Ku gabuan dhe pse vazhdojnë e gabojnë jo pak demokratë në Shqipëri

Opinione

Ku gabuan dhe pse vazhdojnë e gabojnë jo pak demokratë në Shqipëri

Nga: Skënder Kapiti Më: 2 qershor 2022 Në ora: 21:16
Skënder Kapiti

Tani ka ardhur koha për ndryshim , për t’u ndarë nga e shkuara dhe nga fantazmat e së shkuarës. Ja se si e thotë këtë edhe ish”miku” dhe ishmbeshtetesi me i madh i Sali Berishes, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, William E. Ryerson

‘Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Ëashingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.

Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.

Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.
U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.”- shkruan ish-ambasadori i parë i SHBA-ve.
*William E. Ryerson shërbeu si ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

Prandaj BERISHA LARGOHU, SEPSE KE BLLOKUAR DHE PENGUAR SHTETIN ,LIGJIN , DEMOKRACINE DHE PO MBAN PENG PD-NE

Dhe, pikërisht kësaj iu përkushtua lideri i Partisë Demoratike, z.Basha:ndryshimit, demokratizimit, ndarjes nga e shkuara dhe nga fantazmat e komunizmit, Veting-ut të politikës, ndëshkimit të korrupsionit, hapjen e rrugës për brezin e ri në politik dhe ndarjen nga Tranzicioni të Shqipërisë, por që iu kundërvu e gjithë politika e vjetër, korrupsioni dhe ata demokratë të cilët u mashtruan dhe nuk e kuptuan vizionin e tij.

Kujt i shërbejnë këto foltore dhe kuvendet, referendumet apo zgjedhjet e foltoreve per kryetar e kryesi te foltoreve?

A nuk i shërbejnë këto vetëm dëmtimit dhe përcarjeve të demokratëve, izolimit ndërkombëtar të PD-së dhe dëmtimit të partneritetit të saj me SHBA-të si dhe zgjatjes së jetës politike të pushtetit të Edi Ramës?

Dhe pse?

Vetëm për interesa të një grupi të ngushtë individësh në Partinë Demokratike që kërkojnë të ruajnë të përjetshme interesat,privilegjet dhe perfitimet e tyre.

Dhe kjo vetëm sa po demoralizon dhe vetëm sa po i largon demokratët dhe të rinjtë demokratë nga PD-ja, pasi shohin modelin e keq dhe ato se cfarë bëjnë e veprojnë foltoristët.

Shqiptarët nuk e meritojnë që të kenë kryeministër Edi Ramën, një individ i cili vetëm patriotizëm , kombëtarizëm dhe as ndjesi humane e njerëzore nuk ka.

Por më të këqij janë ata prej të cilëve ai qëndron akoma në pushtet; janë ata që i japin oksigjen pushtetit të tij; është e gjithë elita e vjetër politike në Shqipëri të cilët janë si ai; është Trekëndëshi i Bermudës, Rama-Berisha-Meta dhe sahanlëpirësit intelektrualë e mediatikë ata të cilët ia zgjasin agoninë regjimit të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk e meritojnë që vëndi i tyre dhe demokracia të zhagiten e zvarriten në këtë tranzicion traumatik.

Demokratët dhe shqiptarët e patën shansin me Lulzim Bashën kryetar të opozitës që të ndahen me të kaluarën; e patën shansin sepse me Bashën demokratët dhe demokracia shqiptare kishin mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e shtetit ligjor,për zhvillimin demokratik , të mirqënies, të ndryshimit e të integrimit.

Kjo tani, pas doreheqjes së Bashës nga Kryetar i PD-së, tani po duket më shumë se edhe më parë, tani kur të gjithë demokratët po ndërgjegjsohen se PD,opozita dhe ndryshimi ka nevojë dhe po e kerkojnë Bashën.

Basha u dorëhoq për t’i hapur rrugën forcimit dhe bashkimit të Partisë Demokratike, por pas kësaj drëheqje të tij PD është përcarë shumë rëndë dhe ndodhet në gjëndje që kurrë nuk ka qenë më parë.

Me Bashën Kryetar në zgjedhjet e vitit 2021 Partia Demokratike arriti rezultatin më të madh historik pas atij të vitit 1992, magjithëse kundër Bashës ishin të gjithë ata që sot janë në grupin drejtues të foltoreve të Berishës në aleancë me Presidentin Meta dhe me gjithë sponsorizimin kundër Bashës nga pushteti i Ramës dhe mediat, si dhe megjithë blerjen e votave nga pushteti.

Basha kishte dhe ka mbështetjen e SHBA dhe të BE-së, prandaj demokratët, deputetët dhe strukturat e PD-së duhet ta mbështesin Bashën poqese duan që PD të vijë sa me parë në pushtet.

Demokratët gabuan vazhdimisht sepse pranuan që lidershipi i tyre të ishin komunistët e konvertuar në demokratë.

Pra, demokratë gabuan sepse u mashtruan dhe pranuan që të mashtrohen e të kënaqen me disa arritje e vogëlsira demokratike, si dhe nga dukjet e spekulimet me demokracinë gjatë këtyre viteve tranzicion.

Demokratët gabuan sepse ngritën dhe besuan në idhujtarinë dhe te lideri i pseudodemokracisë ashtu si dikur komunistët te komunizmi dhe te diktatori.

Shume demokratët gabuan sepse nuk mbajtën qëndrim korrekt dhe të sinqertë ndaj SHBA-ve dhe demokracisë ,por u besuan aventurierëve e mashtruesve publik e demokratik, u besuan proamerikanëve fallco dhe hipokritë.

Pavarësisht se Partia Demokratike ka qenë 13 vite në pushtet, përfituesit dhe shfrytëzuesit e pushtetit kanë qene një klan i ngushtë me lidhje partizane, nepotike e familiare pushteti e korrupsioni, dhe madje më shumë kanë përfituar e bërë korrupsionin aleatët me të cilët ka bashkeqeverisur Berisha dhe Partia Demokratike.

Jo pak demokratët gabuan sepse nuk ditën që të nxjerrin mësime prej shkaqeve dhe autorëve të humbjeve katastrofike të zgjedhjeve të vitit 1997 dhe në ato të vitit 2013, por mbajtën dhe mbështetën po ata.Edhe sot demokratët po gabojnë sepse jo pak prej tyre po i bëjnë avokatinë dhe mbështetjen politikës së vjetër dhe atyre të cilët SHBA i ka shpallur “non grata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat