Traumat e luftës më së miri i di Kosova!

Opinione

Traumat e luftës më së miri i di Kosova!

Nga: Skender Mulliqi Më: 21 mars 2022 Në ora: 15:30
Skender Mulliqi

Nuk dua më këtë rast të flasë për temën e luftës, por dua që të flasë pak për pasojat e luftës, e cila për ne në Kosovë nuk është e re. I kemi përjetuar traumat, kemi përjetuar gjithëfarë skenash të vrasjëve individuale dhe të vrasjeve masive, të grave, pleqëve dhe fëmijëve. I kemi përjuar shkatërrimet dhe kalljet e pronave nga serbët gjakprishur. Kjo luftë në Ukrainë sikur na i ka ngjallur perjetimet dhe ndjenjat tona jo të mira të luftës, më Serbinë fashiste të Millosheviqit. Pas dy vitësh pandemie, njerëzimi hyri në një situatë të re stresuese.

Pandemia globale ende nuk ka përfunduar, e bota po bombardohet nga pamjet e tmerrët të luftës në Ukrainë .Traumat, stresi nga pandemia dhe lufta ,kan bërë që psikologet të kan më së shumti punë nga të gjitha kategoritë tjera mjekësore. Nuk ka mundësi njeriu tu ikë situatave të tilla E sigurisht jo në këtë kohë të teknologjisë bashkëkohore, të jetës dinamike e cila pa asgjë tjetër ,është bërë stresuese. Dhe, kur kësaj po i shtohen edhe traumat nga lufta, këto janë ngarkesa të mëdha fizike dhe psiqike për secilin njeri. Nuk ka trup të shëndosh pa mendje të shëndosh.

Në shekullin 21 nga këto ndryshime globale jo të mira,po rrezikohen vlerat themelore civilizuese. Demokracia ngadalë po rrëshqet në anarshi.Ata të cilët në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull provokuan luftën, të parën më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë e bëri Milloshiviqi, kurse këtë të dytën në Ukrainë i njejti mentalitet, por më emrin- Putin.Dhe, bota demokratike është vu në sprovë të madhe që ti ruajë vlerat demokratike, që të ruajë gjeneratën e re, e cila seriozisht po bie pre e hendikapëve tash rusë të moshave rreth 70 -80 vjeqare , të cilët po e rrezikojnë seriozisht të ardhmën e botës.

Dhe, gjëja më e bukur sot do të ishte që çdo luftë të ndalët, për tu ndalur edhe traumat dhe stresi që i sjellë ajo.Veq largimet masovike nga vendi, përjashtuar këtu vrasjët, janë trauma të cilat nuk shlyhen kurrë nga mendja.Bota është shumë u ngushtë për psikopatët dhe kriminelët e luftës, të cilët duhet dënuar secili shtet në mesin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat