Cili politikan gënjen më së shumti?!

Opinione

Cili politikan gënjen më së shumti?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 prill 2022 Në ora: 21:35
Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli

Sot është dita e tyre, pra e politikanëve, por cili politikan gënjen më së shumti, thënë më mirë, cili politikan sintetizon 1 Prillin?!

Tanimë s'ka dyshim se politikanët tanë gënjejnë, edhe ata që nuk gënjejnë, e që janë të pakët, nuk besohen nga qytetarët, dikush më pak e dikush më shumë, në optikën e qytetarëve të gjithë gënjëjnë. 

Ky është realiteti i politikëbërjes në Koosvë dhe Shqipëri, aty ku politikanët janë pjesë e jetës së qytetarëve. 

1 Prilli simbolizon Ditën e gënjeshtrave, të gjithë thonë gënjejnë, dikush më pak e dikush më shumë, mirëpo ka dallim te gënjeshtra e një qytetari të zakonshëm dhe të një politikani. Ne mund të themi një gënjeshtër, dhe me këtë nuk dëmtojmë askënd, kur gënjen një politikan dëmi është shumë i madh, edhe pse sot është vështirë të jesh politikan dhe të mos gënjesh.

Gënjeshtra duket se është pothuajse një kërkesë e domosdoshme, apo për një politikan që kërkon të zgjidhet në krye të një institucioni ose në organe vendimmarrëse të shoqërisë. 

Pothuajse të gjithë politikanët, veçanërisht në kohë fushatash elektorale, kur kërkojnë të zgjidhen, gënjejnë. Sa më e ulët të jetë vetëdija kolektive aq më shumë mbijeton gënjeshtra e politikanëve, sa më e lartë vetëdija aq më shumë kufizohet mundësia për politikanët që të gënjejnë. 

Në skenën tonë politike emrat më të njohur të politikanëve që kanë determinuar skenën tonë politike që nga paslufta kanë qenë: Rugova, Thaçi, Albini, Ramushi, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli etj.

Rugovën po e përmendim vetëm për pjesën e determinimit të skënës politike, s'do ta fusim te matësit e gënjeshtarëve me Rugovën si misionar, që nuk meriton të krahasohet me ata që janë pas tij, andaj pyetja parashtrohet vetëm për të tjerë, cili politianë ka gënjyer më së shumti?!

Të gjithë kanë gënjyer, dikush më pak e dikush më shumë, gënjeshtrat e tyre nuk ishin të padëmshme, fatkeqësisht ato kanë bërë të mundur që shtohet dëshpërimi i qytetarëve. 

Megjithatë, këta politikanë kanë edhe mbështetësit e tyre e të cilët nuk i shohin të vetat. Mbështetja e pakursyer deri në adhurim ka ndikuar të menjanohen gënjeshtrat e tyre, gjë që ka ndikuar që tek politikanët të shtohet mundësia për të vazhduar gënjeshtrën.

Më absurd është kur qytetarët e dinë që filan politikani gënjen dhe prapë i besojnë, akoma edhe më komike kur politikani e di që gënjen dhe mendon se qytetarët e besojnë. 

Me 1 Prill çdoherë kujtohen politikanët, nga qytetarët edhe urohen për “Ditën e tyre”, e cila është zyrtare një herë në vit, derisa çdo ditë thuajse e kanë të njëjtë, mashtrime dhe gënjeshtra. Kjo politikë e ndyrë ka prodhuar dëshpërim dhe zhgënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat