Partia Demokratike drejt ndarjes?!

Opinione

Partia Demokratike drejt ndarjes?!

Nga: Dibran Demaku Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:00
Dibran Demaku

Nëse ish presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë nuk do të mbahet mend për veprimet e tij herë pozitive e herë negative,ai në historinë e Shqipërisë në përgjithësi dhe në historinë e Partisë Demokratike do të përmendet si ndarësi i partisë në fjalë në në dy pjesë,apo në dy gjysma,që të ndara nuk do të bëjnë më gjëra të vlefshme për vendin.

Nëse në historinë e Partisë Demokratike emri i tij do të shënohet si themeluesi i saj(në të vërtetë themelues ishte dikush tjetër) në fund do të thuhet se po ky Sali dhe gjithçka nga vetja që partia në fjalë të përqahet e të ndahet.

I “dënuar” nga Departamenti i shtetit si i korruptuar dhe si minues i demokracisë, dënim ky që i erdhi si rrufe në dritë të diellit,kur ai një gjë të tillë nuk e kishte parë as në ëndërr,ai “hapi” luftën me SHBA-të. Një “luftë” të çmendur që nuk e fiton kurrë. Meqë e di që dyluftimin me SHBA-n,nuk e fiton dot,ai nisi luftën me udhëheqësit e partisë së tij,sepse ata,pra udhëheqësit e partisë, në vend që ta mbronin,e lanë në baltë.Dhe Saliu,si sedërmadh që është,nuk ua fali dot gabimin që bën.

Mobilizoi anëtarë të partisë,të vjetër e të rinj,simpatizantë dhe të papunë të tjerë që Shqipëria ka sa të duash në këtë moment dhe o burra t’i biem kryetarit të partisë-Basha! Bashës kjo goditje i erdhi aq e papritur,saqë në fillim nuk dinte si të vepronte. Por,kur e pa se Saliu po mobilizonte turma të tëra për përmbysjen e tij,filloi të mobilizonte ata pak anëtarë e simpatizantë që i kishin mbetur.

Gjërat kanë shkuar deri në atë shkallë,nga ku siç duket nuk ka kthim prapa.E vetmja rrugëzgjidhje mbetet ndarja civilizuese e partisë në dy pjesë.Mbase këtë nuk e ka dashur askush,përveq Berishes,i cili siç duket që duke u fshehur pas emrti të partisë,do t’i shpëtojë “Damkës”së ndarë si shpërblim nga Amerika!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat