Fletëza....

Opinione

Fletëza....

Nga: Agron Shabani Më: 30 janar 2022 Në ora: 20:39
Agron Shabani

Qyteti i madh kroat sikur po digjej e kallej flakë me zjarrin ose prushin e brendshëm të femres (gruas) tërheqëse, pikante dhe tepër ekzotike, e cila me plot e përplot delikatesë të lartë dhe ekstravangancë, e kishte derdhur trupin e saj valë në fotelën e apartmamentit superluksoz që ndodhej i shtrirë në pjesën dominante dhe më ekskluzive të hotelit të njohur "Dubrovnik" në sheshin kryesor "Ban Jellaçiç" të Zagrebit.

Ndërkohë që vapa e madhe e stinës, sikur po i tundej dhe valvitej furishëm syve, faqëve dhe atyre flokëve të saj flori: Dritat, poçet, shandanet ose ato llambadare të praruara dhe shkëlqyera me 'pllanga' neoni ose kristali, sikur po 'skuqëshin' dhe rrezatonin akoma me shumë nën pushtetin e syve të saj gacë, si për t´ua ngritur temperaturën hotelit superluksoz dhe misafirëve të shumtë në hotel që ngjanin në pika të mëdha çuditëtese në atë zgjua të madh turistësh të panumërt pothuajse nga e gjithë bota aty.

Kryeqyteti kroat (Zagrebi) sikur ndodhej në festë.

Aty dikund pari ishte edhe "caffe bari" ose veranda e hotelit që të ofronin ndjesinë, rehatinë, qetësinë, bukurinë, mbretërinë dhe lumturinë absolute për të ngritur ose krijuar nota, tinguj, pentagrame, diagrame, melodi ose simfoni të ndryshme miqësore ose romantike në cepin e asaj nate të gjatë mondane dhe metropolitane që nuk sosej.

Ishte një ditë e zakonshme në Zagreb...Nuk me kujtohet se cila...Qielli mbi qytet dukej i kaltërt (blu) dhe tepër i thellë në horizontin e parë që fillonte nga aty e nuk i dukej fundi. Aty ishin edhe ato levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh zonjash të ndryshme mondane ose metropolitane që mezi prisnin fikjen e dritave ose mbylljen e perdëve të natës së gjatë që nuk sosej. Baleti i yjëve, ansambli i ngjyrave, harmonia e pashoqe e dritave, algjebra dhe alfabeti i syve ose atyre syçkave të lazdruara që ua gicilonin trupin dhe dalldisnin shpirtin atyre të gjinisë tjetër në hotel "Dubrovnik" të Zagrebit.

 Në anën tjetër të tryezës ose tavolinës, kishte buzagaze të stisura në maje të gjuhës, fytyra të mbërdhezura ose salakuqura zonjash të bukura mondane dhe metropolitane me plot delikatesë të lartë dhe ekstrvagancë, poçe, shandane dhe llambadare të praruara dhe shkëlqyera prej neoni dhe kristali që bënin dritë dhe rrinin ndezur ditë e natë.

Zagrebi ngjante në teatër ose në një libër të madh të cilin duhej parë, njohur, shfletuar dhe lëxuar vazhdimisht ose përseri...

Kryeqyteti kroat ofronte pamjen e një metropole të dalldisur planetare ose kosmopolitike që nuk pushonte dhe s'flinte kurrë. 

Gjatë asaj natë të gjatë solemne ose festive, ajo sikur i kshte zgjedhur edhe kostumet ose garderobën më të bukur së bashku me parfumin, desodorantin, grimin, sharmin, stilin, ritmin, taktin, lookun dhe buzëqeshjet e jetës ose motmotit, si për të futur në rrjetë ose nën "grep" ndonjë "peshk" ose "skifter" të natës gjithë surpriza dhe skena të papritura nga të cilat sikur tundej dhe hallakatej i gjithè hoteli. 

Në Zagreb, lojërat ose"skenat e nxehëta" nisnin ose fillonin shpeshherë me një gotë vërë ose shampanjë dhe përfundonin me një buzëqeshje tunduese ose salutuese në Teatrin Kombtar Kroat (Hrvatsko Narodno Kazalishte), apo, me kafshim gishti të vogël të dorës në "Disco Neboder"; "Salun", "Big Ben", "Korzo bar" ose Lapidari" ku fekuentonte "shminka" ose elita femërore e Zagrebit.

Ec e mate dhe peshoje vetën ose fuqinë tënde ti asokohe si i ri shqiptar nga Kosova, në sytë e thellë të zonjushave hijerënda, pikante dhe ekzotike, gjatë atyre netëve të zjarmishme mondane ose metropolitane së bashku me gjeografinë ose gjeometrinë e vogël të një gravitacioni të madh që vinte nga ana tjetër e tavolinës?! Hëm..

Ndërkohë që ata tinguj të prajshem të muzikës së lehtë klasike në sallen solemne të hotelit "Dubrovnik" të Zagrebit, sikur i formonin një mjë e një (1OO1) nota melodishë ose simfonishë të bukura të zemrës dhe shpirtit. Prekjet e lehta të e buzëve, shikimet sy me sy dhe lehtësia e padurueshme e atij gravitacioni të madh trupash dhe shpirtërash të rënë në dashuri atje dikund largë lartë në "Gornji grad" ose "Pantovçak" prej nga ku si në pëllemb të dorës, mund të shihej i gjithë qyteti i Zagrebit.

Thonë se këmba e njeriut të ardhur nga provinca në një qytet të madh si Zagrebi, e ndien vetën të gjallë vetëm atëherë kur prek trupin dhe shpirtin e ngrohtë mondan ose metropolitan... I pushojnë trupi, mendja, zemra dhe shpirti, aty për aty. Ndërsa, sytë e tij për një çast sikur ndalën dhe shikojnë vetëm në një pikë...Duke soditur, gjurmuar ose hulumtuar për buzëqeshjet ose përqafimet e harruara dikundi rrugëve, sheshëve, bulevardeve ose stacionëve të shumëta të jetës.

Me kujtohet se asokohe ndodhej në Zagreb një ekip i lartë aktorësh ose artistësh të shquar amerikan (nga Holivudi) të kryesuar nga Majkëll Dagllas dhe të tjerë që kishin ardhur të gjironin një film ekskluziv mbi shkrimtarin dhe kulturologun e shquar kroat, Mirosllav Kërlezha....Dikur me vonë do mësojë se femra (gruaja) e bukur, pikante, eksluzive dhe ekzotike që po rrinte ulur në anën tjetër të tavolinës, ishte bashkëproducente ose bashkëautore e ekipit filmik amerikan mbi Mirosllav Kërlezhën, e cila kishte dalur të gjente ose kërkonte një figurë ose personazh statik që ngjante në Mirosllav Kërlezhën kur kishte qenë i ri....Dhe, shih ti, si papritur dhe kujtuar as vet, doli që të me zgjedhnin ose propozonin mua asokohe për rolin e personazhit statik të filimit të lartëpërmendur mbi z. Krlezha.

Nuk mund të përshkruhen me pak fjalë ndjenjat dhe emociinet e mia në ato çaste për nderin dhe privilegjin e madh që me ofronte krahasimi ose ngjajshmëria ime me shkrimtarin, intelektualin dhe kulturologun e madh krotat (Mirosllav Kërlezha) edhe pse nuk kuptimin e një roli statik në filmin amerikan që po gjirohej në Zagreb.

Dorën në zemër edhe honorari dhe ofertat tjera që përfundonin madje dikund largë në Holivud, ishin tunduedese dhe atraktive.

Por, ia që një lajm nga Kosova mbi martesën e djalit të dajes tim në Junik ( i rënë deshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë), dhe deshira e prindërve të mi që të me kishin pranë në atë dasëm ose gazmend familjar, bën që asokohe të abstenoja ose dezërtoja në rolin e ofruar të personazhit statik në filim e z. Kërlezha!

Rastët e volitshme thuhet se janë mmbretërit e jetës dhe fatit, në kuptimin e qortimëve të vonuara (....).

Nejse!

"Dreqi e marrtë! Ëndërrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh... Ëndërrat janë vetëm për heronjt ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, shkenca, kultura, gruaja, deti, dashuria...'' ( nga romansat dhe baladat e ndryshme greke) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat