Pse shqiptarët janë kaq shumë pro-Ukrainës?

Opinione

Pse shqiptarët janë kaq shumë pro-Ukrainës?

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:32
Skënder S. Kapiti

Njerëzit lindin të lirë dhe popujt e kombet gjithmonë kanë luftuar e sakrifikuar vazhdimisht e pandërprerë për lirinë e drejtësinë. Edhe ato kombe sa do të mëdhenj e të fuqishëm që kanë qenë e janë, ata të cilët ua kanë rrëmbyer lirinë dhe historinë të tjerëve edhe ata vetë nuk kanë qenë kurrë të sigurt e të lirë.

Kjo për faktin se drejtësia, liria, e vërteta dhe moraliteti njerëzor vijnë nga Zoti, para të cilit të gjithë njerëzit dhe kombet janë të barabartë.

Rusia ndërmori një akt kriminal, ndërmori një sulm pushtues kundër Ukrainës, duke menduar se do ta kishte të lehtë pushtimin e saj, dhe jo vetëm Rusia por e gjithë Bota kështu mendonte se supermacia ekonomike, ushtarake dhe teknologjike e Rusisë ishte e papërballueshme.

Mirëpo ndodhi e kundërta, Rusia nuk realizoi atë që kishte planifikuar sepse drejtësia, liria dhe e drejta janë shumë e shumë dhe më të shtrenjta se gjithçka tjetër; dhe liria, e drejta dhe e vërteta janë me Ukrainën dhe me popullin ukrainas që po qëndron heroikisht e po lufton në emër dhe në mbrojtje të tyre.

Liria, e drejta dhe e vërteta e morali triumfojnë sepse ato janë vlera e virtyte njerëzore, shpirtërore e morale të përjetshme.

Shembulli për këtë është mbijetesa e popullit shqiptar, paraardhësit e të cilit i pushtoi dhe i dëboi nga trojet e Ilirisë sundimi, pushtimi e gjenocidi romak dhe pastaj trojet ilire dhe popullsinë ilire e sllavizoi ardhacaku sllav në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni si dhe Bizanti i helenizoi iliro-shqiptarët e Jugut.

Sllavët kanë qenë dhe janë kërcënimi më i madh për racën shqiptare, por ata nuk mundën që t’i asimilojnë shqiptarët sepse perandoritë e mbretëritë e tyre sllave, serbe, malazeze e bullgare si dhe Bizantin i pushtoi Perandoria Osmane dhe i mbajti nën sundim për rreth 4-5 shekuj dhe se asnjë popull apo etni të Ballkanit, Osmanizmi nuk i turqizoi dhe as nuk i asimiloi.

Kur filloi të binte Perandoria Osmane u ngjallën historitë e vjetra paraotomane, dhe u bënë teori e projekte për ta çuar gjendjen e kohës paraotomane, që ishin Bullgaria e Madhe, Serbia e Madhe dhe Greqia e Madhe(Bizanti) nën justifikimin se Turqia i kishte pushtuar e shkatërruar perandoritë e tyre të cilat kanë pasur nën sundim e pushtim here njëra e here tjetra edhe trojet shqiptare.

Dhe që fatkeqësisht në fund të shekullit të 19-të synimet e tyre i mbështeti edhe Evropa e Perëndimi të cilat lejuan masakrën dhe tragjedinë mbi shqiptarët dhe trojet e tyre pasi shqiptarët nuk ishin as latinë, as sllavë e as gjermanikë.

Serbët dhe sllavët serbë, maqedonas e malazezë arritën që pas rënies së Osmanizmit dhe të pushtimit prej tyre të trojeve shqiptare, ata ia arritën që shqiptarët ortodoksë t’i asimilonin dhe ata që ishin myslimanë t’i vrisnin dhe t’i dëbonin nga trojet shqiptare si kanë bërë në Toplicë, Novi Pazar, Maqedoni e Çamëri.

Dhe megjithë këto shqiptarët qëndruan e kurrë nuk u mposhtën, qëndruan e luftuan për lirinë, dinjitetin, për gjuhën, për tokën dhe atdheun dhe sot shqiptarët kanë dy shtetet e tyre, Shqipërinë e Kosovën.

Është fakt historik se shqiptarët arvanitas janë kontribuesit kryesore për Pavarësinë e Greqisë, aq sa është fakt se në Perandorinë Osmane atyre nuk ua ndryshoi kush fenë, as emrat, as besimin dhe flisnin shqip, kishin veshjet, zakonet e kostumet shqiptare aq sa kur u shpall Pavarësia e Greqisë gati sa gjuha shqipe mund të ishte bere edhe zyrtare ne shtetin grek. Por ku janë sot ata dy milion arvanitasit, ata janë asimiluar dhe as shqip nuk guxojnë që të flasin ashtu sikurse nuk flasin e as guxojnë të flasin shqip as shqiptarët çamë në trojet e veta.

Këtë shkrim më shumë si ide për të më erdhi fakti se përse shqiptarët janë sot populli më pro-Ukrainës. Janë sepse ashtu sikurse pansllavizmi rus urren çdo popull jo rus, dhe që gjithmonë ka bërë përpjekje për asimilimin e tyre, ashtu sikurse edhe sllavët e jugut, serbët e të tjerët dhe grekët ortodoksë kanë bërë e vepruar për asgjësimin dhe për asimilimin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat