Rreth autonomisë për serbet e Kosovës propozuar në modelin e gjermanëve të Belgjikës

Opinione

Rreth autonomisë për serbet e Kosovës propozuar në modelin e gjermanëve të Belgjikës

Nga: Dr. Gani Asllani Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 08:36
Autori

Në vjeshtën e vitit 2016 për disa ditë, së bashku me një grup studiuesish kam qëndruar në Bruksel të Belgjikës. Në planet tona të para organizuara kishim paraparë të shkonim në selinë qëndrore të NATO-s (është e udhës të përmend Mufailin nga Struga që ishte në detyren e kujdestarit në selinë e NATO-s, i cili na ndihmoi shumë për të gjetur ambientet e duhura të punës për mua dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi) si dhe të vizitonim edhe zyrat e Komisionit të Bashkimit European, gjë që u bë lehtësisht e mundur nga ndihma e komisionerit të fundit Britanik Sir Julian King i cili personalisht ndihmoi të caktohen takime të veçanta me zyrtarë të ndryshëm atje.

Kur po i ofroheshim fundit të takimeve dhe mbledhjes së shumë informacioneve që na duheshin, rastësisht takuam një njëri të veshur bukur që po hynte në zyrat e BE-së dhe që fliste gjermanisht. Pas takimeve ai u ndal të bisedonte me një nga zyrtarët e ulët të BE-së që na shoqëronte neve. Me të marr vesh se nga vinim na u drejtua në anglisht duke pyetur; se sa ditë do qëndronim në Bruksel. Matheë, udhëheqësi i grupit tonë i tha se kemi edhe 3 dit dhe se tashmë jemi të lirë me angazhimet tona studimore. Përse nuk vini te ne në Ostbelgien pyeti ai? Ejani se neser kemi edhe diten kombëtare. Un jam Presidenti dhe po ju ftoj zyrtarisht tha ai. Kërkesen e pranuam dhe të nesërmen që me natë morem trenin nga Brukseli për në Liege. (Faleminderues me fjalë miradie për bileta prerësen Briselda nga Fieri e cila kur i fola Shqip na dha me zbritje 50% biletat e trenit nga Brukseli për në Liege). Nga aty një udhëtim tjetër i shkurter për në Eupen. Aty mësova se kjo qytezë e vogel ishte kryeqytet i rajonit autonom gjerman të Belgjikës lindore. Që Belgjika është federate e Flamanëve dhe Valonëve këtë e kam ditur, po ashtu që Belgjika është vend shum-kombësh edhe këtë e kam ditur, por se kisha ditur që gjermanët kan territorin e vet politik në formë autonomie teritoriale në Belgjikë. Gjatë qëndrimit tonë në Eupen takuam kryeministrin (që na ftoi vet) e rajonit (minister-president) i njëjti term që gjermanët përdorin për kryetarët e shteteve (lander) të tyre federale.

Ai na priti në zyrën e tij të punës dhe pas disa shkëmbimesh miqësore në ndërtesen e njëjtë kaluam në krahun ku parlamenti rajonal prej 25 antarësh ishte në mbledhje solemne dedikuar “Ditës së Bashkësisë gjerman-folëse”. Aty njëra nga deputetet e cila rrjedhshëm fliste anglisht, frengjisht, italisht gjuhen flamane, dhe natyrisht gjermanishten e saj amë, pranoi të na shoqëronte jë dhe filloi të na tregonte me hollësi për territorin politik të gjermanëve në Belgjikë.

Sot kur përfaqesuesit nga SHBA dhe BE, Escobar e Layqak pas vizites në Prishtinë përmenden status të njëjtë me gjermanët e Belgjikës për serbet e Kosovës, unë nxora nga sirtari dokumentet nga vjeshta e vitit 2016 për të analizuar hollësisht këtë propozim.

Kështu, Ostbelgien në gjermanisht, shqip Belgjika lindore është territor gjuhësor, politik krijuar më 1984 për bashkësinë gjermano-folëse në Belgjikë. Ka kryeqytetin e vet në qytezen Eupen, stemen, flamurin si dhe 3 nivele të pushtetit, atë qendrorë rajonal, pushtetin kantonal dhe atë komunal. Ndërkaq, jan fanatik në perdorimin e gjuhës gjermane në çdo pore të jetes. Autonomia teritoriale e tyre është shum e zgjeruar në politikat e pushtetit vendorë, kulturës, turizmit etnik dhe atij gjeografik, si dhe politikat e arsimit me promovimin e zellshëm të gjermanishtës. Kurse, kompetencat krejt të pavarura nga shteti belg ky rajon politik i ka në planifikimin hapsiniorë, shtëpizim me strehim si dhe shëndetin e popullatës me mirëqenien e qytetarëve.

Këto të fundit jan të financuara aq mirë sa që dallojnë shum nga ato në pjesët tjera të Belgjikës, por edhe nga politikat sociale në Gjermani. Territori ka edhe gjykatat kantionale si dhe policinë rajonale ekskluzivisht gjermano-folëse. Në fakt çështja e gjuhës dhe identitetit kombëtarë merrej aq seriozisht sa që deputetja tregoi se për 3 vjet as edhe një qytetar i vetem i atij territori nuk është martuar me ndonjë jo gjerman, dhe se edhe ata që nuk gjejnë dot fatin e tyre të jetës në vendlindje kalojnë në Gjermani ku shpejt lidhen me qytetar gjerman për të krijuar familje. Deputetja vet ishte produkt i një martese të një mjeke vëndase me një austriak i cili kishte braktisur Vjenën për të jetuar në Eupen.

Çka do të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë sikur të merrte model Belgjiken Lindore?.

statusit politik Bashkësia e Komunave Serbe (BKS) në Kosovë sipas këtij modeli do të ishte një territor politik, kulturorë, administrativ e juridik me detyrime të cilat do t`i lidhnin të gjitha komunat serbe mes tyre në një organikë politike brenda shtetit të Kosovës duke krijuar kështu një territor politik autonom.

do të kishte kryeqytetin, flamurin, stemën dhe gjuhën e vet zyrtare të popullit shumicë të saj - pra popullit serb. Të drejtat e garantuara kushtetuese do të çonin në krijimin e ndonjë gjykate rajonale si dhe policie territoriale, e cila do të ishte pergjegjëse vetem, përpara institucioneve të BKS-së. Këto institucione pa dyshim që do të kenë Kuvendin e tyre si dhe një organ zbatues të vendimeve të këtij kuvendi, pra këshill ekzekutiv.

Belgjika Lindore duket se është përmendur si model edhe për faktin se komunat serbe në Kosovë nuk janë në një tërësi të pa këputur gjeografike që nënkupton se përpos institucioneve qëndrore të BKS do të imponoheshin edhe kantonet, pikerisht siç janë dy të tilla në Belgjiken Lindore. Kështu serbët mund të bashkojnë 4 komunat e veriut në një kanton, pastaj Partesh e Ranillug të hyjnë në një kanton tjeter për shkak të afërsisë gjeografike, por se veç tyre kantone më vete do të ishin edhe Kllokoti, Shtërpca dhe Graçanica që janë gjeografikisht të izoluara nga pjeset tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë, e që njëkohësisht do vazhdojnë të jenë edhe komuna.

Implikimet politike në Kosovë

Siç u tha më lartë, Belgjika është monarki federale, por territori autonom i Belgjikës Lindore është pjesë e trupit politik të Valonisë. Prandaj, sepse Kosova nuk ka rajone politike dhe nuk është federatë kjo do të ishte e dëmshme për Kosovën sepse Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë do të ishte e lidhur direkt me pushtetin qendrorë, pra institucionet e shtetit të Kosovës ku ndikimi politik natyrisht se do ishte më i madh.

politik i ofruar për BKS sipas modelit të Belgjikës Lindore është dorë shumë e fort me politikat e planifikimit hapësinor, prandaj edhe në rast të adoptimit të këtij modeli të gjithë Shqipëtarët e dëbuar nga veriu i Kosovës apo zonat e tjera me shumicë serbe gjatë dhe pas luftës, mund t`i thonë lamtumirë përgjithmonë dëshirës për t`u kthyer ndonjëherë në ish pronat dhe shtëpitë e tyre. Po ashtu, BKS mund të rris numrin e popullatus serbe në Kosovë nëpërmjet politikave të planifikimit hapsinor duke sjellë qytetarë serbë në mynyra të ndryshme sa të shtojë subjektivitetin politik të asaj bashkësie etnike.

Çështje tjeter që duhet konsideruar është lidhja e fuqishme që ky subjektivitet politik do të ngriste me Serbinë, Republikën serbe në Bosnje e Hercegovinë, apo edhe Rusinë e ndonjë vend tjetër. Kjo sepse modeli i Belgjikës Lindore lejon pothuajse shkëputje politike nga shteti i vet dhe aranzhim i çfarëdo lloji të mundshëm bashkepunimi me vëndet me kombësi të njëjtë. Prapa krahëve në Eupen dëgjuam sloganin “në Belgjikë jemi por ja ku e kemi Gjermaninë” motiv që shum shpejt do ta adoptonin edhe serbët e Kosovës për Serbinë fqinje.

Dhe në fund të debatit politik, zbatimi i këtij modeli për serbët e Kosovës a do të eliminonte pengesat regresive që janë vënë në Kuvendin e Kosovës për votimin e dyfishtë dhe aspekte të tjera të dëmtimit të shtetit nga një bashkësi e vetme etnike.

Implikimet financiare

Duke biseduar me anëtarë të parlamentit të Belgjikes Lindore kuptuam se niveli i punësimit në 9 komunat e territorit është shumë i lartë. Ishte e natyrshme të kuptohet një gjë e tillë sepse një popullatë rreth 75000 banorësh që ka tri nivele pushteti sigurisht që do punësohet sepse veç ndonjë biznesi njerëzit punësohen më së shumti në administratën shtetërore. Paralelet me Serbët e Kosovës jan të njëjta. Popullata e tyre është afërsisht e njëjtë me atë të Belgjikës Lindore dhe pjesa dermuese e tyre do të punësoheshin në të trija nivelet e administratës dhe institucioneve tjera përcjellëse, që do ta garantonte një pa drejtësi të përjetshme me popullaten shumicë që nuk do të mund të gjëjë vende pune.

Po ashtu, tri nivele të administratës do ta rëndonin ndjeshëm buxhetin e shtetit të Kosovës, fonde të cilat mund të shpenzohen fare mirë për mirëqenjen e përgjithshme të qytetarëve.

Për këto që u thanë më lartë si dhe për shumë argumente tjera, modeli i Belgjikës Lindore nuk është e udhës të zbatohet për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë nëse vije deri te krijimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat