojë e dështimit të qeverisë së kaluar, e cila nuk kishte prioritet Kosovën. Nga kjo ka përfituar Serbia e cila ka shfrytëzuar të gjitha mekanizamt dhe faktet e korrupsionit, për të paraqitur Kosovën si vend të krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Ikja e të rinjve vazhdoi me përmasa të mëdha,me shtetin që nuk ndërmori asgjë për të parandaluar një gjë të tillë.

Dështimet në arsim vazhduan edhe gjatë këtij viti, ashtu si në shëndetësi dhe ekonomi. Dhe si arritje të vetme mund të cekim anën sportive, aty ku Kosova na bëri krenare të gjithëve me vashat që dhanë çdo gjë në fushën e lojës. Aty ku nuk ka prekur politika, aty ka pasur suksese. Me fundin e tyre që u erdhi, si dhe me dëshirën dhe shpresën që këta që ikën këtë vit s`do vijnë më, viti 2022 mund dhe duhet të jetë më ndryshe. Një vit që do të tregojë tjetër fytyrë të politikës, për të cilën edhe qytetarët votuan. Shenjat janë të mira që 2022 të jetë ndryshe, jo si vitet që po lëmë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat