Ngjarjet në Parlamentin e Kosovës janë “faqja e zezë”!

Opinione

Ngjarjet në Parlamentin e Kosovës janë “faqja e zezë”!

Miftar Zagragja Nga Miftar Zagragja Më 28 prill 2022 Në ora: 20:35
Kuvendi i Kosovës

Ngjarjet e fundit janë vetëm kulmi i piramidës se pazarllëqeve, se çfarë interesash përfaqësojnë deputetet e Kosovës.

Popullatës së varfër ua ka humbur të gjitha shpresat për jetë më të mirë. Tani ndryshimi është në dorë të shoqërisë, dhe jo në bazë të ofertës grupore të një klase politike, e cila nuk paraqet gjë tjetër veç një premtim të përsëritur.

Vërtetë kjo gjendje duhet të jetë shqetësim dhe brengë e të gjithë qytetarëve, e në veçanti e klasës intelektuale, aktivistëve dhe veprimtarëve që e donë më shpirt dhe zemër atdheun e vet, ngase secili nga ata që nuk e shohin vetën afër pushtetit.

Prandaj nuk është krejt i parëndësishëm fakti, se në dorë të kujt ka mbet Kosova. Me mijëra të rinj, kanë filluar të kthejnë sërish shikimin kah perëndimi. Të dëshpëruar me Parlamentin, të dëshpëruar me partitë politike, të dëshpëruar me realitetin, shikimi mbetet tek Evropa apo edhe në botët më të largëta. A ka gjë më të keqe se kur ulësh në ndonjërën nga kafiteritë në cilindo qytetet të Kosovës, e kudo vëren  shumë fëmijë që shtrijnë dorën duke kërkuar lëmoshë.

Të gjithë këta fëmijë mbesin në mëshirën e Zotit  duke bredhur  gjithandej rrugëve të Kosovës. Shohim çdo ditë  fëmijë të moshave të ndryshme duke bërë punë fizike. Institucionet e Kosovës  duhet t’i mbrojnë fëmijët. Fëmijët në rrugë janë përgjegjësi e shtetit si obligim shtetëror, por edhe si obligim që buron nga konventat ndërkombëtare për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat