John F. Kennedy: Mos pyet vetëm se çka bën shteti për ty por mendo se çka bën ti për shtetin

Opinione

John F. Kennedy: Mos pyet vetëm se çka bën shteti për ty por mendo se çka bën ti për shtetin

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 16 shkurt 2022 Në ora: 06:37
John F. Kennedy

Shteti, si formë e organizimit të shoqëris njerzore, të ciles I takon, e gëzon definiciionin me normat ndërkombëtare dhe shkencore. Fundja, shteti definohet edhe me Kushtetutë.

Ndodhit në shtetet amë shqipëtare, ndonse për zhvillime të duhura, nuk mund të flitet shum, ma sjellin mendjen ke fjalët e, ish Presidentit të SHBA-ve, zotit, tani të ndjerë, John F. Kenedy, I cili, duke iu drejtuar qytetarëve, në nji moment kishte deklaruar apo kërkuar:

“ mos pyt vetem se çka bën shteti për ty por mendo edhe se çka bën Ti për shtetin”.

Në këtë moment, nuk iu drejtohem qytetarve, por kam disa fjalë për shtresat politike madje edhe për disa debatues në emisione të ndryshme televizive.

Sëpari, Shqipëria, nga viti në vit, në aspektin e zhvillimit, stagnon dhe nëvendnumron. Kosova, përveq shpalljes së pavarsisë dhe konstituimit formal, të institucioneve të shtetit, nuk dha shenja që të ndriqoi shteti.

Në nji pyetje për ardhmerin e kombit, akademiku Esat Stavileci, ishte përgjegjë se ardhmerija varet nga ajo se a do të dij Shqipria me e mbajtë dhe zhvilluar shtetin dhe a do të dij Kosova me e formuar shtetin. Shkurt shqip, as Shqipria nuk nep shenja të zhvillimit dhe as Kosova nuk diti me e formuar shtetin.

Që nga shpallja e pavarsisë, në procesin e formimit të shtetit mungoi ndërgjegja dhe sinqeriteti I bartësve të shtreses politike, mungoi profesionalizmi. Stavileci prap kishte apeluar se me shpalljen e pavarsisë nuk duhet marrë vendimi se procesi përfundoi por, duhet marr vendimi se procesi tek sa filloi.

Nga dita në ditë, ajo qka degjojmë në debatet parlamentare, është e turpshme dhe, shtrohet pyetja se a mund të mbahet, a mund të zhvillohet shteti. Beteja më e madhe zhvillohet në aspektin e fajsimit të tjetrit, madje, as që mendon ndokush për dinjitetin e tjetrit si individ, përdoren termet gnjeshtar apo rrenacak e ku me dit çka. Mungon kultura, sëpaku ajo politike. Me fjalë tjera, beteja zhvillohet për pushtet, për marrjen e pushtetit, nga se mbajtja e pushtetit, vazhdimisht, ua ka sjellë edhe pasurimin pa derdhë ndjersë.

Befasohem edhe me shum debatime në rrjetin televiziv. Në ato debate, zakonisht, ftohen përfaqsues politik por edhe njerz të tjerë të arsimuar. Nuk vërejta as në debatime të tilla që, nji pjesmarrës, të përfundon fjalen apo mendimin e vet, pa ndërhyrjen e tjetrit, pa përshkallzimin e tensioneve.

Ajo që më brengos është se, a mendon ndonjëri për shtetin. Në aspektin e arsimimit, historikisht, populli shqiptar, falë rrethanave të ndryshme, të vështira, ka patur mjaft stagnime. Megjithatë, fjalori, sjellja kanë qenë, vazhdimisht, në përputhshmeri me kulturen dhe traditen e shenjtë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat