Ta lëshosh vendlindjen e me para t’gyrbetit të blesh miellin e tokave tona Iliriro-Dardane të okupuara nga serbosllavët është më shumë se mëkat

Opinione

Ta lëshosh vendlindjen e me para t’gyrbetit të blesh miellin e tokave tona Iliriro-Dardane të okupuara nga serbosllavët është më shumë se mëkat

Nga: Sabahate Byci Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:03
Sabahate Byci

Natyrisht që secili lexues apo secila lexuese e këtij opinioni tim, menjëher për mua do të thot;

-Ah! Vet e ka lëshuar Vendlindjen e neve po don me na shit mend.

Jo s‘po ju shes mend por po ju drejtohem me plot dhimbje nga thellësi e shpirtit.

Vërtetë, unë jam që 30 Vjet ktu në Gjermani. Por unë nuk e kam lëshuar Vendlindjen për punë të „stomakut“, e as për kushte „me të mira“?!.

JO.

Unë jam përndjekur politikisht sikur e kam cekur disa her në disa artikuj tmi publicistik. Politikisht jam përndjekur nga regjimi brutal okupues,shovenist, imperialist, fashisto-rrevizionist serbomadh millosheviqian dhe në bazë të Artikullit 51 të dates 28. Korrik 1951 i Konventes për statusin e rrefugjateve në Gjenevë-Zvicerr, i fuqizuar me datën 22.Prill 1954, shiqo edhe protokolin për statusin juridik të rrefugjatëve të 31.01.1967 të hyrë në Fuqi me 04.10.1967 kam gjetur vendstrrehim ketu në Gjermani.

In diesem Sinne; Dtth. me ktë rast; 

-VIELEN DANK DEUTSCHLAND

Kohëve të fundit po mërzitem e po brengosem besa edhe jasht mases po quditem se si Rinia e jonë Shqiptare indifernt e kalkylë ka ngulë këmbë dhe çdo dit e me shum po vendosë të ikë ta lëshoi Vendlindjen?!

Jo s’po vendosë por po e lëshon!

Ju lutem më lejoni t‘ju tregoi një rast që përpara një javës nëse nuk gabohem, një javë apo më shum nuk e dij, një rast i cili më bëri pa masë përshtypje!

Kështu.

Një dit në një gazetë elektrronike, pra në një gazetë online nga Rrepublika e jonë e Kosovës e pashë një artikull të cilin me interesim të veçant e lexova.

Aty shihej një person i ri, pra një djalë i ri Shqiptarë-Kosovarë se si mbante një diplomë mjeku në duar.

Në ate artikull shkruante se ai i kishte marrur dokumentat-vizen e punes për në Gjermani, ku me rastin e punësimit të tij në Gjermani ai do të merr një pagë mujore sa 10 x në Kosovë?!

U qudita! Dhe për një moment mbeta si e bllokuar!

Po a e din vet ai djalë e edhe ai personi përcjellës pranë tij në fotografi se paga mujore e mjekve normalisht, bazuar sipas marrveshjes kolektive pra n’bazë të tabelave tarifore shtetrore Gjermane s’është 10 x po 30 x ma e madhe se në Vendlindjen tonë në Kosovë?!

Pse?

Sepse profesioni i mjekut përkatsisht mjeksia si dhe të gjitha profesionet medicinale dhe jo vetem, pra në përgjithsi, të gjitha profesionet e llojeve të ndryshme këtu e kan priorin e Vendlindjes së vet, gjë që në t’njejten kohë dhe në të njejtin moment na jep t’kuptojim se edhe neve e kemi Vendlindjen tonë porse largë shuuum laaargë nesh?!

Dhe se prioriteti i Vendlindjes secilit „guri“ ia shton „peshen“e vet, të vlerës e të cilësisë,të pasurisë, të mallit e dashurisë, posaqërisht ia shton vleren e rëndësinë e të shenjëtes A F Ë R S I S Ë.

E për të ardhur në një nivel të kuadrove nga jasht të llojit në fjalë, konform të nivelit përkatës të mbrendshëm kudo në gyrbet, forcat punuese duhet që në të shumten e rasteve të jenë parat e në dispozicion me fleksibilitet si dhe në gadishmëri mobile 24/7.

E mu për ktë, unë si Moter, apo si Forcë Ekzaminuese Medicinale e drejtimit Gjerontollogjik dhe Psikiatrik me 3 Vjet studime të larta në qytetin më të vjeter Univerzitar në Heidelberg, pra ktu në Gjermani, me vetdije të plotë them se ktu,eksplicit në drejtimin medicinal, siq thot një fjalë e jona e urtë Popullore Gjakovare;

-„Ktu nuk ka tula t’magarit“!

Ktu s‘ka mi thonë antarëve të familjes së pacientave;

-„Derrdhja Urinen“ Babes ose Nënes apo thjeshtë ndonjë të afërmi familjarë i cili ose e cila gjindet e shtrirë në Spital, ashtu sikurse ndodhë tek në qendrrat spitalore permanent në gjith Kosovën.

Këtu nëse ndokush duhet të jetë i:e thjeshtë, i:e lehtë e empatik:e gjatë komunikimit jo apellativ:e pa mendjemadhësi dhe modest, atëher ky përkatsisht kjo është Mjeku, Mjekja motrrat apo në përgjithsi si thonë ktu Gjermanet Forcat Ekzsminuese Medicinale.

„Natyrisht se askund s‘ka shtëpi pa nevojtore“ thot një fjalë e urtë.

Edhe ktu ka „dele të zeza“ si çdo kund në botë por ktu Pacienti ka qenë,është e gjithmonë duhet të jetë në qendër të vemendjes dhe në rradhë t’parë të rrespektohet.

Ktu të dashur bashkatdhetarë të mi, ktu dhe jo vetem, mbizotrron „ligji“ sipas fjalës së urtë Shqiptare e Shkrimtarit tonë të madh Naim Frashëri; 

-„ Punë, punë nat e dit, që të shohim pakëz drritë“

Ah të vlersuarit:at lexues:e të mi:jat.

Gjithçka që ka vlerë në ktë jetë, e që nuk blehet e as nuk shitet e bile që nuk ka as çmim në Botë për Familjarët tanë është KOHA njëra nga dhuratat më të mëdha.

Kush nuk e Rrespekton kohën si dhuratë të Zotit dhe si thesarë qiellorë, pa marrë parasyshë se sa pasuri do të ketë, mungesen e Vendlindjes gjithmonë në Zemër do ta ketë bosh dhe kurr nuk do ta ndjej vehten të „ngirë“ as me para e as me Bukë.

Andaj JU LUTEM mos e lëshoni që të mos them mos e braktisni Vendlindjen tonë KOSOVËN SE HERDOKUR DO TË PENDOHENI.

POR ATËHER DO TË JET VONË.

Edhe diçka në konstallacion me titullin e ktij Artikullin tim;

Si nuk e kisha pas ditur bre,që jo vetem Kosova e jonë e Ballkani, por gadi e gjith Europa me në të edhe Gjermania, sillosat apo hambarët i kishin pas mbushur me drithëra të okupatorit sllav të shekujve 6-7 dhe jo vetem drithëra por ishin furnizuar me vajra ushqyese, me karburante, e plehra për bujqësi sikurse edhe me soja ( serbija është e dyta në Botë për eksportimin e sojes pas SHBAs, për ate „Rrespekti“ i BË-jan për të!) përderisa federata ruse përveq armeve shkatrruese për gjith njerzimin, pasuri me të madhe s’ka.

Si eksport përveq karburanteve, gazit edhe e 5-7 „kukullave babushka“, e sikurse ma merr mendja mua ( pra sipas meje ) edhe „kukullat babushka“ jan taktikë ruse edhe ate për;

1.Fitim

2.Kinse për argëtim dhe 

3.Politikisht-Dominim

Në njëren anë simbolizoin karakter, edukate kamofllazhë për fëmij, (për të përfitar përmes shitjeve!) duke i paketuar 5 ose 7 kukullat njëren mbi tjetrren me pretendim se më të vegjlit duhet ta dëgjoin më të vjetrrin,në ktë rast Gjyshen e në anen tjeter eksplicit nga perspektiva politike federata ruse komplet justifikohet me „babushka kukullen e madhe“ si Shtet i fortë i cili sa qel e mshel sytë 5-7 i shëndrron në një dhe se gjithnjë në dispozicion e ka „forcën gëlltitëse mbizotruese“

Pra përpos „resourseve“ të lartë përmendura federata ruse asgjë tjeter momentalisht nuk ka.

P.S.

Rini e jonë e dashur mos harro se;

-„Paraja është vetem leter e bojë. Ashtu sikurse fitohet dhe harxhohet. Në rend të parë kryesorë duhet të jetë  shëndeti, pastaj ambicia, dëshira dhe dashuria për punën.

I ke të gjitha kto virtyte e dashura RINI?

Atëher e ke gjith boten me e në vehte.

Edhe në Vendlindje gjen punë dhe fiton, me prioritet që gjithnjë je afër Familjes je edhe Shpirti jyt të gëzon. 

Sabahate Byci Autore 

03.04.2022 e Diellë 19:46h  

Gjermani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat