Në Shqipëri do vendoset një Shtab i Bazës së Forcave të Operacioneve Speciale

Opinione

Në Shqipëri do vendoset një Shtab i Bazës së Forcave të Operacioneve Speciale

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:43
Skënder S. Kapiti

Shqipëria është  aleate besnike e SHBA-ve dhe e NATO-s. Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale.

Vendosja e këtij Shtabi të Shqipëri tregon atë se sa me rëndësi të jashtëzakonshme dhe jetike janë Shtetet   e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët, për Shqipërinë dhe Kosovën si dhe  për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Kjo për faktin se jo në pak raste Serbia ka kërcënuar  Kosovën dhe kur Serbia po armatoset për dite e më shumë me armët më moderne të marrë nga Rusia gjë që përbën kërcënimin për fillimin e një lufte të re në Ballkan.  

Bosnje dhe Hercegovina po përjeton kërcënimin për rindezjen e luftës të cilën e inspiron Beogradi dhe Moska.

Stabilitetin e Ballkanit Perendimor e kërcënojnë gjithashtu edhe reaksionet apo reagimet që mund të vijnë nga grupet kriminale dhe të atyre të korrupsionit të cilët SHBA i ka shpallur dhe që do shpall edhe të tjerë “non grata”. Dhe prandaj mesa duket SHBA-të njoftuan për ngritjen në Shqipëri  të një baze, ku do të dislokohen trupa speciale me detyrën për të qënë gati kundër ndonjë skenari destabilizues.

Kjo mesa duket përkon edhe në kohën kur në Shqipëri pas shpalljes “non grata” të ishkryeministrit dhe të ishpresidentit të Shqipërisë, Sali Berishës, ky i fundit  së bashku me mbështetës të tij kanë filluar një fushatë të egër kundër Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj z. Lulzim Basha, pse Basha e përjashtoi Berishën nga Grupi parlamentar pasi nuk ishte e arsyeshme që në Partinë Demokratike, në Grupin Parlamentar të saj të kishte deputetë të shpallur “non grata” për korrupsion dhe për pengim të drejtësisë e të demokracisë.Fakti që pritet që ndoshta edhe të shkarkohet edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, si edhe  që  të tjerë individë e persona VIP të politikës e të pushtetit priten që të shpallen “non grata” por edhe që të vihen para pëgjegjesisë penale për korrupsion  e bën mëse të rëndësishëm praninë e këtij Shtabi të Bazës të Forcave të Operacioneve Speciale në Shqipëri për të parandaluar cdo skenar të mundshëm turbullirash e destabiliteti në vënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat