”Ministrat e disporës” në qeverinë e Kurtit!

Opinione

”Ministrat e disporës” në qeverinë e Kurtit!

Nga: Dibran Demaku Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:25
Dibran Demaku

Albin Kurti në politikë nuk është asgjë më i mirë dhe më i keq se politikanët e tjerë shqiptarë. Albini vetëm ka një retorikë shprehëse më të avancuar se shumica e politikanëve që nuk dinë të bëjnë dy llafe. Por,retorika e Albinit është aq e zhvilluar saqë ai mund të flasë gjithë ditën e të mos thotë asgjë.

Megjithatë populli i beson fjalës së tij,sepse nuk e kupton. Dhe kur nuk e kupton,mendon se ai,pra Albini ka thënë diç të madhe,diç që të tjerët nuk e kanë thënë.

Se Albini di të përdorë retorikën e tij dhe të mos thotë asgjë e tregoi edhe me atë shprehjen e tij për ditën e nënave:”Nëse nëna është mësuesja e parë,mësuesja është nëna e dytë”

Dikush që nuk e ka kuptuar retorikën e Albinit ka menduar se ai me shprehjen e lartëpërmendur ai ka thënë diç të madhe. Dhe këtë thënie të tij do ta mbrojnë me xhelozi vartësit e tij si diçka që ka ditur ta thotë veç Albini!

Edhe në fushën e politikës,ai nuk po dallohet me asgjë nga pararendësit e tij. Po bën politikë si gjithë të tjerët që kanë bërë para tij,premto shumë e mos realizo asgjë nga ato që i ke premtuar!


Megjithatë Albini dallohet nga pararendësit e tij,sepse disa ministra i solli nga diaspora. Ata i solli me premtimin e madh se të zgjedhurit e tij do të bënin mrekulli në dikasteret e zgjedhura.


Në popull është krijuar një bindje se ata që kthehen nga diaspora,me përvojën e tyre(askush nuk di gjë për përvojën e tyre)do të bëjnë mrekullia të ndryshme.

Dhe të katapultuarit e Albinit nga diaspora,j o që nuk po bëjnë mrekulli,por me mosdijen e tyre vetëm sa po e nxisin refuzimin e kuadrit vendas. Praktika po tregon se ministrat e katapultuar nga diaspora,janë kthyer në Kosovë(duke mos e ndërprerë për asnjë çast lidhjen nga vendet prej nga kanë ardhur) vetëm e vetëm sa për të bërë emër në politikë dhe më gjërë,dhe pas përfundimit të mandatit qeverisës do të kthehen andej nga kanë ardhur!


Ardhja apo katapultimi i tyre në resorët ministrore vetëm sa ka nxitë indinjatë dhe refuzim(me të drejtë)nga stafi vendas! Asnjëri nga stafi vendas nuk do të bashkëpunojë në mënyrë të sinqertë me “ministrat e diasporës” të cilët nga kryeministri janë paraqitur si ekspertë të lëmive ku janë zgjedhur.

“Ministrat e diasporës”,mund të jenë edhe ekspertë të lëmive të tyre, por mentaliteti i tyre nuk përputhet me mentalitetin e stafit vendas!Duke mos u përputhur mentaliteti në mes palëve,atëherë mungon edhe bashkëpunimi i sinqertë dhe të dy palët mendojnë që të lirohen nga barra e njëri-tjetrit!


“Ministrat e diasporës” të qeverisë Kurti i kanë lënë shtëpi e katandi në vendet ku jetojnë; kanë lënë familje gra e fëmijë,që në fund të mandatit të kthehen në vendet e tyre,ndërkaq për popullin e Kosovës mund të këndohet ai vargu i njohur:”Më rrove ,të rrova-brisku i berberit!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat