Letër shkëlqesisë së tij Atit të Shenjtë, Papa Françeskut

Opinione

Letër shkëlqesisë së tij Atit të Shenjtë, Papa Françeskut

Nga: Dr. Daut Kelmendi Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:04
Papa Françesku

U bënë gati një dekadë e gjysmë që nga shpalljae pavarësisë së Kosovës (2008) dhe 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) vende të botës e njohën këtë Pavarësi,  në mesin e tyre edhe shtetet më të rëndësishmetëbotës siç  janë Amerika, Anglia  Gjermania, Franca, Italia  etj. Falë këtyre shteteve, por edhe shumë të tjerave, ne si shqiptarë të Kosoves i shpëtuam shfarosjes, të cilën për ne e kishte përgatitur Serbia.

Unë si pjesëtar i familjes së famshme  Kelmendi, (Klimenti) pjesë e të cilës  ishte edhe Papa i famshëm Klimenti - Albani që ishte Papë nga viti 1700 deri në  vitin 1721. Ai gëzonte respekt të jashtëzakonshëm dhe siç e dini gjatë kësaj   periudhe ai  arriti që të shmangte luftërat në mes të popujve katolikë të Evropes. Unë po të drejtohem me këtë letër që të lutesh edhe për ne shqiptarët, sepse siç  e  dini ne jemi një  prej  popujve më të vjetër në Evropë dhe të shejtit Flori dhe Lauri  të parët e shpërndamë krishterizmin në gadishullin Ballkanik dhe Iliri. Një popull që në gjirin e tij rriti një hero të Evropës siç ishte Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i cili për  njëzet vjet e mbrojti civilizimin perëndimor, apo një nënë e botës si ishte Shën  Nënë  Tereza meriton respekt dhe duhet të ndihmohet përherë. Për ne shqiptarët, Dielli gjithmonë ka lindur në perëndim dhe kështu do të mbetet për jetë

Ne në Kosovë pas luftës ndërtuam Katedralenme emër të shenjtes Nëna Tereza në zemër të kryeqytetit të Kosovës  Prishtinë, në vendin ku serbët e kishin rrënuar kishën Katolike vetëm se kjo ishte shqiptare. Të gjitha kishat serbe në  Kosovë janë të ndërtuara nga shqiptarët, por pas okupimit serbët e mbuluan ikonografinë shqiptare dhe në vend të tyre  vendosën ikonografinë serbe-sllave duke i përvetesuar e duke i shpallur si kisha serbe. Katedralja në Prishtine i jep një   bukuri të jashtëzakoshme qytetit dhe është krenari për të gjithe shqiptarët pavarësisht besimit që i takojnë. Ne këtu  siç  e  dini, kemi ipeshkevinë e Kosovës me shkëleqesinë e tij Ipeshkvin don Dodë  Gjergjin dhe këshilltarin e ipeshkvisë  Dr don  Lush  Gjergjin e shumë prifterij tjerë, të cilët po bëjnë një punë të jashtzakonshme dhe gëzojnë respekt të madh tek populli  i  Kosovës pa marrë parasysh orietimin fetar. Shkëleqesia e juaj do të bënte jehonë të madhe tek popullata e Kosovës  sikurse  njërin prej tyre të avansimit në Kardinal.

Ati i shenjtë, Serbia bëri gjenocid në Kosovë

Serbia në luftën e fundit  vrau në Kosovë15.000 (pesëmbedhjetë mijë) shqiptarë, në mesin e tyre 1443  (njëmijë e katërqind e katerdhjetë e tre)  fëmijë. Dhunoi  20.000 (njëzetmijë) gra e vajza shqiptare. Plagosi e sakatosi afro 45.000 (katërdhjetë  e  pesë mijë) persona. Ende figurojnë të zhdukur afro 1.600 (njëmijë e gjashtëqind) shqiptarë, djegu dhe rrafshoi me tokë  105.000  (njëqind e pesë mijë) shtëpi. Dëboi nga Kosova në Shqipëri dhe Maqedoni afro 1.000.000 (një million) shqiptarë.

Serbia për të mbuluar krimet, barti me kamionë me mijëra shqiptarë të vrarë nga Kosova në Serbi dhe i varrosi në varreza  masive. Një pjesë të tyre para se të vriteshin, iu ishin marrë organet për transplantim. Në Serbi, vetëm në një varrezë  masive afër Beogradit u zbuluan 700 (shtatëqind) trupa shqiptarësh. Pas zhvarrosjes të këtyre trupave të  shqiptarëve,  serbët këtë fushë e rrafshuan me buldozher dhe ndërtuan fushë futbolli dhe nuk e shënuan bile me një pllakë përkujtimore  që të dihet se në këtë vend qenë të groposur 700 shqiptarë. Është shumë e çuditshme se si serbët nuk i pranojnë  krimet që i kanë bërë dhe sillen thuajse këta njerëz të zhvarrosur kanë rënë aty nga një planet tjetër. Në Kosovë, gjatë luftës  së fundit policët serbë nga kokat e shqiptarëve të vrarë kanë maruar llampa elektrike, kjo sipas dëshmisë së vetë serbëve.  Këso veprime makabre mund të bëjë vetëm një popull barbar siç janë serbët. Në Serbi sipas shënimeve të vetë eprorëve  serb, janë gjithsejt 14 (katërmbëdhjetë) varreza masive dhe këto vende nuk i tregon Serbia, por e dënon çdo person që  tenton t'i tregojë këto varreza masive të shqiptarëve. Serbia në Kosovë vrau shqiptarë pa marrë parasysh cilit besim i  takonin, që domethënë i vranë vetëm se ishin shqiptarë. Unë këtu po e përmendi rastin e dy fshatrave, fshatin Mejë dhe  Korenicë ku Serbia masakroi 377 (treqind e shtatëdhjetë e shtatë) shqiptarë, shumica të besimit katolik. Serbia kreu 400 (katërqind) masakra në Kosovë dhe për t'i përshkruar të gjitha do të më duheshin dhjetë mijë faqe të shkruara! Këtu po i  përmendi vetëm disa raste të përmasave eklatante të krimeve serbe:

Fshati Prekaz  familja Jashari  52 (pesëdhjetë e dy) anëtarë të vrarë, prej tyre 17 (shtatëmbëdhjetë) fëmijë.

Fshati Krushë i ndanë burrat prej grave dhe 420 (katërqind e njëzet) shqiptarë i masakruan dhe ekzekutuan.

Bardhe Zojë Prendit, serbët i vranë pesë djem:

Gjergjin, Markun, Robertin, Viktorin, Sokolin.

Ferdonije Qerkezit i vranë bashkëshortin dhe katër djem:

Artanin, Armendin, Ardianin, Edmondin dhe bashkëshortin Halimin.

Pashke Markut i vranë dy djemtë: Milanin dhe Gjovalinin

Shembullin e fundit e mora për një arsye tjetër, sepse kësi raste me vrasjen e dy djemve ka me qindra në Kosovë.

Pas luftës, nëna Pashke duke mos mundur të mbajë peshën e humbjes së dy djemve dhe nga mërzia, një ditë veshi teshat  më të mira, mori një bidon me benzinë dhe vajti te varrezat e djemve të saj.  Aty ajo e lyu vetën me benzinë, ia vuri flakën  vetës dhe përfundoi jetën afër djemve të saj. Në fund, më duhet të them se nuk ka familje në Kosovë që nuk është prekur  nga masakrat serbe në 150 vitet e fundit. Sipas shkrimeve të historianëve të njohur, e sidomos atyre gjermanë dhe austriakë, në tri masakra të mëdha, por edhe pa ndërprerë që nga viti 1877 deri në vitin 1999,  Serbia ka vrarë e masakruar afro 500.000 (pesëqind mijë) shqiptarë myslimanë e katolikë. Të gjitha këto krime  Serbia  i  mohon bile nuk e sheh të rrugës të pendohet dhe siç  është e njerëzishme të kërkojë falje.

Në  fund, duhet të përmendi vizitën e parë jashtë Vatikanit që e bëtë pikërisht në Shqipëri pas zgjedhjes suaj Atë i  Shenjtë. Kjo nuk ishte vizitë e rastësishme, por me siguri keni pasur arsye madhore që i bëtë nder Shqipërisë dhe popullit  shqiptar në përgjithësi.  

Si përfundim:

Ati i Shenjtë, ju lus në emër të 2.000.000 (dy milionë) shqiptarëve të Kosovës, 8.000.000 (tetë milionë) shqiptarëve në  Ballkan dhe 15.000.000 (pesëmbëdhjetë milionë) shqiptarëve në tërësi botë, njiheni pavarësinë e Kosovës dhe gëzoni  zemrat e kësaj popullate që sytë i kanë të drejtuar kah ju me lutje që Zoti me ju falë shëndet dhe jetë të gjatë  në  misionin tuaj të shenjtë në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat