Fryerja e listave, "Thembra e Akilit" !

Opinione

Fryerja e listave, "Thembra e Akilit" !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 16 qershor 2022 Në ora: 22:28
Fatmir Bajraj

Problemi do zgjidhje dhe atë nuk mund t'a bëjnë ata të cilët e shkakëtuan problemin, por të tillët duhet të pranojnë gabimet kardinale dhe t'përballën me pasojat të cilat po i vuajmë sot si shoqëri dhe shtet.

Pushteti aktual i VV-së, ka përgjegjësi kushtetuese dhe shtetërore, t'i çaset dhe trajtoj seriozisht problemin e veteranëve, para se ky i fundit të politizohet skajshmerisht nga PDK & AAK dhe të bëhët instrument i luftës politike në këtë kontekst historik të Kosovës dhe proceseve sensitive nëpër të cilat po kalojmë.

Krahu i luftës, alias PDK & AAK në opozitë, përballë "ngjizjës" se saj monstruoze dhe histerike, LVV-së në pushtet, duke instrumentalizuar OVL të UÇK-së në lidhje me kompleksitetin pozitës së tyre në Ligjin për pagën minimale, të vetmin shqetësim që ka sot është : frika nga humbja e makinerisë votuese e përkthyerë në veteranët e rrëjshëm, që ishte edhe intenca fillestare e fryerjes së listave dhe manipulimit të procesit.

Pothuajse ekziston konsensus nacional në vlerësimin dhe konstatimin për falsifikimin dhe fryerjën e listave për veteranët e luftës së UÇK-së, për ta degraduar terësisht procesin për motive politike, përkatësisht në sherbim të makinerisë votuese përmes industrisë së mashtrimit në duar të pushtetit n'shtetkapje - PAN-it !

PAN-i, me fryerjën e listave të vetaranëve nuk ishte i interesuar të zgjidhë problemet jetike të tyre, dhe mësepaku ishte i interesuar që të mbroj dinjitetin e ushtarëve të lirisë, invalidëve të luftës dhe

familjet e deshmorëve, përkundrazi, për interesin puro-pushtetor nga njerëz të fuqishëm  n'maja të pushtetit në shtetin e kapur dhe përmes organizatave fantome në emër të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, manipuluan procesin dhe krijuan "armatën" votuese për partitë e "dala nga lufta" të identifikuara në PAN !

Veteranët e luftës së UÇK-së, u manipuluan duke u instrumentalizuar nga krerët e organizatave fantome të UÇK-së të cilët i ishin nënshtruar diktatit të "Komandantëve të luftës", të cilët në emër të luftës çlirimtare, kishin përvetësuar meritat, përfshi pushtetin dhe pasurimin e pamerituar n'kurriz të qytetarëve të vendit, dhe këto favore dhe privilegje duhej ruajtur duke mbajtë peng kategoritë e dala nga lufta me krijimin e parapolitikës, alias makinerisë votuese të PAN-it.

Veteranët e vertetë, viktimë e PAN-it !

Sot nën pushtetin  absolut të LVV-së dhe të Kryemnistrit Kurti, veteranët e vertetë janë target i përplasjës së pandershme dhe t'pamerituar në mes të atyre që kontaminuan gjëndjën e tyre, pra PAN-it dhe Qeverisë Kurti e cila në vend që t'i çasej seriozisht problemit jetik të tyre, e injoroj atë duke e sjellë në kufijtë e përplasjes sociale me pasoja të rënda për vendin.

Kategoritë e luftës çlirimtare, sot janë shëndrrue në mish për top në qerim-hesapët për pushtet në mes të PDK & AAK në njërën anë, dhe pushtetit arrogant e agresiv të LVV-së dhe Kryemnistrit autokrat-Kurti !

Ish Komisioni Qeveritar n'krye me Gjeneralin Agim Qeku, dizajnoj dhe orkestroj një proces manipulativ të "verifikimit" të listave të fryera për veteranët, të projektuar nga PAN-i, duke sjellë para aktit të kryer ish Kryemnistrin Mustafa në mungesë të kohës dhe presionin e nevojave reale të kategorive reale të dala nga lufta, përfshi veteranët e vertetë.

Shtabi i "Rognerit", "Komandantët" e Zonave dhe Organizatat fantome në emër të UÇK-së, të krijuara enkas si parapolitikë nga eksponentë profitabil të luftës për liri, abuzuan me frytet e luftës dhe degraduan procesin skajshmerisht, duke pesë-fishuar numrin  e vertetë të veteranëve në favor të veteranëve të rrëjshëm dhe n'disfavor të veteranëve të vertetë.

LDK, dje e mbeshtetur për muri, sot inferiore !

Në kohën e nxjerrjes së Ligjit dhe verifikimit të listave të veteranëve, LDK përballë një pushteti dhe shteti të kapur nga "Krahu i luftës" dhe një LVV e cila nuk ishte  konstruktive dhe e interesuar për progres dhe shtetëndertim, ishte e pafuqishme që të mbajë n'binar e t'ruajë në koindida kushtetuese procesin abuziv të diktuar nga komandantet n'politikë  dhe n'maja të shtetit të kapur.

Përballë PAN-it dhe LVV-së, kjo e fundit pjellë e të parës, LDK, nuk i'a doli mbanë të ruaj statusin e të gjithë ushtarëve të lirisë, pjesë e UÇK-së, por të identifikuar si institucionalistë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Institucioneve legjitime & legale të Republikës dhe të vet Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova !

Pjesa dërmuese e ushtarëve të UÇK-së, ishin ushtarë lirie të vijës institucionale dhe të cilët dominonin në numër  shtabet e ngritura në përgjigje të kauzës së lirisë, sikurse dominonin në numër "komandantët" e emëruar nga Shtabi i Rognerit !

Sot LDK, pas "përplasjes" së "elefantëve" (PAN vs LVV) për veteranët, duhet të insistoj në respektimin e të drejtave të mohuara të kategorive të dala nga lufta dhe në kushtetueshmerinë e vendimeve të pushtetit i cili duhet t'i këtë për bazë komunikimin dhe debatin social me palët dhe në anën tjetër, të insistoj me ngulm pastrimin e listave dhe ruajtjën e dinjitetit të të gjithë veteranëve të vertetë të cilët po vuajnë sot pasojat e vendimeve populiste dhe abuzive të PAN-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat