Protestat dhe demonstratat janë mjete të vetme të luftës së punëtorëve në sistemin kapitaliste

Opinione

Protestat dhe demonstratat janë mjete të vetme të luftës së punëtorëve në sistemin kapitaliste

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:55
Muhamet Kelmendi

Sindikatat organizohen dhe kanë për detyrë për të vepruar në emër të punëtorëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre. Kështu po vepron edhe sindikata e të punësuarëve nëpër gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. Organizime dhe kërkesa të tilla do të paraqesin edhe sindikatat tjera në kuadër të të punësuarëve në sektorin publik. Priten protesta dhe demonstrata edhe në sektorin privat.

Në këtë sektor është gjendja më e rëndë e punëtorëve, sepse shfytëzohen ashpër nuk kanë sigurime shëndetësore, pensionale dhe mbrojtje në punë.

Të ardhurat e tyre janë 130 dhe 170 euro në muaj minimumi. Mesatarja e të ardhurave në sektorin privat është 250 euro.

Kjo energji protestuese vjenë nga disa faktor: 1. Nga inflamacioni i madhë që e ka kapluar Kosovën, duke u rritur çmimet dhe shpenzimet. 2. Nga rritja pa kritere e të ardhurave personale të gjyqëtarëve dhe të prokurorëve. 3. Nga mos nxerrja e Ligjit mbi të ardhurat personale në sektorin publik. 4. Nga shfrytëzimi i egër i punëtorëve, sidomos në sektorin privat. 5. Nga mos ekzistimi i sigurimit shëndetësor dhe pensional. 6. Nga sigurimet sociale dhe pensionale shumë të ulëta. Faktet e tilla janë dominante në veprimet e sindikatave të sektorëve të ndryshëm. Këto janë edhe faktet që tregojnë se qeveria kërkohet të veprojë.

Kryesisht mendohet në disa drejtime: 1. Në nxerrjen e Ligjit mbi të ardhurat personale në sektorin publik, Së dyti, në caktimin e të ardhurave minimale personale për dy sektorët, Së treti, në rritjen e ndihmave sociale dhe të pensioneve, sepse këto dy shtresa janë më së keqi në vend dhe Së katërti, në rregullimin me ligj të sigurimit pensional dhe shëndetësor etj.

Kapja e këtyre çështjeve për t'i zgjidhur ndikon dukshëm në përmirësimin e jetës së masave si dhe të atmosferës së masave dhe krijohen kushtet më të mira për jetë. Koha nuk është që të protestohet. Por, nëse qeveria nuk merrë masa përmirësuese, protestat e të punësuarëve bëhen të domosdoshme.

Protestat dhe demonstratat janë me mjetet demokratike në shoqëritë plurale të botës kapitaliste. Pa ato veprime ky sistem politiko-shoqëror e humb karakterin e vetë dhe del në shesh shfrytëzimi i ashpër që i bëhet masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat