Mulliqi: Viti i ri të na shërbenë për shpresa dhe horizonte të reja

Opinione

Mulliqi: Viti i ri të na shërbenë për shpresa dhe horizonte të reja

Nga: Skënder Mulliqi Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:55
Skënder Mulliqi

Kur njeriu rrëzohet përtoke, mendon të ringritët. Në të dyja rastet nuk duhet dyshuar në bukurinë e jetës. Nuk do të duhet as të mendohet ndryshe. Në të kunderten humbet edhe shpresa, e cila jeton e fundit. Të përballojmë çdo situatë të krijuar për të nxjerrë në fund më të mirën.

Viti i ri duhet të na shërben për shpresa dhe horizonte të reja. Këtë gjë duhet pasur parasysh çdo mëngjes kur i hapim sytë. E kemi vetëm një jetë, e jo më shumë. Nga gabimet duhet të nxjrrrim mësime, mos të lejojmë që të na shuhen buzëqeshjet. Duhet të kënaqemi edhe me gjëra të vogla, për tu kënaqur me të mëdhat. Gjunjëzimin mos ta pranojmë nga askush. Guximtarët i kanë rrugët e lira të jetës.

Në fitore qëndrojnë edhe humbjet. Jeta është si një valle, e cila luhet me zemër. Në të kundërten nuk ka asnjë kuptim. Mos të lejojmë që të na kalon dita pa një kënaqësi sado e vogël që është. Në Vitin e Ri 2022 të hymë me numër të madh të planeve.

Të planifikojmë, të dashurojmë, të buzëqeshim, t’i përmirësojmë gabimet nga e kaluara jo fortë të mirë që e bëmë. Mos të dyshojmë asnjëherë në aftësitë tona, ky do të ishte dështimi më i madh në jetë. Nëse kemi gabuar dhe kemi ba gabime, t’i përmirësojmë ato. Rast i mirë janë 365 ditët e vitit të ri. Fati jonë mos të mbetet në duar të askujt…! Të dashurit e mi, dëshirojë që tu plotësohen të gjitha dëshirat jetësore në Vitin e Ri 2022…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat