Reperkusioni pas ndërmjetësimit dhe pajtimit Gjyqësor, në Gjykatë Civile dhe Penale!

Opinione

Reperkusioni pas ndërmjetësimit dhe pajtimit Gjyqësor, në Gjykatë Civile dhe Penale!

Nga: Ismajl Sherifi Më: 31 maj 2022 Në ora: 22:56
Ismajl Sherifi

Gjyqtari i çështjës në Gjykatë Civile, gjatë gjithë procedurës mundohët të bëj përpjekje që mes palëve ndërgjyqëse kontesti të zgjidhet me anë të pajtimit gjyqësor, kështu duke i ndihmuar procesit që të realizohet në mënyrë sa më të shpejtë, për çka i kontribuon edhe gjykatës edhe kreditorit e debitorit t’i realizojn kërkesat e tyre, në kohë dhe afat të arsyeshëm, me më pak shpenzime për shkak të ekonomizimit të procedurës.

Kësodore një mekanizëm të tillë e parasheh Ligji i Procedurës Kontestimore, ndër të tjerash neni 414 paragrafi 1, thotë: “Me anë të pajtimit gjyqësor mund të përfshihet e gjithë kërkesëpadia apo vetëm një pjesë e saj. Gjykata me anë të aktvendimit e miraton pajtimin gjyqësor”.

Megjithatë, edhe në Gjykatë Penale, gjegjësisht sipas Kodit të Procedurës Penale (KPPRK), kapitullin e XIV, parashihen procedurat alternative, në mesin e tyre, Procedura e Ndërmjetësimit, përkatësisht neni 232 paragrafi 1, se: “Prokurori i shtetit mund ta dërgojë kallëzimin penal për një vepër penale të dënueshme me gjobë ose burgim deri në tre (3) vjet për ndërjmetësim”.

Drejtësia restorative sipas Ligjit për Ndërmjetësim, përcakton afatin kohorë të procedurës së negocimit, eksluzivisht neni 13, parasheh se: “ndërmjetësimi zgjatë deri në nëntëdhjetë (90) ditë”, pas dakordimit mes të dëmtuarit dhe të pandehurit lidhur me natyrën, peshën dhe pasojën e veprës penale, që i pandehuri dëmin e shkaktuar t’ia kompenzoj personit të dëmtuar.

Për rrjedhojë, kur arrihet marrëveshja në procedurën e ndërmjetësimit, gjyqtari i çështjës me Aktvendim e hudhë aktin akuzues (Aktakuzën), pushohet procedura penale ndaj të pandehurit dhe gjyqtari merr Aktvendim, me të cilin e pranon marrëveshjen e ndërmjetësimit të palëve si më lart, kësodore parashihet në nenin 358 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit të Procedurës Penale.

Vlen të thekësohet se, marrëveshjen e ndërmjetësimit dhe pajtimit gjyqësorë, pasi palët ta lexojn dhe kuptojn, të njejtit e nënshkruajn dhe vuloset nga gjykata. Meqenëse ndërmjetësimi dërgohet në gjykatë e cila e pranon ndërmjetësimin, në rrethana të këtilla i njejti merr edhe atributet e vendimit gjyqësor, mbase edhe konfirmohet nga gjykata.

Por, një digresion i tillë i jep kahje krejt tjetër, nga kjo që e potencuam më lart, se kur debitori ose i pandehuri, nuk realizon detyrimin e tij për të cilin është rënë ujdi, kreditori apo i dëmtuari domesdoshmërisht udhëzohen që të drejtën e vet, ta realizojn nëpërmjet institutit të përmbarimit, ashtu duke këkuar formulën e tretë, që nëpërmjet mënyrës së detyrueshme ta realizoj kërkesën me propozim për përmbarim.

Kjo instancë lë për të dëshiruar shumë, mirëpo mjaft herë ngel në tentativë ?!

Për faktin se debitori apo i pandehuri, pas gjithë atij labirinti, pas përfundimit të procesit arrin që pasurin e tij të luajtshme, paluajtshme apo edhe mjetët në llogari bankare, arrin t’i bart nga pronësia e tij, kështu duke ia kaluar bashkëshortës apo trashëgimtarëve pasardhës, e që përmbaruesve u pamundësohet regjistrimi dhe konfiskimi i sendeve, qoftë të luajtshme apo në kërkesa monetare, madje edhe kur nuk kanë fare qarkullueshmëri bankare.

Prandaj, kërkesa e kreditorit aq shumë zvarritet, sa edhe këtu nuk realizohet fare.

Klauzolen e mendimit juridik dhe logjik të kësaj çështje, e zbërthen Kodi Penal i Republikës së Kosovës, decidivisht neni 393 paragrafi 1, citoj: “Kushdo që nuk i bindet ndonjë urdhri, vendimi apo aktgjykimi të plotfuqishëm të ndonjë gjykate në Republikën e Kosovës ose refuzon apo pengon publikimin e e vendimit apo aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës së tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj”.

Meqë ka shumë dilema, se disa thirren vetëm në aktgjykim si vendim gjyqësor, atëhere shtrohet pyetja se, sa vendime gjyqësore janë sipas Kodit të Procedurës Penale?!

Në Kodin e Procedurës Penale, në nenin 470, parashihen: Llojet dhe marrja e vendimeve, paragrafi 1, se: “Në procedurën penale vendimet merren në formë të aktgjykimit, të aktvendimit dhe të urdhërit”.

Dispozita ligjore thotë kjartë në shumës, vendimet, duke përfshi këtu edhe aktvendimin, e jo vetëm aktgjykimin.

Prandaj, në këtë dimension pse për aktvendimin e marrëveshjës në ndërmjetësim apo pajtim gjyqësor, të mos iniciohet me Kallëzim Penal, për moszbatim të vendimit gjyqësor, i cili përbën edhe vepër penale.

Një interpretim dhe aplikim i tillë gjyqësor, i hap rrugë ç’do pale në procedurë , që pas periudhës përmbaruese, ta shtrëngoj dhe detyroj se mospërfillja e marrëveshjës, mund ta shpie në lëvizje procedurën penale!

Lidhur me procedimin e kësaj taktike, me disa Prokurorë, Gjyqtarë e Profesorë Universitarë, me të cilët jemi konsultuar, ekziston një mendim unanim, se ky aplikim ka logjikë dhe bazë të fortë interpretimi dhe zbatimi, mbase në ligj thuhet vendim, e që për rrjedhojë sikurse aktvendimi i gjykatës civile edhe ai, në penale, është vendim gjyqësor, ashtu siq parashihet në Kod të Procedurës Penale, i normuar me fjalin vendim, e jo eksluzivisht aktgjykim, ashtu siq e shohin disa si mjet vetëm Aktgjykimin.

Ky përkufizim vie si rekomandim, jep edhe refleksione që palët pas procedurës të jenë edhe më koshient lidhur me reperkusionin ligjor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat