Helmimet Politike

Opinione

Helmimet Politike

Nga: Doc. Dr. Mexhit Musa Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:48

Ish-myftiu i Sanxhakut dhe lideri i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Muamer Zukorliç ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2021. në moshën 51-vjeçar. Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër. Para varrimit, familjarët morën një mostër nga myftiu i ndjerë. Nuk precizohen se në cilin shtet dhe cilat janë ato laboratorë ku janë kryen analizat, por dihet se “Laboratori i parë ka konstatuar se ka probabilitet të lartë, se personi i testuar të jetë i helmuar me metale të rënda, kurse laboratori i dytë ka konstatuar se në bazë të mostrës që kanë marrë personi është helmuar në ushqim.

Kur bëhet fjalë për metale të rënda, shumë liderë u helmuan nga ky grup i helmeve. Metalet e rënda që lidhen më shpesh me helmimin e njerëzve janë plumbi, merkuri, arseniku dhe kadmiumi. Helmimi nga metalet e rënda mund të ndodhë si rezultat i ndotjes së ajrit, ujit, ushqimit,barnave ose gëlltitjes së ngjyrave me bazë plumbi.

“Po flasim për arsenin ndaj të cilit ka shumë dyshime, simptomat falë këtij helmi (arsenikut inorganik) përfshijnë djegie të rënda të gojës dhe fytit, dhimbje barku, nauze, të vjella, diare, presion të ulët të gjakut (hipotension) dhe ngërçe të muskujve. Individët me helmim të rëndë me arsenik inorganik mund të kenë probleme me zemrën (kardiomiopati), akumulim acidi në tubulat e veshkave (acidozë tubulare renale), prishje të hemoglobinës së qelizave të kuqe të gjakut (hemolizë), ritëm të parregullt të zemrës (aritmi ventrikulare), koma, mpiksje gjaku etj.”

Rrahmon Morina vdiq në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së struktura politike, identik edhe këtu përmendet një atak në zemër, kurse dyshimet ishin se ishte helmuar me metale të rënda, por asnjëherë vdekja e tij nuk u zbardh. Në vitin 1985 vdiq Enver Hoxha, vuante nga diabeti, zemra dhe sytë, por edhe nga veshkat, mirëpo djali i tij Sokol Hoxha hodhi dyshime se i ati Enveri mund të jetë helmuar, këtë gjë ai e shpjegon me faktin se Enverit iu ndërrua në mënyrë të dyshimtë mjeku i cili e mjekonte deri atëherë.

Aleksandri i Madh u helmua nga bashkëpunëtori i tij i afërm përmes qumështit, dyshohet se ishte bima me emrin Velebilje, thuhet edhe për një version tjetër (Njëherë, në një gosti, Aleksandri i Madh piu shumë verë dhe kishte dhembje stomaku. Sulmet e munduan komandantin për dy javë, pas së cilës ai vdiq. Menjëherë dolën zëra të vazhdueshëm se Aleksandri i Madh ishte helmuar. Dyshimet ranë tek një nga gratë e Aleksandrit,  ku pëmbajtësi mbretëror, si dhe tek vëllai i paligjshëm i Ptolemeut I. Ndryshe, ai pretendonte kurorën e kushëririt të tij).

Gjergj Kastrioti dyshohet se u helmua ne Itali nga bashkëpunëtorët e tij të afërm dhe me të u kthyer në Shqipëri, pas një kohe të shkurtër vdiq. 

Napoleon Bonaparta u helmua me arsen (konfirmim praktik në vitin 1961, kur oficerët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Glasgow ekzaminuan flokët, që ishin prerë nga një shërbëtor në ditën e vdekjes së perandorit. Sasia e arsenikut në flokët e Napoleon Bonapartit tejkaloi 13 herë parametrat e pranueshëm për jetën e njeriut). Helmimi masiv me substancën kimike luftarake Sarin, në vitet 90-ta, të me se 7200 nxënësve shkollor në qytetet e ndryshme të Kosovës, por edhe parashkollor nga ana e regjimit serb.

Vladimir Iliq Lenini dyshohet se u hemua nga arseni (ia kanë lyer dhomën e tij me ngjyrë, e cila në vete kishte të bashkëngjitur arsenin). Organizata për Ndalimin e Përdorimit të Armëve Kimike (OPCW) pas analizave laboratorike konfirmuan se agjentët nervorë të ndaluar si sarini dhe klori janë përdorur në sulmet në veri të Sirisë vitin 2013 si dhe 2017.

Mehmed Spaho u helmua ne Beograd, sepse ishte pengesë e madhe për zbatimin e marrëveshjes Cvetkoviç-Maçek.

Në vitin 2020 u helmua Alexei Navalny, me siguri nga një substancë kimike, kurse më vonë u helmua dhe vdiq mjeku i cili kujdesej pas helmimit te tij Sergej Maksimishin. 

Aleksander Litvinenko, një ish-spiun rus që u bë shtetas britanik, vdiq nga helmimi me polonium në vitin 2006 në Londër. Bile mjeshtri i madh i shahut Gary Kasparov kishte deklaruar, se duhet pasur shumë kujdes kur pini çaj në Rusi, duke aluduar qartë për helmimet e shpeshta të kundërshtarëve politikë në atë vend. Po i përmendim disa nga metalet e renda:

Mërkuri

Toksiciteti i merkurit fillon me marrjen e merkurit ose kripërave të tij (të cilat janë pak të disponuara bio), ose me thithjen e avujve të merkurit (të cilët absorbohen lehtësisht). Përveç efektit të tij në mbrojtjen e qelizave dhe prodhimin e energjisë, merkuri mund të shkaktojë toksicitet dhe simptoma më të larta në disa sisteme:sistemi nervor (ndryshimi i personalitetit, dridhjet, humbja e kujtesës, humbja e koordinimit);sistemi kardiovaskular (rritje e rrezikut të bllokimit të arterieve, hipertensionit, goditje në tru, aterosklerozë,sulme në zemër dhe rritje e inflamacionit);traktin gastrointestinal (të përziera, diarre, ulçera) dhe veshkat (ndërprerja e punës).

Arseniku është një nga burimet e zakonshme të helmimit të paqëllimshëm. Arseniku gjendet në natyrë si një arsenik inorganik (formë më e rrallë por më toksike) dhe organike (formë më e zakonshme por më pak toksike). Mënyra më e zakonshme e ekspozimit tek njerëzit është konsumimi i ushqimit dhe ujit me arsenik. Ushqimet e detit përmbajnë nivelet më të larta të arsenikut organik, si dhe shpendët janë gjithashtu burime. Arseniku gjithashtu mund të përthithet përmes lëkurës.

Plumbi

Toksiciteti i plumbit është një nga ekspozimet më të zakonshme të raportuara të paqëllimshme ndaj metaleve të rënda toksike dhe një shkak kryesor i helmimit nga metalet e rënda në fëmijëri. Plumbi nuk ka efekte pozitive në metabolizmin e njeriut. Ekspozimi ndaj mjedisit njerëzor është kryesisht për shkak të ngjyrave të plumbit, ushqimit të konservuar në bombola plumbi, ushqimit në kavanoza qeramike ose ujit të kontaminuar (për shkak të tubave të plumbit ose tubave të saldimit me plumb).Thithja e grimcave të plumbit është rruga kryesore e ekspozimit profesional ndaj plumbit, ndërsa gëlltitja është forma kryesore e ekspozimit në popullatën e përgjithshme. Modelet e kafshëve sugjerojnë gjithashtu përthithjen e plumbit përmes lëkurës; acetati i plumbit mund të gjendet në disa produkte kozmetike.

Kadmiumi

Helmimi akut nga kadmiumi mund të jetë fatal, por në raste të rralla; Ekspozimi kronik përbën një rrezik më të madh për shëndetin e njeriut. Kadmiumi nuk ka efekte pozitive në metabolizmin e njeriut. Kadmiumi gjendet në tokën dhe ujin e oqeanit, deri në 10% të kadmiumit të marrë përmes ushqimit dhe ujit absorbohet. Përthithet lehtësisht (40-60%) duke thithur tymin e cigares dhe gjithashtu mund të përthithet përmes lëkurës.

Doc. Dr. Mexhit Musa -  Specialist i kimisë toksikologjike

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat