LDK po i kthehet mërgatës, njërës nga vlerat monumentale autentike!

Opinione

LDK po i kthehet mërgatës, njërës nga vlerat monumentale autentike!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:38
Fatmir Bajraj

Konventa Programore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën moton : "Lidhja për të të ardhmën", në orientimet ideologjike dhe programore të saj, çështjen e mërgatës e sjellë në kuadër të Politikës së Jashtme dhe Bashkëpunimit Rajonal, të diskutuar në Panelin e dytë meritor, nga referuesit ; Lutfi Haziri, Dr. Shqipe Mjekiqi, Mr. Teuta Sahatqija dhe Dr. Valon Murtezaj, e  që u moderua nga Lirije Kajtazi, në Prishtinë me 29. 04. 2022!

Kjo çasje e LDK-së ndaj mërgatës pas një periudhe relativisht të gjatë, sikur ngjalli shpresën dhe besimin të mërgimtarët se si pjesë vitale e atdheut, nuk do lihen anash dhe mbi të gjitha, do të respektohet mundi dhe kontributi i tyre në të gjitha fazat dhe etapat kruciale për vendin dhe shtetin e Kosovës.

Fakti se LDK në Konventën e saj programore, qartësoj se mërgata jonë përkrah Kosovën do të jetë pjesë e qenësishme e hartimit të programit politik, jep t'kuptohet se më në fund është kuptuar për rolin dhe rëndësinë e kësaj pjese t'shkëputur të atdheut dekadave të fundit si pasojë robërisë shekullore dhe sfidave të tranzicionit pas çlirimit të Kosovës e këndej.

Në këtë kuadër, LDK në Gjermani, me saktësisht nëndega e saj në NRV dhe nën patronatin e Kryetarit, z. Jakup Gërguri, organizoj një takim të platformes digjitale-online, me aktivistë, veprimtarë dhe struktura të LDK-së në Gjermani dhe Europë, por ku nuk munguan as ata nga Kosova n'krye me deputetin e LDK-së në Parlamentin e Kosovës, anëtar i komisionit për mërgatën, z.Armend Zemaj!

- Në panel, përveҫ organizatorit dhe aktivistëve të LDK-së nga Gjermania, kuntribuan edhe ish deputeti dhe Heroi i gjallë i Kosovës, besniku i presidentit Rugova, z.Fetah Rudi, ish Deputetja e Parlamentit të Kosovës dhe tani Kryetare e Degës së LDK-së në Suedi, zonja Qibrije Hoxha, si dhe ish Kryetari i Degës së LDK-së dhe tani Kryetar i Lobit Euro-atlantik, z.Daut Haxhaj dhe të tjerë...!

Nga një pjesëmarrje solide e aktivistëve dhe aktivistëve të LDK-së, dhe organizim të shkëlqyer të organizatorit, debati u zhvillua në një frymë konstruktive, besimi dhe mirëkuptimi, klimë kjo që mbjellë shpresë në kultivimin dhe promovimin afirmativ të vlerave të LDK-së dhe kontributit të saj enorm në dobi të çështjes së Kosovës kombëtare n'përgjithësi dhe asaj të Kosovës në veqanti.

LDK në mërgatë, bartëse e proceseve kruciale për fatet e vendit, duke filluar nga organizimi i mbijetesës, sistemit paralel dhe internacionalizimi i çështjes së Kosovës, për të kulmuar me organizimin e rezistencës së armatosur dhe çlirimin e vendit, bashkë me Aleancën Veriatlantike në krye me SHBA-të.

Pas shkuarjes në amshim të Presidentit historik Rugova dhe "Testit Demokratik" në LDK i cili ndau në dysh LDK-në dhe fragmentarizoj edhe mërgatën e cila ishte mbi 95 % pjesë organizative dhe strukturore e LDK-së, vakumin e krijuar e "pushtuan" të tjerët të cilët i shfrytëzuan dobësitë tona dhe shtrinë influencën dhe ndikimin, për të derivuar një rezultat negativ të LDK-së dhe në dobi të atyre të cilët ishin kryesisht kundër LDK-së, Presidentit Rugova dhe projektit nacional : Kosova shtet sovran dhe demokratik.

"Kolona e Pestë" e LDK-së, përmes eksponentëve të saj në Perëndim, me theks të veqantë në Gjermani, për interes të pushtetit të tyre persoanal, i'a doli të manipuloj mërgimtarët në emër të "Rugovizmit" dhe përmes tyre edhe familjet e tyre në Kosovë, që të votohej në mënyrë masovike LVV  me moton e "ndryshimit" dhe "çlirimit" të vendit nga "regjimi i vjetër", pjesë të së cilit e konsideronin edhe LDK-në, parti e cila i kishte rritë dhe ngritë në karrierë këta bukë-përmbysës dhe sahan-lëpirës të pështirë.

Regjistrimi i paraparë i antarësisë së LDK-së gjithandej, do ndaj shapin nga sheqeri, duke zhveshur e dekonspiruar të gjithë ata të cilët manipuluan me mërgimtarët, duke u'a vjedhë besimin dhe votën për pushtetin e tyre duke kamufluar me logon e LDK-së, Rugovizmin dhe flamurin e presidentit Rugova.

LDK, PO t'manipuluarve, JO manipuluesve !

U tha qartë nga debatuesit, përfshi deputetin Zemaj se tani e tutje nuk do të tolerohet manipulimi dhe kamuflimi në emër të saj dhe për interesa të tjerëve, qendri ky edhe lidershipit të LDK-së dhe Kryetarit Lumir Abdixhiku.

- Pra, u thuhet jo atyre të cilët manipuluan mërgimarët dhe jo vetëm, kur  votuan  LVV-në, dhe  nga agu deri në mbrëmje e luftojnë dhe shkatërrojnë LDK-në e Ibrahim Rugoves dhe pikërisht me identitetin e tij dhe në emër të Rugovizmit si ideologji.

Hipokrizi e tillë, nuk do tolerohet më, dhe është koha e fundit e definimit faktik & praktik të orientimit politik partiak dhe bindjes ideologjike për njërën apo tjetrën, por asesi të dyja.

Aktivitete të ngjashme priten të ndodhin në ditët në vijim, fillimisht në Zvicër ku me 7 maj Degën e LDK-së atje, do ta vizitoj edhe Kryetari Lumir Abdixhiku, për të përcjellë mesazhin e strukturave dhe të organeve të LDK-së, përtej atdheut në mërgatën si pjesë vitale të atdheut dhe të vlerësuar nga ana e LDK-së.

fb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat