Sistemi juridik donë shërim në Kosovë

Opinione

Sistemi juridik donë shërim në Kosovë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:23
Muhamet Kelmendi

Sistemi juridik ka kohë që donë në Kosovë të rinovohet dhe të profesionalizohet me kuadro të rinjë. Mënyra se si kërkohet të bëhet kjo është një çështje që ka kundërthënje dhe mendime të ndryshme kontradiktore. Nuk mund të luftohen dukuritë antiligjore pa një sistem juridik ligjor (shih: gjykata dhe prokurori) që funksionon dhe që nuk varet nga dukuritë negative në shoqëri. 

Shteti ligjor varet nga ky sistem. Organet e luftimit të krimit kërkohet që të jenë produltive. Kjo, jo vetëm në kapjen e të dyshuarve,, por edhe në nxerrjen e provave dhe të dëshmive, në mënyrë që të kemi zbatim adekuste të normale ligjore penale. Gjykatet dhe prokurorite duhet të plotësohen me kuadro të ri dhe të guximshëm, pa elemente të dyshimta.

Kuptohet se problemi qëndron te aftësia profesionale e kuadrit që konkuron për të punuar në sistem. 
Nuk mendoj se me një fakultet dhe me një provim të jurispidencës se është kuadri i përgatitur per prokuore a gjyqetare! Mungon nxenja e dijes ne fakultet.

Nuk punohet sa duhet nëpër fakultete. Në provim të jurispodences po ka shumë lëshime. Këta kur po futen në punë kanë frikë, po nënshtrohen nga mos dija dhe shpejtë po bëhen vegla të grupeve informale jashtë sistemit. Nga lakmija për përfitime dhe nga kjo mosdije po fillon korrupcioni dhe po zgjerohet në drejtime të ndryshme, duke u shndërruar ne vegla te grupeve informale nga fusha publike dhe private.

Mjafton të shikohet pasuria e prokurorëve dhe të gjyqëtarëve për të kuptuar se ku gjinden sistemi juridik. Nuk ka prokurorë dhe gjyqëtarë të pa pasur apo me një jetë mesatare të Kosovës. Pasuria e tyre shkon shumë lartë kanë shtëpi dhe banesa të mira dhe të kushtueshme.

Makina të shtrenjëta dhe kanë jetë mbi nivelin që ka shoqëria në Kosovë. Mjafton të shikohen veshjet e tyre dhe të familjes, orendit dhe gjërat që i disponojnë. Këto të gjitha me të ardhura personale të marra nga puna nuk realizohen. Kjo tregon se duhet domosdo VETTING-u në Kosovë. Ndryshe sistemi nuk shërohet dhe nuk shndërrohet Republika e Kosovës në shtet ligjor.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat