Berisha po mendon ta hedh në gjyq multimiliarderin Soros!

Opinione

Berisha po mendon ta hedh në gjyq multimiliarderin Soros!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:11
Sherif Ramabaja

Gjatë ishte menduar. Cilin së pari. Biden -in, sekretarin shtetëror Blinken, Multimiliarderin Soros apo SHBA.

Së pari kishte vendosur ta akuzonte sekretarin shtetëror të SHBA zotin Blinken, sepse mendonte se ai është përgjegjësi kryesor që ia varën teneqen me mbishkrimin person non grata dhe kujt : ish kryeministrit, ish kryetarit të shtetit, ish themeluesit të Partisë Demokratike, ish përmbysësit të diktaturës komuniste, ish organizatorit të demonstratave të dhjetorit dhe ish organizatorit për rrëzimin e statujës së diktatorit Enver Hoxha etj.

Sot kur ditët me shpejtësi po kalojnë zoti Berisha tash për tash vetëm PD ka arritur ta rrëmbej, por nuk po i zihet vendi – vend, si ta largoi njollën non grata që po ia gërryen shpirtin.

Gjyqi me zoti Blinken mund të zgjas në pakufi, prandaj zoti Berisha po mendon që ta hedh në gjyq edhe multimiliarderin Soros.

Ndoshta procedura me të mund të zhvillohet shumë më shpejt, sesa me udhëheqësit shtetërorë të cilët janë shumë të nxënë e sidomos tash, kur në kulminacion është lufta Rusi – Ukrainë.

Zoti Berisha derisa e paramendonte seancën gjyqësore me multimiliarderin Soros u thellua në mendime, se çka do ta akuzonte kundërshtarin në seancën gjyqësore.

Unë nuk jam as milioner, desha të them miliarder, por unë nuk kam kundërshtuar që ju të përziheni në punët e brendëshme të vendit tim. Unë ju kam kundërshtuar fuqishëm për ketë, derisa isha udhëheqës shtetëror. Rregullimin shtetëror e bëjmë ne pa ndihmën tuaj, prandaj ju kundërshtoi edhe tash, pavarësisht që ju dhe djali i juaj me radhë e vizitoni Edi Kristaqin dhe Vuçiqin e Serbisë. Duhet ta dini se unë nuk shitem, sepse mua më thonë Sali Berisha nga Tropoja, i cili gjithmonë do t´i mbroj interesat e shqiptarëve.

Ky ishte momenti kur unë haptas ju pata kundërshtuar dhe ju pastaj m´u hakmorët, me lidhjet e juaja në administratën amerikane.

Ju zoti Soros jeni mësuar që të përziheni në punët e brendshme të shteteve të ndryshme nëpër rruzullin tokësor, e sidomos në Evropë. Ju haptas i luftoni partitë e djathta demokratike dhe i favorizoni të majtat, sidomos në çështjen financiare, që kjo do të thotë shkelje e ligjeve ndërkombëtare.

Ju i keni sjellur në pushtet Vuçiqin e Serbisë dhe Edvin Kristaqin e vendit tim, i favorizoni dhe akoma i mbani sot në pushtet me paratë e juaja.

Unë këtu para këtij trupi gjykues ju akuzoj ju se me ndikimin e juaj politik, jeni munduar të ma shkatërroni karrierën time të bujshme politike.

Unë i kam mbrojtur dhe do t´i mbroj interesat e Shqipërisë dhe popullit tim, pa marr parasysh synimet e juaja politike që keni.

Ju zoti Soros ju jeni miliarder, po nuk do të thotë që ju mund ta sundoni botën. Këtë nuk do ta lejojmë forcat e djathta politike në mbarë botën.

 Ju duhet të tërhiqeni nga interesat e juaja personale politike dhe t´i lejoni shtete dhe popujt të vendosin për të ardhmen e tyre politike, pa ndikimet dhe ndërhyrjen tuaj .

Këto mendonte zoti Berisha t´ia thoshte troç Sorosit në sallën gjyqësore, para të gjithë të pranishmëve.

Deri më sot nuk ma ka hedhur mua askush. E pata mundur Hoxhën, Nanon, Kristaqin, Metën dhe të gjithë ata që mu kishin kundërvënë.

Këtë e dëshmova edhe tash, kur Bashën e lash me gishta në gojë.

Shkrim nga Mars - Rover

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat