Ti ç'errim (heqim) maskat!

Opinione

Ti ç'errim (heqim) maskat!

Nga: Agron Shabani Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:37
Agron Shabani

Personalisht nuk e kam asnjëherë problem për të folur, debatuar ose diskutuar me secilin njeri shqiptar ose kosovar, i cili i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, mbi rolin dhe kontributin kolosal, monumetal dhe titanik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit a dikujt tjetër për lirinë (çlirimin) dhe pavarësinë e Kosovës. 

Kuptohet me fakte, argumente ose deshmi konfidenciale, sublime ose relevante nga terreni, dhe jo me rrena (gënjeshtra), inskenime, manipulime, stisje, kamuflime ose spekulime të ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" që i shpartallon ose davarisë mengjesi.

Dhe, aq me pak me shpifje, sajime, rimime, trillime, kamuflime, ose linçime dhe kriminalizime të njohura publike ose mediatike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, apo të dikujt tjetër, në vorbullën e njohur të luftërave të egra speciale, psikologjike, subverzive ose propagandistike që kanë për qëllim kriminalizimin dhe paragjykimin e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së nga brenda dhe jashtë vendit.

U mor vesh se çdo shkretëtirë i ka edhe oazat ose sekretët (misterët) e veta "relaksuese" ....;

Por, oazat mbesin vetëm oaza, për aq sa shkretëtira mbetet shkretëtirë.

Duke menduar në vetminë ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit.

Lufta e UÇK-së, ishte një çështje jete a vdekjeje për Kosovën dhe shqiptarët.

Ndaj, mëqe sipas shkenctarit ose dijetarit të njohur anglosakson, Herman Boerhaave, në kuader të librit të tij me titll "Aforizma mbi njohjen (zbulimin), diagnozen dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme": "Ilaçe ose medikamente ka mfjaftë, por të sëmurë ose pacient të ndryshëm, gjithëmonë ka dhe do ketë me shumë." Nuk duhet harruar edhe rolin, narrativin dhe misionin dehës ose indoktrinues të"iluminati fetar, kulturor, politik, gazetaresk ose mediatik" në Kosovë në kuptimin e paraqitjes ose prezantimit të z. Thaçi etj.,  në formën ose profilin e "tradhëtarit të Kosovës dhe shqiptarëve" së bashku me ngritjen ose promovimin narrativit të njohur përvers, paradoksal, reaksionar dhe anakronik mbi "gorillat, kaçakët, guerilët ose anarkistët e UÇK-së dhe të ngjajshme.

U mor vesh se heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruara ato. Sigurisht.

Mozaikut ose panoramës së përgjithshme liridashëse (çlirimtare) dhe patriotike të Kosovës dhe shqiptarë, nuk iu kanë munguar asnjëherë figurat mitike, epike dhe kalorsiake....Jo kurrë!

Madje, as Hamza Kastriotët, Haxhi Qamilët ose 'figurat" e ndryshme diabolike, djallëzore (satanike), reaksionare dhe apokaliptike që koketojnë, kolaborojnë dhe bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me Dreqin dhe të Birin-kundër trimave dhe heronjve të njohur shtetror dhe nacional.

"Halli" i tyre!!!

Kjo për faktin se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" ose hi e pluhur në politikën dhe diplomacinë shqiptare, e sidomos në atë kosovare.

Kjo sidomos atëherë kur merren vendime, gjykime ose aksione të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!

Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, intelegjent, intelektual, racional dhe profesional.

Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarake (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.

E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një "dialektike" identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.

Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratve ose interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera të një shteti dhe populli (kombi) të tërë. 

Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize. 

Me duhet të ceku prap se Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e larta shtetrore, nacionale ose politike me qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa (Rremi), Lahi Brahimaj, Sami Lushtaku , Daut Haradinaj, Anton Quni etj. Sigurisht se jo. 

Por, Kosovës i kanë munguar gjithëmonë intelektualët e lartë kulturor, politik dhe diplomatik që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.

Por, falë Zotit, sot, njeriu mund të gjejë aty-këtu edhe të tillë që flasin, shkruajnë dhe propagandojnë edhe mbi të vërtetën dhe lavdinë e madhe të UÇK-së....Respekt.

Ndryshe nga kjo, s'e kupton dot se si disa që i thonë vetes krijues, gazetar, redaktor, moderator ose analist politik etj., nuk ulen të punojnë, të shkruajnë, apo të mësohen të mendojnë, por merren me gjëra që nuk varen fare prej tyre.

 Flasin ose ulurojnë mbi luftën aktuale në Ukrainë, apo mbi "politikën dhe strategjinë globale" të globit etj...)))

Thua se konceptët, doktrinat, formulat ose ekuacionet e ndryshme ushtarake dhe politike, në menyrë ekskluzive, implicite ose eksplicite, janë të varura prej tyre , ose prej nesh!!!

Pastaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek ne.

Në Shqipëri dhe në Kosovë, si duket akoma (ende) ndodhën në fuqi lufërat e njohura klasore, sociale, politike, sindikaliste, konceptuale, ideologjike, revolucionare ose bolshevike-ndaj "imperializmit ose sistemit borxhez ose kapitalist të perëndimit"...?!  

Shtoja këtu edhe absolutzmin, kameralizmin ose "kazino kapitalizmin" ("purokapitalizmin" ose kapitalizmin e kazinove ose ruletit të përbashkët ruso-sovjetikë) në Shqipëri dhe Kosovë, si praktikë e përditshme dhe teori etj.

 Në këtë frymë të mesipërme "revolucionare, evolutive dhe historike", në qarqët dhe strukturat e ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike ose diplomatike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme neobolshevike, postrevolucionare, proletare ose internacionaliste, ndodhët në fuqi "kritika e njohur shkencore ose pedagogjike"-ndaj formave dhe dukurive të ndryshme "borxheze, skllavopronare ose fedualiste" të sistemit të lartë industrial ose kapitalist. 

E sidomos në Rusi (ish BRSS), Kinë, Korenë e Veriut, Kubë, Venecuelë, Serbi etj.

"Edhe lisat e gjatë, që dukeshin si fantazma të trishtueshme, shushuruan. Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.", do thoshte (shkruante) dikur Anton Pashku.

Thonë se në luftë dhe dashuri, njerëzit vdesin dy herë, para se të fillojnë të jetojnë si duhet në kuptimin e asaj se gëzimi, hareja , krenaria, lumturia dhe dëshprimi për heroin ose çlirimtarin shqiptar, sikur i bartin të njëjtat lidhje si drita me errësirën.

Dobësia natyrore ose biogjenetike e njeriut, janë edukata, kultura, moraliteti, nderi, heroizmi, sakrifica, malli, nostalgjia, ndjenjat, sentimentët dhe lidhjet e tij shpirtërore dhe emocionale me kombin dhe atdheun.

 Profeti qanë...Volteri qeshë...

Nga ata lot profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose misionare, sipas dijetarëve të bots, kanë lindur ose kanë ardhur bukuria e mendjes dhe shpirtit të njeriiut të ditur, të përkushtuar, besimtar dhe patriot. 

Në ketë shfaqje ose teatër të madh të madh të jetës, botës dhe natyrës sonë, vetëm Zotit, profetëve, misionarëve, çlirimtarëve ose dalëzotësve të kombit dhe atdheut, iu është siguruar ose rezërvuar audienca e lartë dhe roli i gjyqtarëve global ose universal.

U thërras publikisht të flasim dhe debatojmë shqip dhe shqiptarisht (me emra, mbiemra dhe adresa të plota) mbi luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe mbi heronjt, akterët ose protaonistët e saj! (....)

Urdhëroni:...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat