24 vite nga rënia epike e familjes së Shaban Jasharit!

Opinione

24 vite nga rënia epike e familjes së Shaban Jasharit!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 5 mars 2022 Në ora: 01:19
Shaban Jashari

Adem Jashari, ishte ushtar i Republikës së Kosovës, pra i FARK-ut, me Komandant Suprem, Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Adem Jashari kurrë  nuk ishte anëtar i LPK-së dhe as i UÇK-së, dhe nga ky fakt, as Komandant legjendar i saj!

Zatën, kemi: Epope të familjes Jashari dhe jo epope të UÇK-së!

Lëvizja e armatosur e Republikës së Kosovës, e Komandantëve: Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, nuk quhej UÇK, por krahu ushtarak i lëvizjes nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi në krye me Presidentin Rugova.

24 vite nga rënia e Familjës Jashari, përkatësish rënia për të mos vdekur kurrë, e Shaban Jasharit me Hamzën, Ademin dhe gati e gjithë familja, dhe kësaj sakrifice sublime të kësaj familje, tanimë emblemë të shqiptarisë, i m'vishet një "epitet", duke vënë në lajthitje në mënyrë abuzive me qëllim përvetësimin e meritave të kësaj familje, përkatësisht rënien heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe famijes së tij.

Epopesë së kësaj familje, nuk i rri emërtimi si Epope e UÇK-së, ngase nuk i rri mirë dhe s'i ka hije mashtrimi, gënjeshtra dhe përvetësimi hileqar!

Ademi, Hamza dhe bshkëluftëtarët e tij, s'ishin pjesëtarë të UÇK-së, ngase të tillë s'kishte, dhe këtë fakt e dinë gjithë shqiptarët bashkëkohës të kësaj familje, sikurse e dinë edhe bashkëluftetarët e Ademit dhe Hamzës dhe vet Baca Rifat.

Ata që Ademin pas rënies, e quajtën "Komandant Legjendar të UÇK-së", e kishin me hile dhe me hile e kanë edhe tani pas 24 viteve nga rënia dhe sakrifica sublime e familjes së Shaban Jasharit.

Ata që mashtrojnë kur thonë se Ademin Jasharin e njihnin si Komandant të UÇK-së, atëherë nuk e ndihmuan, përkundrazi, e dekonspiruan, i'a vodhën fondet dhe e tradhtuan!

Të tillëve Ademi dhe bashkëluftetarët e tij, kurrë s'ua panë hajrin.

Historia e rrejshme nuk i shërben askujt, as familjes Jashari dhe s'na nderon as neve.

Përfundimisht; është koha të thuhet e verteta lakuriq, sepse vetëm atëherë prehën të qetë në altarin e lirisë, dëshmorët e kombit dhe vetë  kryetrimi - heroi, Adem Jashari.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat