Berisha: I vetmi jam unë që e largoj Ramën!

Opinione

Berisha: I vetmi jam unë që e largoj Ramën!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 17 prill 2022 Në ora: 10:54
Sali Berisha dhe Edi Rama

Revolucioni i arriti synimet. Kështjella u pushtua. Lufta vazhdon për rrëmbimin e partisë. Komisioni i Rithemelimi po funksionon si një orë zvicerane. Nëse paraqiten pengesa strategjia mund të ndryshoj. Në dispozicion mbeten dy opsione : zbatimi i rregullave të Ramës për t´i fituar zgjedhjet, ose puqi politik.

Gjyshi Berisha këto ditë deklaroi: jam personi i vetëm që mund ta shporri Ramën nga pushteti.

Porosia është: më ndihmoni ta marr udhëheqjen në PD, pastaj unë do përballem me Ramën dhe do ta dërgoi, aty ku e ka vendin.

Po i arriti gjyshi Berisha këto objektiva, i mbetet vetëm edhe përballja përfundimtare. Kjo përballje nuk do ishte e lehtë, ngase do e harronte Ramën për të cilin ai flet, po përball do t´i ketë SHBA. Nuk mbetet alternativë tjetër.

Pyetja është hamletiane: të jesh apo të mos jesh, kjo është çështja. Nëse nuk lufton që sërish të ngritet në politikë, do të përballet me konsekuenca. Për t´iu kundërvënë me sukses akuzave të tilla, korrupsionit dhe non - grata, i duhet së paku që ta marr drejtimin e partisë.

Po nuk lëvizi dhe po nuk luftoi për imazhin e tij, Rama po e kërcënon me SPAK: ose ndiqne Berishën, ose mos deklaroni se po bëni gjë.

Deri më tash vetëm majtas e keni orientuar sagën, tha Rama. Nuk vonoi dhe gishti u drejtua drejt Ramën: po bëni presion mbi gjykatat. Për politikën shqiptare kjo është normale, apo mund të supozohet, si këshillë nga kryeministri.

Çka mund të ndodhë, po nuk u zgjodh Berisha kryetar i PD? Gjithçka mund të fundoset. Pse atëherë e ka organizuar Revolucionin? Kush mund ta mbrojë nga non - grata, nëse s’është i pajisur me pushtet? Pastaj kush do e largoi Ramën nga pushteti dhe kush do i udhëheq shqiptarët në fitore, nëse këtë nuk e bënë këtë gjyshi Berisha?

Dhe më kryesorja, kush do e mbroj Kosovën nga Ballkani i Hapur i Vuçiqit dhe Ramës?

Këtyre pyetjeve nuk është lehtë t´iu përgjigjesh. Gjyshi Berisha me vite ka menduar, si mund ta shpëtoi atdheun.

Vendimi nuk ishte i lehtë, po u largove nga rrjedhat e ngjarjes, të duhet kohë që sërish ta rimarrësh veten.

Se a është gjyshi Berisha figurë bashkuese apo polarizuese, këtë e dinë më së miri shqiptarët, sepse e kanë përjetuar vetë në lëkurën e tyre.

Kësaj rradhe po flitet se gabimet nuk do përsëriten, po kush i ndal njerëzit e fuqishëm, ata thyejnë mure dhe shkrijnë akuj.

Pushteti është fuqi, e njerëzit orientohen drejtë fuqisë duke harruar interesin Kombëtar.

Rroftë interesi personal, atdheun ta shpëtoi populli nëse mundet./Shkrim satirik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat