Ballkani i “hapur” me qiejt e mbyllur!

Opinione

Ballkani i “hapur” me qiejt e mbyllur!

Nga: Rexhep Gashi - Politolog Më: 6 qershor 2022 Në ora: 14:31
Rexhep Gashi

Pse fuqitë e mëdha i humbin luftërat e vogla , po bëjnë përpjekje ti " fitojnë " ato me diplomaci !

Lufta Rusi - Ukrainë ështe veç në muajin e katërt dhe nuk asnjë shenjë për një armëpushim, apo ndalje të luftimeve.
Është mendim i përgjithshëm se Rusia si fuqi e madhe ushtarake e ka humbë luftën me Ukrainën - fuqi më e vogël ushtarake dhe jo vetëm.

Këtë e themi se Rusia si fuqi më e madhe ushtarake nuk i arriti objektivat e paracaktuara qysh në fillim - për marrjen e shpejtë të Kievit dhe qyteteve të mëdha Ukrainase dhe ndryshimin e qeverisë pro - perëndimore atje pothuajse pa rezistencë.

Përkundër kësaj rezistenca e Ukrainasve e mbështetur edhe nga perëndimi Euro- Atlantik  bëri që Rusia të heqë dorë nga objektivi fillestar dhe të koncentrohet në pjesën lindore të Ukraines - që njihet gjerësisht si Donbas, ku edhe atje suksesi është i paqartë.

Daljen prej kësaj situate të rëndë në luftë, Rusia e provon në diplomaci.

Në diplomaci Rusia ende shpreson në çarjet brenda kampit perëndimor e sidomos në ato vende që duan ta shpëtojne nga " poshtërimi" dhe ta ruajnë paqen globale.

Si dhe mbështetjen në Ballkan , pra në Serbi si i vetmi vend pro - Rus ( pro - Putinit në këtë luftë.). Pra Serbia si i vetmi aleat në Evropë e ndër të rrallët në botë - që  nuk i ka vendosë ende sanksione Rusisë ( pas Ragresionit në Ukrainë) , ka arritë marrëveshje për furnizim me gazin rus dhe kultivon marëdhënie të ngushta me këtë shtet.

Për më tepër Serbinë u planifikua ta vizitojë edhe kryediplomati rus dhe dora e djathtë e Putinit - Sergei Lavrov - ku ndër të tjera do të bisedohej edhe për Kosovën.

Kjo vizitë në Serbi u  planifikua të bëhet   me 6 dhe 7 qershor ( pra sot dhe nesër).
Kjo vizitë ( e para në Evropë pas fillimit të luftës) , planifikohet në kohën kur Rusia e udhëhequr nga Putin dhe ministri i jashtëm ( Lavrov) janë nën sanksione të rënda nga perëndimi dhe bota demokratike - sanksionohet edhe lëvizja e tyre në territorin e këtyre vendeve.

Shih për këtë diplomacia ruse i gjeti qiejt e mbyllur në Ballkan ( Bullgari, Mal i Zi dhe në Maqedonin Veriore) dhe avioni i kryediplomatit rus nuk mund të shkojë në Serbi - pra vizita e tij anulohet!

Prandaj edhe diplomacia Ruse si tek çarjet eventuale në kampin perëndimor ( ata që janë për ti " shpëtuar fytyrën " Rusisë) e poashtu edhe në Ballkanin perëndimor - duket e pashpresë...
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat