Christopher Hill-ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe sfidat e tij

Opinione

Christopher Hill-ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe sfidat e tij

Nga: Rexhep Torte Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:28
Rexhep Torte

Nga Serbia kriminale në Veri të Kosovës, përkatësisht në vendkalimin kufitar Bërnjak- Zubin Potok, nga 13 gjer më 15 prill 2022, janë qëlluar për t’i vrarë me breshëri plumbash dhe me granata dore, policët e Kosovës, të cilët po kryejnë detyrën e tyre për sigurinë e tërë qytetarëve të Kosovës.

Sulmet dhe provokimet e Beogradit në Veri të Kosovës nuk kanë të ndalur. Këto sulme dhe provokime janë të dirigjuara nga Beogradi dhe krimineli Aleksandër Vuçiq- Presidenti I Serbisë, sulme dhe provokime të inspiruara edhe nga agresioni gjenocidal i Rusisë në Ukrainë.

Christopher Hill-ambasadori I SHBA-ve në Beograd, me ardhjen e tij në Serbinë kriminale, ditë më parë u shpreh në superlativ për gjoja marrëdhëniet shumëvjeçare diplomatike SHBA-Serbi.

Ambasadori Christopher Hill, e quajti të shkëlqyer Marko Gjuriqin,-ambasadorin e Serbisë kriminale në SHBA, i cili ditë më parë u prit nga Joe Biden,-Presidenti I SHBA-ve në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasadori Christopher Hill, këtyre ditëve deklaroi se do të angazhohet edhe për pranimin e Serbisë kriminale në BE.

Sulmet qëllimvrasëse të këtyre ditëve ndaj policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe grafitet me shkronjën (Z) të madhe nëpër muret në veri të Kosovës, shenjë që simbolizon solidaritetin e Serbisë kriminale dhe të serbëve kriminelë ndaj agresionit gjenocidal të Rusiisë në Ukrainë, janë paralajmërim edhe për ambasadorin Christopher Hill se, Serbia kriminale ka qenë dhe mbetet mashtruese edhe ndaj SHBA-ve.

Refuzimi i Serbisë kriminale që t’i vënë sanksione Rusisë siç ka vepruar e tërë bota demokratike më në krye SHBA-të.

Armatosja e Serbisë krimianloe më armatime të sofistikuara raketore a kundër ajrore nga Rusia dhe Kina, si edhe gatishmëria e Serbisë kriminale për të blerë avionë nga Franca, janë sinjale të fuqishme dhe shqetësues se, Serbisë kriminale nuk i interesojnë as SHBA-të, as NATO dhe as BE-ja, dhe se Serbia kriminale nuk ka ndërmend të shkëputet nga miqësia e saj me Rusinë dhe Kinën.

Këto sjellje arrogante e Serbisë kriminale duhet të ndëshkohen ashpër nga SHBA-të, NATO dhe nga BE-ja, sepse Serbia kriminale ndryshe nuk korrigjohet dhe reformohet. Serbia kriminale e njeh vetëm gjuhën e forcës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat