A janë qytetarë të Kosovës pensionistët kontributdhënës?

Opinione

A janë qytetarë të Kosovës pensionistët kontributdhënës?

Nga: Ismail Muçiqio Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:14
Ismail Muçiqi

Mësuam sot se Qeveria e Kosovës morri vendim për rritjen e skemave pensionale të kategorive sociale, vendim ky që është i mirëseardhur për ata që i meritojnë t'i gëzojnë këto pensione. 

Qeveritë e njëpasnjëshme bene padrejtësi te pafalshme deri tek kjo që tani është në pushtet. Kështu po e vazhdojnë edhe më tej anashkalimin, përbuzjen dhe harresen e kategorisë më të goditur të pensionisteve kontributdhënës të cilët tani në moshën e pleqërisë po përballen me vështirësi më të ndryshme të mbijetesës. Kjo kategori e shoqërisë Kosovare e cila po anashkalohet vazhdimisht është plejada më meritore e atyre njerëzve, punëtoreve, intelektualeve dhe njerëzve që dhanë shumë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, shoqëror, politik, kulturor, informativ, për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Një thënie e mendimtarëve gjithmonë do të mbetet e pakontestueshme..  “Një popull që e harron historinë e të kaluarës do ti përsëritet bumerangu ajo”. Është e dhimbshme kur nëpër fshatrat apo Komuna të ndryshme të Kosovës, bredhin pensionistët pa përkrahje të cilët janë në fazën e fundit të jetës të tyre. Shumica prej tyre kanë mbetur të vetmuar pa bashkëshorte, pa ndihmën e askujt qoftë në familje apo më gjerë. Kjo kategori punoi dhe kontribuoi gjithandej për të mbajtur familjen, për ti shkolluar fëmijët, për ta ndërtuar vendin me bindje se më në fund në moshën e pleqërisë do ti trajtoj shteti duke ju siguruar një pension i cili u garanton atyre një mirëqenie për një jetë normale. Kjo nuk ndodhi asnjëherë, për shkak të papërgjegjësisë dhe mos kujdesjes të Institucioneve të Shtetit të Kosovës.

Sot pensionistet kontributdhënës janë te shkelur dhe te përbuzur me një pension [ndihmë] sociale, e cila nuk mjafton as për tu furnizuar me barëra, për ta mbrojtur sadopak shëndetin e tyre. Është i padrejtë anashkalimi i kësaj kategorie të popullsisë. Këta politikan që tani udhëheqin me Institucionet e Shtetit duhet ta pyesin ndërgjegjen se kush i bëri, kush i rriti, kush i shkolloj, dhe kush i bëri njerëz këta të cilët tani po i harrojnë baballarët dhe gjeneratën e vjetër. Kjo është e pafalshme për një shtet i cili është ndërtuar mbi themelet e të “Drejtës” të barabartë të gjithë qytetareve.

Sot në Republikën e Kosovës kanë mbetur në jetë afër 40 mijë pensionist kontributdhënës numëri i të cilëve po zvogëlohet përditë e më shumë duke kaluar në Botën tjetër. Ata po shkojnë të zhgënjyer pa ju përmbushur asnjë kërkesë dhe pa ju kompensuar djersa, që dhanë gjatë punës dhe jetës së tyre.

Prandaj, Qeveria aktuale sa më parë duhet t'i korrigjojë gabimet dhe të shpëtojë nga haku [djersa] e burrave dhe grave që në mënyrën më të ndershme kontribuan për të ardhmen e këtij vendi. Ministri i financave Hekuran Murati ka obligim moral, njerëzorë, dhe Kushtetues që sa më parë të ndërmerr hapa për rritjen e pensioneve të kësaj kategorie kontributdhënëse sa ende nuk është bërë vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat