Për pagen minimale, që nuk është diskutu fare në të kaluaren, bëhet tër kjo zhurmë e turpëshme ndërsa për rrogat egzistuese maksimale askush nuk e qel gojen

Opinione

Për pagen minimale, që nuk është diskutu fare në të kaluaren, bëhet tër kjo zhurmë e turpëshme ndërsa për rrogat egzistuese maksimale askush nuk e qel gojen

Nga: Luz Tomaj Më: 15 prill 2022 Në ora: 07:11
Luz Tomaj

Është, ose duhet me qenë imperative, madje në radhë të pare, përkujdesja e shtetit për gjendjen sociale të popullit. Përcaktimi I të ardhurave minimale, është vetem nji nga obligimet e shtetit, për përkujdesje, në sferen sociale të popullit.

Sa për ilustrim, ndon se nuk mund të bëhet donji krahasim, edhe në SHBA, thuaja për çdo vit, nuk flitet për të ardhurat javore apo mujore, por, përcaktohet minimum I pageses së ores së punes. Në shtetin ku unë jetoi – CT, minimum I pageses për orë të punes është 13 dollar. Në shtetet e shumta të SHBA-s, kjo pagesë mund të ndryshoi por jo shumë. Ndoshta ndonji shtet këtë pagesë e limiton në 14 apo 12 dollar, gjë që, minimum përcaktohet edhe në nivelin federal.

Unë, dhe jo vetem un por, mund të them se e tërë mërgata, është e brengosur me gjendjen sociale, jo vetem në Kosovë, nga se mergata mendon për atdhe dhe, nën atdhe e nenkupton tër treven shqiptare, për dallim nga shtetet shqiptare – Shqipri dhe Kosovë, të cilat,  nuk janë në gjendje as të gjejnë donji gjuhë të përbashkët, e cila kishte me dhënë me kuptuar se fjala është për kombin shqiptar. Mos zot ma keq.

Në kohen e fundit, në Kosovë, nji nga temat më aktuale, është çështja e të ardhurave minimale. Nuk do lëshohem se, sa kanë qenë dhe sa kanë me qenë të ardhurat minimale por,debatimi, jo vetem se është I turpëshëm por, po më bën që edhe unë dhe jo vetem, të turprohem kur dëgjoi se kush flet dhe çka flet, kinse në emër të popullit të mjerë. Është normale se, shtresa në pozitë ofron dhe mpron propozime. Në anen tjeter, vërehet se kush janë të parapaguarit, për të diskutu, kundërshtuar dhe me çfarë zhargoni flasin në emer të opozitarve – LDK, PDK, AAK…

Mbaj bindjen se, opozita ndjehet më e lumtur kur nuk aprovohet donji propozim I pozites, se sa përmbushja e donji interesi të popullit!!!

Nuk disponoi me informacione të sakta por, shtrohet pyetja se sa gjatë është, në aplikim, rroga aktuale minimale. Më shkon mendja se ajo është që nga shpallja e pavarsisë. Nuk vërejta, në të kaluaren, donji propozim të ri, donji ndryshim të pages minimale. LDK, PDK, AAK, vite me radhë ishi në pushtet. Nuk vërejta që donjiherë të mirreni me gjendjen sociale të popullit, me pagen minimale, me lartësin e pensioneve…!  Gjendja e vështir ekonomiko-sociale e popullit, nuk tejkalohet brenda nates, brenda muajt apo vitit. Ajo kërkon kujdes, përkushtim permanent o ju politikaj.

Ajo çka vërejta, ndodhi para disa viteve, më kujtohet, Kryeminister ishte Zoti Haradinaj, kur të ardhurat mujore iu ngriten shtreses politike. Ngritja vajti deri diku 3.000 euro. Në atë kohë nuk u degua qoftë edhe nji fjalë për pagat minimale. A mund të mirret me mend se sa here ishte më e madhe paga maksimale në krahasim me atë minimale – 20 apo 30 herë. Po juve deputet – sa I keni pagat mujore, sa meditje I merrni gjatë muajt, sa inkasoni per rrugëtime….?!! A iu shkon mendja që sadopak, ti ulni pagat e juaja, ti heqni meditjet, nga se vendi I punes tuaj është Parlamenti, dhe, të përpiqeni për ngritjen e pages minimale.

Që nga shpallja e pavarsisë, shtresat politike, më shum ishin të okupuara me intereset personale, gjë që kishte si pasojë, formimin e rrjeteve të ndryshme – kapjen e shtetit dhe zhvillimin e krimeve dhe korrupcionit.Një veprimtari e tillë bëri që, në mënyrë permanente, populli përpiqej të merr rrugen e mërgimit ndërsa, në anen tjeter, mu niveli I ulët I legjislacionit dhe zhvillimi I krimit, ishin pengesa e përfitimit të liberalizimit të vizave. Këtë e potencoi me plot përgjegjësi nga se mbaj njohuri të plotë të kritereve të BE-s. Në anen tjeter, për shkak të dobësive, në procesin e formimit dhe mbajtjes së shtetit, që nga fillimi, ndodhi vetizolimi I serbëve në Veri, ndodhi mosështrirja e sovranitetit, si pasojë e cila është vështir të korigjohet për momentin. Për riza të zotit, ejani në vete.

Luz Tomaj,

04/15/2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat