Pavetëdija kolektive dhe harresa e vetëdijshme

Opinione

Pavetëdija kolektive dhe harresa e vetëdijshme

Nga: Gjon Marku Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:54
Gjon Marku

Rreziku i zvetnimit moral është kaq i madh edhe pse njeriu me vetëdije në vetvete është më tepër i prirur drejt mirëbërjes sesa negativizmit, dëshirave egoiste, sajesave të ulëta që lind dobësia. Por kjo është e lidhur më së pari me karakterin e tij të veçantë, me sistemin e tij të pikpamjeve, me ndjeshmërinë e tij që ai ka për të dalluar e për të gjykuar e për të krijuar një frymë bindje ndaj ligjeve shoqëriore e sidomos ndaj moralit shoqëror në vetvete. Gjithësesi është e qartë se botën ndijorë dhe atë jo ndijore i lidh diçka e fshehtë. Nëse syrit tonë i është mohuar për të parë këtë lidhje, ndjenja jonë arrinë ta kapë atë.

Udhështrirja ku është shndërruar realisht morali apo mëdyshja e formimit të vërtet të njeriut, është e lidhur dhe me mjedisin përreth, kushtet në të cilat ai jeton apo rrethana të caktyuara shoqërore, politike e fetare. 

Nëse ka diçka që mund të përgatitet në shpirtin e qytetarëve një truall frytdhënës është shkollimi e pastaj feja. Por nëse ka diçka që e bën të mundur feja e përthithur më së miri dhe e përfshirë në sistemin nervor dhe ndijor të një vendi është të ushtrojë ndikimin e vet pozitiv mbi ndjenjën morale që në kushtet e lirisë duhet të jetë në kujdesin e vazhdueshëm dhe konkret që parimi i pagabueshëm i domosdoshmërisë së ndëshkimit të bëhet i domosdoshëm të veprojë që një shoqëri të shkoj përpara.   

 Në të vërtetë shoqëria njerzore është e larmishme ku gjenden tipe dhe karaktere të ndryshme por një shoqëri sa më e emancipuar dhe e kulturuar që të jetë aq me lartë ngrihet ndjenja e tij e kthesës drejt positives, drejt moralit dhe vetëdijes, drejt së mirës e këtu rolin kryesor e ka shkolla dhe arsimimi. Vërtet nuk ka gjë që ushtron ndikim më të madh mbi të gjithë karakterin sesa shpalosja e elementit joshqisor tek elementi shqisor, e së madhërishmes, së thjeshtës, së bukurës në të gjitha veprat e natyrës.

Krejt ndryshe ndodh në një shoqëri të pazhvilluar e përparuar, aq më tepër në një shtet të inkriminuar e të paqëndrueshëm ku do të jetë më e theksuar prirja që të nderojë më pak ndjenjën e moralit dhe t’i shmanget më dendur ligjit.

Ndijimet, prirjet dhe pasionet shqisore janë pikërisht ato që shfaqen më së pari dhe me forcën më të madhe të njeriut. Atje ku ato heshtin, përpara se kultura t’i ketë stërholluar ose t’i ketë dhenë energjisë së shpiritit një tjetër drejtim, atje dhe çdo forcë është shuar dhe nuk mund të lulëzojë më asgjë e mirë dhe e madhe.

Ndërsa elementët shpirtërorë përbëjnë fillesën jetëdhënëse të botës ndijore. Ëndërrimet më të paarsyeshme lindin në një shtet ku zyrtari i bërë pis si një natë e zezë, i korruptuar e dhënë mbas vesesh të liga ngjit shkallët e herarkisë. 

Nëse deputetë e ministra, kryetar e zytrtarë të lartë komunikojnë me një gjuhë të padenjë vështirë dhe shpesh të pakuptueshme, por shpesh edhe befasuese me atë etjen më të padiskutueshme për të vërtetën, ndonëse pamja e saj -pra, nëse mund të shprehemi kështu, pamja e asaj energjie -është në të vërtet mjaft larg së vërtetës.

Në rast se norma morale na detyron të shohim çdo njeri si qëllim në vetvete, asaj i bashkohet ndjenja e së bukurës, e cila mbush me jetë çdo grimcë pluhuri në mënyrë, që kësisoj të shijojë tek ajo guximin e një ekzistence të veçantë, dhe që e rrok dhe e mbështjell njeriun në mënyrë aq të plotë dhe më të bukur. 

Mirpo shija, në themel të së cilës duhet të jetë gjithësesi madhësia, vetëm madhësia ka nevojë për masë, dhe vetëm fuqia ka nevojë për t’u përmbajtur. Nëse ne arrijmë të bashkojmë në një harmoni shijet, madhështinë dhe përmbajtjen me moralin e shëndoshë dhe të vetëdijshëm atëherë themi se kemi arritur në të përkryerën.  

Ndërhyrja e ndjenjës së të “bukurës” duket e cënon pastërtinë e vullnetit moral në kushtet e një shteti me institucione të korruptuar e të padenja, dhe në kushtet kur do të ndodhë, e sigurisht se do të ndodhte atëhere kur interesat dhe privilegjet vihen në dispozicion të një grupi të vogël, në një shtet pa ide dhe të korruptuar, ku më të paaftët janë zyrtarë të shtetit preirja është drejt negatives, konfliktit prapambetjes. 

Shtetari i korruptuar, i bërë pis prej zyrtarëve të vet pa moral e që në shpirt kanë veç privilegjin, vjedhjen, përfitimin e padrejtë e që shpirti nuk mund t’i shmanget forcës, me anë të të cilës kjo madhështi e detyron atë të veprojë veç negativisht e në përputhje me interest e veta. I mbruajtur vetëm me një ndjenjë të tillë, zyrtari, vepron rrjedhimisht pa menduar fare për moralin dhe dinjitetin për shkak se ai ato i ka humbur siç ka humbur vetëdijen dhe plotë dhe është i prirur drejt së keqes cilado qoftë ajo qoftë. Ajo që do të bënte të ndryshonte mendim pra morali dhe dinjiteti mungon. Ndërkohë nuk mund të harrojë se si bota e ndjenjave përbën edhe burimin e një numri të madh të këqiash trupore dhe shpirtërore.

Një shtet, në të cilin qytetarët do të shtyheshin ose do të ishin të shtërnguar me anë mjetesh të tilla ku mungon transparenca dhe ndërgjegjja, e ku shtetarë të dhunshëm që si përmbushin ligjet e veprojnë e imponojnë ku zotëron nxitja shpirtërore për të kryer veprime të caktuar ose nevoja për të shpërfilluar ato që sjellin lindjen e shpresës në mënyrë të padrejtë duke shkelur qoftë edhe ato më të mirat, nuk do të mund të ishte një shtet i qetë, paqësor, e i begatë. Këtu zotëron ideja që kërkon të kthejë shumicën në një kope skellevërisht dhe jo një bashkim njerëzish të lirë.

Veprimet e pamoralshme apo prirja për këto veprime që gjenden në vetë organizimin e shtetit, në strukturat e tij, në zyrtarët e tij të korruptuar që ngjajnë me ca hije të zeza, të veshura me pushtet, nuk e nxisin dëshirën për të mirën, pra, nuk e përmirësojnë karakterin, por thjeshtë veprojnë mbi forcën e përfytyrimit, rrjedhimisht si të gjitha krijesat e fantazisë, ushtrojnë ndikim mbi mënyrën e të vepruarit e dëmet e krijuar prej tyre janë gati të pariparueshme.

 Por përpabllë kësajë në shoqërinë tonë të trubulluar, më së shumti vepron pavetedija kolektive e kjo më së shumti shfaqet kur shoqëria heshtë përballë gjykatësit mendjelehtë që shtërngon duart mbi tryezë, kur buzët e zbehta shqiptojnë vendimin e padrejtë. Deputetin e shitur belbëzonjës që shkon deri në skaj të marrëzisë. Prokurorin me një vështrim të ligë si vështrim meduze që me zë kërcënonjës me ndërgjegjen e bërë pisë e moralin e paguar me para. Dhëmbët që të fusin frikën kur qeshin jo më kur skërmiten.

Heshtim kur përballë tij përunjësisht veshëmprehtë fukaraja pret venimin që në të shumtën e rasteve është i padrejtë. Heshtja ja kafshon shpirtin e zemrën, ia shkallmon  

 Heshtim kur nga podiumi i foltores së parlamentit, ministrja që do t’i hyjë në qef shefit të vet kryetar parite e kryeministër njëherësh, hedh vështrimin drejt tij e ai i vështron sytë e saj që dhelpërish shkëlqejnë. E pastaj shikimin e tret tek deputetët oborrëtar të tij që iu binden verbërisht urdhërave të tij.

Heshtim kur gazetari jep lajme të rreme. Apo kur vriten femijët dhe strukturat e shtetit nuk funksonojnë apo del në pak pamoraliteti e pa idintitet i vendimeve të tyre.

 Heshtim e bëjmë indiferentin kur degjojnë në lajme përdhunimin e një të miture në mënyrë bastarde apo degjojmë sharje dhe fyreje në parlament pra në tempullin e kuvendit, ligjit.  Heshtim përballë denigrimit moral e shtetëror.

Heshtim dhe kur të huajt ose fqinjët përlajnë copa të truallit tonë e bëjnë kompromise në kurriz të atdheut, kombit

Sikur të jepej ndëshkimi i merituar atëhere nuk do të mbetet qëllim pa u kryer. Por kur gjygjtari dhe prokurori parapaguan vendin e punë së tij kjo është e pa ralizueshme.

Liria shpritërore dhe ndriçimi i mendjes ndikojnë dhe mbi prirjet dhe pikëpamjet e njerëzve. Ato me anë të një force të brendshme të burmave të tij, nuk do të kishin nevojë pareshtur për një shtysë të re nga jashtë. Mungesa e lirisë shpirtërore ka për të penguar lartësimin dhe zhvillimin e dhuntive shpirtërore, dhe ndoshta nëpërmet nxitjes së forcës së përfytyrimit, nëpërmjet emocioneve të çastit, do të bëjë vërtet veprimet e qytetarëve të përputheshin me ligjin, por nuk ka për të nxitur lindjen e vyrtytit të vërtet, pasi vyrtyti i vërtetë është i pavarur nga feja dhe i papërputhshëm me një fe të imponuar e të mbështetur tek autoriteti.

Një njeri i moralshëm duhet të formohet nëpërmjet soditjes se një përsosmërie të lartë morale, përmes marrdhënieve të jetës së përditshme dhe studimit të duhur të historisë apo njohjes sa më të thelle e të gjërë të saj. 

Arritja e harmonia e plotë e idesë dhe ndjenjës, gjë që nuk është e lehte në rast se fryma e lirisë ndesh në pengesa të zyrtatëve të korruptuar, apo të paditur dhe të painformuar që gjithçka e kthen në pengesa e kjo çon në humbjen e besimit.

Por kjo është e lidhur dhe me kthimin e shtetarëve në masha të drejtuesve të lartë politikë. E në këtë rast vihet re një shtim i organikës së nëpunësve dhe fryrje e dokumentacioneve shteterore, ndërsa liria e nënshtetasve pakësohet, krejt e pa arsyeshme dhe e pa logjikshme. Në rast se e keqja, që nxit lakminë e njeriut për të shkelur vazhdimisht hapsirat e të tjerëve. Harbimi dhe ndikimi i dëmshëm i pasioneve të mbrapshta dhe orgjitë e një jete tejet të shthurur.

Kështu krahas moralit ka lindur vesi, krahas teologjisë herezia, krahas politikës skllavëria.

Pra dy çështje pjesa e qeverisë dhe pjesa e qeverisur janë në kontradiktë.

Sa më i shkolluar dhe më i qytetëruar të jetë shtetasi në një vendë aq më e madhe është aftësia për të kuptuar të mirën.

Por kur mjaft mendje të ndritura e të shquar lihen jashtë veprimtarisë e nuk merret e përfillet mendimi i tyre, atëhere veprimet dobiprurëse natyrisht që mungojnë. Enertgjitë e tyre shpirtërore dëmtohen e shpërdorohen e veprimet e shtetarëve janë tepër të njëanshme. Njëra palë të përvetësoj të drejtën e tjetrit. E kjo palë do të leçisë moral. 

Edhe njeriu më i lirë e më i pavarur, i vënë në një gjendje të njëanshme, zhvillohet më pak. Mirpo ajo që njeriu, dhe synon që duhet të synojë është diçka krejt tjetër. 

Dhe gjithësesi pasojat e urdhërave shtërngues nuk i përgjigjen aspak qëllimit.

Vetë shteti ku strukturat nuk funksionojnë e bën nëpunësin e shtetit shumë më të varfër, e pajton me një rrogë që nuk i mjafton.

Për të davaritur dhe hijen më të vogël të mospranimit të tjetrit dhe për të nxitur atë nderim, që njeriu duhet të ushqejë kërkohet një mënyrë e të menduarit dhe të të ndjerit njerzor. Të ndenjurit në pritje të ndihmës së shtetit, mungesa e mëvetësisë, krenaria boshe, të ndenjurit pa punë, mjerimi.

Nga ana tjetër ekziston një lloj trysnie, e cila në vend që të kufizojë rrit qartësinë e mendimeve. Të drejtohesh vetëm në këtë kahje e po të shmangeshin qëllimet e gënjeshtërta, ose së paku jo aq të denja për njerzimin.

Rendja pas shkatërrimit të bibliotekave, muzeve, mbylljes së shkollave siç ka ndoshur dhe po ndodh në vendin tonë çon drejt një lloji shpërfytyrimi e rendje pas një lloj meshire. Zhytje në padije e mosnjoheje të historisë kulturës në vendit tënd pavetedija kolekrive dhe harresa e vetëdijshme.

Shpesh ne si vend jemi dominuar nga pavetëdija kolektive. E kjo pavetëdije na ndjek në ngjarje e momente historike kyçe. Vetë shqiptaret janë të fundit në Ballkan që u shkëputën nga Prendoria Osmane e krijuan një shtet të pavarur.

A nuk jemi ne që shpesh jemi prirur nga vartësia deri në përuleje nga rrethanat dhe ndikimet e jashtme që kanë vënë në pikëpyetje territoret tona. A nuk patëm ne një Esat Pasha që falte Shkodrën e krijonte qeveri dualiste në 1920 por që harresa jonë kolektive çon në gabime pasuese e të gjitha këto në emër të civilizimeve të rrënime që s’dihet ç’fantazi e prapë ta ketë shpikur. Po a nuk janë njësoj bij të territ ata që mbyllin shkolla, djegin biblioteka, muze e shkatërrojnë monumente kulture. 

 Në fakt nuk duhet harruar veçanarisht një ngjarje apo problem që dëmton ndjeshëm gjithë shoqërinë e aq më tepër kombin por prej saj duhen nxjerrë mësimë që ajo të mos përsëritet

A nuk është veprimi i pavetëdijes kolektive mbyllja e kishave në 1967, apo mbyllja e shkollave në 2020. Pra gabimi qëndron. Por jo vetëm kaq ky është çmimi më i shtrenjtë që paguajmë.

  Për të mos përmendur dhjetra e dhejtra momente të kësaj natyre. Ndërsa pavetëdija kolektive ka dominuar në moment të caktuar sot a nuk kemi harresë të vetëdijshme kur heshtim ndaj këtyre fenomeneve aq regresive dhe kthimi prapa.  Që do të çojnë në mënyrë të pandalshme drejt shkatërrimit e denigrimit kombëtar. Faji i strukturave shtetërore mbetet dyshueshmërisht i paprekur. Por kjo dëmton ndjeshëm njeriun ëndërrimtar dhe shtetasin e ndershëm e të thjeshtë.

Cila është rrjedhoja dobiprurëse nga mbyllja e shkollave nëpër fshatra dhe shpopullimi i tyre; a duhet heshtur ndaj kësaj dukurie.  Prandaj shoqëria varet kaq pafundësisht nga formimi dhe karakteri. E kjo varet nga lidhja e ngushte që ekziston midis moralit, karakterit dhe vyrtytit. Kur shtetari mendon se bota i përkiste vetëm atij ani se mund të jetë një ardhacak e tek ai zënë vend gjithë epshet, dëshirat dhe përpjekjet e pamoralta Ani se populli dhe njerzit e thjeshtë zhyten ne varfëri, në vetmi dhe në frikë. E shpresat për ta ecin udhëve pa krye.

Gjithnjë i duhet thirrur kujtesës. Morali është themel i veçantë në çdo virtyt. Dhe ajo që mund të mos shpjerë veçse në po atë marrëdhënje që krijojmë ne dhe moralit me ligjin.

E kur shoqëria i bindet një niveli të tillë kulturor edhe pse përditë dëgjon formësimin e shprehive në përputhje me atë model, që shteti e sheh më të përshtatshëm për vete edhe se është kaq e pasaktë. E çon në veprime plot rreziqe.

Pavetedija kolektive dhe harresa e vetëdishme vijnë edhe kur shkatërrojmë gjurmët e sistemit e fshijmë nga kujtesa çdo gjurmë të së kaluarës sonë të afërt apo të largët. 

Harresa jonë nuk duhet të shkojë deri atje sa të harrojmë djegien e bibliotekave të kishave tona nder male e kjo nuk mund të justifikohet me harrimin e se keqes po pse atëhere ne fund shekullin u dogjen serish bibliotekat. U thyen kryqet ndër varre e u treten eshtrat e Fishtes në Drin në mes shekullin e kaluar po pse u shkatërruan sërish muzet e u përdhunuan varret e shqiptareve prej grekëve në Përmet e tjetërkund në Shqipërinë e Jugut.

U vodhen ikonat e kishave nëpër muze e u shkatërruan monomente kulture. Po pse vendoset një pallat 12 katësh në Durrës mbi monomentet e vjetra antike, kësaj s’kemi çfar t’i themi tjetër veçse pavetedija kjo është pavetëdije kolektive dhe harresë e vetëdijeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat