Prodhimtaria bujqësore - Dega kryesore dhe vitale e ekonomisë së Kosovës

Opinione

Prodhimtaria bujqësore - Dega kryesore dhe vitale e ekonomisë së Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:17
Ismail Muqiqi

Pasi që me vite të tëra kemi harruar të përcjellim ndonjë ligjeratë apo këshillë në televizione apo në mjete tjera të informimit nga ana e ekspertëve të bujqësisë apo nga ndonjë institut bujqësor përkitazi me kultivimin, mbrojtjen e pemëve ju propozoj nga përvoja ime që në këto ditë të bukura që po mbretërojnë në Kosovë të filloni prashitjen dhe riplehrimin e pemëve nëpër ekonomitë tuaja. Ju propozoj si gazetar e jo nga profesioni i ekspertit të Agronomisë.

Institucionet tona që nga Akademia e Shkencave, po ashtu nga fakulteti i bujqësisë apo instituti përkatës, kanë harruar të dinë se dega kryesore dhe vitale e ekonomisë së Kosovës është prodhimtaria bujqësore, pa të cilën nuk ka jetë. Mjerisht televizionet në Kosovë duke filluar nga RTK-ja “si televizion publikë” e deri te ato private, ka vite që po mirren me tema të mëdha politike duke e përçarë dhe helmuar popullin me debatet e tyre ekstreme pa asnjë vlerë edukative apo kombëtare.

Prandaj iu preferoj bujqve nëpër katundet e Kosovës që në këto ditë të bukura me diell të bëjnë prashitjen dhe riplehrimin e pemëve nëpër ekonomitë e tyre familjare. Kjo do të thotë se deri në pranverë pema do ti absurvoj plehrat dhe mineralet gjatë stinës së dimrit dhe do të jetë e gatshme që gjatë këtij viti të jep rendimentet e veta.

Me kujtohet viti 1991 kur filloj Aksioni i Pajtimit te gjaqeve në Kosovë. Në cilësinë e gazetarit bashkë me një koleg ishim në katundin Skivjan të Gjakovës, aty ku ishin mbledhur fshatarët për ta përcjellur një ligjeratë nga Fakulteti i Bujqësisë i Prishtinës. Pas përfundimit të kësaj ligjeratë me Temën: Rritja e Rendimenteve dhe masat Agro Teknike, kryesuesi i këtij tubimi pyeti të pranishmit.. [A do dikush me bo ndonjë pyetje mysafirëve nga Prishtina]. Një plak me plis të bardhë e mori fjalën:

“Unë i dëgjova këta ekspertët e bujqësisë duke folur që dy orë, unë nuk e njoh shkencën nuk di me shkru as me lexu, por unë i besoj vetëm atij që e ka zbuluar [Prashakun e Kompirave] atij tha plaku ja hjek kapelën, sepse 50 ari tokë i mbjellja me patate por kot se më i dëmtonte [miza]. Prandaj, edhe unë kam filluar t’i besoj punës, produktit dhe rendimenteve të mija. Shkencë është ajo e cila ecë me kohën duke i përcjellur ndryshimet klimatike dhe fenomenet e ndryshme që po ndodhin në natyrë. E kjo po shihet padyshim në gjithë globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat