U mor vesh se...

Opinione

U mor vesh se...

Nga: Agron Shabani Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 08:38
Agron Shabani

Fjala është çelësi dhe kryqi i jetës...Formula e pagëzimit, e miqësisë, dashurisë, bukurisë dhe profecisë së brendshme dhe të jashtme të njeriut që e prekin ose arrijnë të lartë, sublimen ose madhështoren. 

U mor vesh se....
me fjalë nënkuptojmë luftën dhe paqën, dashurinë dhe urrejtjen, jetën dhe vdekjën, fillimin dhe fundin, të vërtetën dhe gënjeshtrën...

U mor vesh se...

Të diturit dhe të urtit gjithmonë flasin ose shkruajnë me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës.

U mor vesh se....

Fjalët e njeriut intelektual dhe intelegjent, gjithmonë janë matura, të zgjedhura dhe të urta, sepse përmes tyre shihen edukata, kultura, holistika, primatologjia, logjika (koshienca), intelekti, humaniteti, arsimimi, emancipimi, disiplina, nderi, morali dhe karakteri i tij. 

U mor vesh se....

Ashtu sikurse sytë dhe fytyra e njeiut që janë të bukur, sepse përmes tyre shihen zemra, shpirti dhe intelekti i tij, edhe nderi, morali dhe besimi i tij janë të bukur dhe tepër të thellë, sepse përmes tyre shihet dhe prekët Zoti, respektivisht holistika ose profecia e tij.

U mor vesh se me rastin e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, një tjetër ajër, një tjetër frymë dhe një tjetër fresk  tashmë kishin zënë të fryenin dhe ledhatonin flladitshëm  dhe gjithë gjallërim tokën e bekuar shqiptare...Ato troje të panënshtrueshme të Gjergj Kastriotit dhe Adem Jasharit.

Ishte ai ajri ose fresku i ri i çlirimit ose lirisë së shumëpritur të kombit dhe atdheut që po i freskonte dhe ledhatonte akoma më shumë supet ose ata krahërorë kreshnik dhe titanik të djemve dhe vashave me të mira të kombit nepër luftëra të ndryshme dhe fushëbetaja me armiqtë e egër dhe gjakatar fyta -tyt, dhëmb për dhëmb, sup me sup dhe ballë për ballë. Në sytë dhe shpirtin e madh (titanik) të luftëtarëve trima: Atëbotë do lindte dhe agonte atdheu i çliruar: Kosova e lirë dhe sovrane. Njëherë e përgjithmonë. Në shpirtin dhe zemrën e madhe të kombit tonë shqiptar gjithashtu. Për të mos perënduar kurrë.

Ishte Ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë. Stina e Lulekuqeve të Lirisë. Stina e luleve me të bukura të popullit (kombit) dhe atdheut tonë që nuk vyshkën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.

 Ishte ajo ndarja e përjetshme e dritës nga terri, e jetës nga vdekja, e lirisë nga robëria. Ishte ai agu i lirisë, i mburrjes dhe krenarisë së munguar shqiptare.

 Respekt për Dr. Rugovën, amerikanët, anglezët, gjermanët etj...Por, gjithashtu lavdi dhe respekt maksimal për komandantët ose çlirimtarët e UÇK-së!

Nuk i duan Kosovën dhe shqiptarët, të huajt ose të jashtmit, me tepër se Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nasim Haradinaj, Kadri Veseli ose Pjetër Shala etj... Të duket e palogjikshme ose jonatyrale.

U morr vesh se aty  ishte edhe miqësia ose aleanca e madhe Nato-UÇK-së, për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

 Në esencë ky do të duhej të ishte udhërrefyesi, testamenti, dekalogu, narrativi, ideali dhe vizioni kryesorë ose substancial i popullit ( kombit) dhe lidershipit të atjeshëm shqiptarë ose kosovarë. Dhe, jo " zajednica" ( republika serbe) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës etj.

Në instancë të fundit, lufta çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së bashku me vlerat, heronjt ose komandantët e saj, nuk janë "pronë private" ose "poligon qitjeje" për burokratët, teknokratët, politogratët ose oligokratët e ndryshëm  që kanë ngritur gjykata të ndryshme speciale" -kundër UÇK.-së!

Respekti dhe devocioni ynë ndaj të së kaluarës së bashku respektin dhe përkushtimin tonë maksimal ndaj të së ardhmës, i japin jetës, kombit dhe atdheut tonë forcën, ritmin, taktin, orjentimin dhe drejtimin e preferuar. Vëtëm kështu i nderojmë të të gjithë Ata që Ranë për të mos vdekur kurrë kur kombit dhe atdheut iu kishte shkuar thika e serbit nè asht dhe laku i robërisë nè fyt.

Me çlirimin ose lirinë e shtrenjtë shtetërore dhe nacionale nuk ka " pazar" ! Ajo kushton shumë. Kombi, atdheu (shteti) dhe liria ose çlirimi-janë tonat. Ato as nuk falen, as nuk shiten dhe as nuk blihen. 

P.S.

Të jemi të famshëm, të zgjuar, të pasur, të fortë, imun, korpulent, madhështorë, të fuqishëm, dinjitozë etj. Këto janë tipare, narrative ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe tipare, karakteristika ose cilësi objektive, dhe jo vetëm subjektive. Edhe pafuqia, indolenca, apatia, animoziteti, akeksioni, amnezioni, disfunksioni, shëmtia, iracionaliteti, fataliteti, inhibiliteti, nebuloza, mediokriteti, demagogjia, skizofrenia ose hipokrizia, gjithashtu janë probleme serioze ose shumë të rrezikshme, për arsye se na vejnë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajojnë të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të plogësht, neurofren, oligofren, skizofren, kreten etj. Dhe, kjo na e bën akoma më të vështirë të bëhemi të mençur, të ditur, të famshëm, të arsyeshëm, të fuqishëm, superiorë, racional, sovran, autonom etj. 

Ndryshe nga kjo, në shumë gjuhë tè ndryshme botèrore, është botuar (publikuar) libri ose vepra e njohur shkencore ose metodologjike e njërit prej filozofëve ose dijetarëve më të shquar në fushën e antropologjisë politike në mbarë botën siç është studiuesi, eruditi ose antropologu i famshëm frëng (francez)-Pierrè Clastres me titull "Shoqëria kundër shtetit". 

Ndonëse, në analogji, sintoni dhe korrespodencë të madhe orijentuese, ekskursive dhe diskursive me veprën e njohur të filozofit ose studiuesit frëng të politikës, Miguel Abensour, me titull "Demokracia kundër shtetit".

 Në këtë vepër shkencore ose metodologjike, studiuesi, pedagogu, filozofi ose antropologu i lartëpërmendur francez (Pierrè Clastres)-pasë një qëndrimi, studimi dhe analize të gjatë nga vendi i ngjarjes (1963-1974) të elementeve, istrumenteve dhe dimenzioneve politike, parapolitike, determinante dhe paradigmatike tè fisëve, klanëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, gjysëmprimitive, paranormale ose parapolitike "guayaki", "guarani", "chulupi", "chaco" "yuanomani" dhe tè tjera të indianëve në Paraguaj, në Venecuelë ose  "Sao Paulo" të Brazilit etj., ku në forma ose menyra të ndryshme implicite ose eksplicite janë të pranishme edhe mentaliteti, mitologjia, eshatologjia, dialektika, praktika ose përditëshmëria e njohur konfliktuoze, luftarake, iracionale ose fatalitike e klanëve ose fisëve tribale, shamane, nomade ose gjysëmnomade të Amazonës (Amazonisë) etj. Pos tjerash e ka venë në spikamë faktin e njohur sipas të të cilit edhe komunitetët ose "shoqëritë primitive" nuk mund të kenë natyrë ose karakter politik, për dallim të shoqërive moderne ose bashkohore të formuara dhe organizuara me anë të aparatit të njohur shtetror, ligjorë, apo inkursivë, represivë ose repërkusivë. Pse kjo? 

Sepse, kjo gjithënjë sipas studiuesit ose antropologut të shquar francez (Pierrè Clastres), donë të thotë se shoqëritë ose komunitetët e ndryshme ordinare, primitive ose parapolitike, nuk kanë qenè kurrë të interesuara për formacionet, organizimet ose aparatët e njohura shtetrore, qeveritare, ligjore, policore, ushtarake, administrative, juridike, politike dhe të tjera, por për organizimin, bashkimin dhe mbijetesën e tyre optimale, latente ose permanente me anë të një "barazie ordinare, natyrore ose mbinatyrore", si dhe me anë të një "ligji" ose "kontrate" të pashkruar shoqërore, sociale, politike etj. 

Ndërkaq, në kuader të veprës së tij me titull "Antrophologie Politique" (Antropologjia Politike),  Pierrè Clastres, është i mendimit se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet, gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile: Mbi bazën e njohut të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike: Gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive gjithandej globit, në qoftë se institucionët e njohura shtetërore, qeveritare ose politike nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme (globale dhe universale) të individit dhe kolektivitetit, respektivisht, te shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e ndryshme diskursive ose asimetrike në mes ithtarëve të njohur të "teorisè difuzive"  ose "kabinetike" dhe atyre tè teorive tè ndryshme evolutive, empirike, organike, dialektike, paradigmatike, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera të zhvillimit dhe evolucionit të përgjithshëm të njerëzve, popujve, shtetève, kulturave ose shoqërive të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit.

Të thuash ose shkruash përditë se Kosovën e ka çliruar Natoja dhe jo UÇK-së, jo vetëm që e mohon dhe prolongon gjakun e shumë heronjve ose deshmorëve të kombit së bashku me heroizmin dhe sakrificën sublime të familjes monumentale ose emblematike të Jasharëve nga Prekazi, por edhe aleancën e njohur Nato-UÇK.

I mohon, prolongon, skizmatizon, paragjykon dhe injoron bazamentët e lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, pa të autorizuar askush.

Peshku jeton ose lundron në ujë të njelmëta ose tè tharta, por mishin e ruan tè shijshem.

Populli dhe politikanët kosovar, nuk bën t'u ngjajnë vazhdimisht fluskave ose atyre substancave të thjeshta kimike të cilat ose puçen (bashkohen) kundèr UÇK-së ose shpërbëhen. Ata gjithmonë duhet të marrim anën e nderit, moralit dhe liirisë shtetrore dhe nacionale. 

Heshtja, cinizmi dhe injoranca i inkurajojnë linçuesit, persekutuesit dhe abuzuesit, dhe asnjëherë të persekutuarit ose protagonistët e lirisë së Kosovës. Qofshin ata nga Natoja ose UÇK-së.

Nuk shkon gjithëmonë me dogmat, parullat, sloganet ose recidivet e njohura hipokrite, dogmatike, demagogjike, demoniake ose satanike: "Na vjen keq pse gorillat ose krokodillët e ndryshëm të UÇK-s, i kanë kafshuar, vjedhur, plaçkitur ose mjeruar aq  keq njeriun dhe popullin e pafajshëm kosovar, ndaj  patjetër duhet t'i akuzojmë dhe denojmë gorillat ose krokodilët (çlirimtarët) e UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat