Të fundit në “kompozicionin e parafundit” të UE-së....!

Opinione

Të fundit në “kompozicionin e parafundit” të UE-së....!

Nga: Agron Shabani Më: 17 qershor 2022 Në ora: 23:21
Agron Shabani

Nganjëherë duhet prekur, njohur dhe shijuar fundin e ferrit ose mjerimit individual dhe kolektiv, për t'i zbuluar, njohur, prekur, shijuar ose identifikuar yjet ose yllin e dritës (agut) ose fillimit tonë individual dhe kolektiv., do thoshte dikur Dr. Savka Dapçeviç-Kuçar, intelektuale, politikane dhe patriote e shquar kroate.

Njerëzit më në fund, do jenë të detyruar patjetër të zbresin spiralën e dhunës, terrorit, komplotit, shantazhit, konsipracionit, dekonspiracionit, makabritetëve të ndryshme,  cinizmit, injorancës, proteksionizmit ose fatalitetit, për t'iu kthyer normalitetit, racionalitetit dhe realitet të njohur praktik dhe teorik.

Ndonëse, edhe kushtët ose rethanat e luftës, politikës dhe diplomacisë, sot për dallim nga dje, kanë ndryshuar në menyrë esenciale ose substanciale.

 

Kur e filluan dhe zhvilluan luftën e tyre çlirimtare dhe heroike- kundër regjimit dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, komandantët ose çlirimtarët shqiptar të UÇK-së, pos luftës së egër speciale, psikologjike, subverzive ose propagandistike të Serbisë dhe Rusisë, i kishin edhe medyshjet, hezitimet ose paragjykimet e ndryshme instiktive, imagjinare ose fiktive të miqve ose aleatëve të tyre në Perëndim.

 

Ndërkohë që municionin ose armatimin e luftës, ishin të detyruar t'i bartnin me kuaj, mushka ose gomar nga Shqipëria etj. 

Ukrainasit ndërkaq, nuk e kanë "fatin" e shqiptarëve të Kosovën në luftën e tyre çlirimtare- kundër Rusisë imperiale, cariste, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste.

Atyre iu shkojnë municioni ose armatimet me të sofistikuara ose ultramoderne me anije, avion (aeroplan) dhe mjete tjera nga Perëndimi.

Në anën e tyre, Ukraina dhe ukrainasit, i kanë si të thuash mediet, politikën, diplomacinë, finansat, kapitalin dhe opinionin e përgjithshëm ndërkombtar.

 

Ndërkaq, udhëheqësit ose komandatët kryesor të UÇK-së, ndodhën të paraburgosur në Den Hagë!!!

U mor vesh së mungesë shteti dhe lirie shtetrore dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Në atë vetmi, mjerim ose izolim të imponuar, populli, liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente nga hakmarrja,, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e larta të kombit dhe atdheut.

 

E sidomos atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve" të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.

Nga kryeqyteti ose selia qëndore e UE-së në Bruksel, u dha lajmi mbi anëtarësimin e mundshëm (dhe të shpejtë) të Ukrainës dhe Moldavisë në UE-së .

Kosova dhe shqiptarët, tani e afro dy (2) dekada ndodhën në "shallterin" ose paradhomën (koridorin) e pritjes, për t'iu bashkangjitur të të ashtuquajtuarit "kompozicionit të përbashkët" të UE-së... Por, kot se koti.

Nuk e thonë hapur ose botërisht, por feja muslimane e shumicës së shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dukt janë ndër shkaqet ose problemët (pengesat) kryesore për burokratët, teknokratët ose "aristokratët e lartë" të Brukselit dhe Strasburgut.

Shtoja këtu edhe paranojat, fobitë ose paragjykimet tjera iracionale, negative, instiktive, imagjinare ose fiktive mbi shqiptarët në Perëndim....Plus shpifjet, manipulimet ose spekulimet e njohura të Serbisë etj., kundër nesh.

Dy narkotikët më të mëdhenjë të Perëdimit janë: Alkoholi dhe Krishterimi., do thoshte dikur Friedrich Nietzsche.

Ndërkaq, Seneka i shquar dikur do i pyeste të tjerët me këto fjalë: Ju lutem më thuani se ç’do të thotë, apo ç’ kuptim ka për ju ndershmëria?, ç’të mira sjell ajo dhe ku e ka strehën ajo? Në trup, në mendje, në zemër apo në shpirtë...? 

Ndaj, gjithënjë sipas pyetësorit të lartëpërmendur të filozofit ose mendimtarit të madh romak, duhet pyetur lidershipin e njohur të UE-së si më poshtë: Zonja dhe zotërinjë të nderuar,
Ju lutem shumë, na thuani ose na tregoni më konkretisht ne të tjerëve se ç’ kuptim kanë për ju dhe ç’të mira sjellin "ndërshmëria, edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, disiplina, morali dhe karakteri i njohur i shqiptarit për popullin (kombin), shtetin ose atdheun tonë?!

Ku e kanë strehën ose çatinë e përbashkët "edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, morali (ndërshmëria), karakteri dhe disiplinia e njohur shtetrore, nacionale, funksionale, institucionale, konstitucionale, politike, administrative dhe juridike"?! Në trupin tuaj, në barkun (stomakun) tuaj, në xhepat tuaj, tërpinë tuaj, në zemrën tuaj, në shpirtin tuaj, në origjinën tuaj, në gjenët, gjakun, palcen, limfen ose ADN-në tuaj, në trurin tuaj, në familjen ose farefisin tuaj, apo....?!

Nuk ndjehem i obliguar të besoj se i njëjti Zot i cili na ka pajisur me shqisa, ndjenja, arsye, logjike dhe intelekt, ka për qëllim qe ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre maksimal ose optimal.( Galileo Galilei)

Udhëtoni dhe mos i tregoni askujt. Përjetoni një dashuri të vërtetë dhe mos i tregoni askujt. Jetoni të lumtur dhe mos i tregoni askujt. Bëhuni të fortë e të suksesshëm dhe mos i tregoni askujt, sepse njerëzit e paditur, njerëzit e ligjë, xheloz, nebuloz, demagog dhe hipokrit, zakonisht i mbysin ose shkatërrojnë gjërat e bukura dhe të lumtura. ( Një mendimtar i shquar arab.)

Janë disa gjëra të cilave secili njeri i mençur iu frikësohet: stuhisë së detit, natës pa hënë, fundit të gotës, zemërimit të gruas, urtësisë së trimit, guximit të ushtarit, durimit të besimtarit dhe heshtjës së një lideri ose politikani të ditur dhe ekselent., thonë kështu analët dhe kronikat e ndryshme.

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë shtetrore, nacionale dhe politike. Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës sonë intelektuale dhe patriotike, si dhe falë SHBA-s, B. Madhe, Gjermanisë,  Natos ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës. 

Kosova dhe shqiptarët sot janë të lirë (çliruar) nga zgjedha dhe tirania e huaj.

Ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe Perëndimi, sikur i harruan shumë shpejt luftën ose aleancën e përbashkët Nato-UÇK-së!

U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me angazhimin dhe kontributin kolosal dhe titanik të SHBA-së, Natos ose Perëndimit për Kosovën dhe shqiptarët.

Sikur u harruan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e njohur kontemplatv, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelektual, intelegjent dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.

'Njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!", tha dikur i dituri ose i mençuri.

 Në fakt, krizat, acarimet ose konfliktët e ndryshme në Kosovë ose rajon (Ballkan), mund të reflektohen dhe ndikojnë thellë edhe në qarqet, strukturat, koniukturat, nomenklaturat ose elitat e ndryshme politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, finansiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera të shtetëve ose fuqive kryeesore të UE-së, Natos ose Perëndimit.

Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, retrograde, egocentrike, diabolike, reaksionare, anakronike, paranormale, parapolitike dhe të tjera, mund të dominojnë me Kosovën dhe shqiptarët, duke përfituar nga situatat ose "status quotë" e ndryshme.

Ndonëse, as rilindja ose ringjallja europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore.

 Njerëzit vritën, pushtohen, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë. E sidomos në Ukrainë.

Siç po shihet, Europa po kalon sot një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.

Lufta shkatërrimrare dhe apokaliptike në Ukrainë, i ka ndryshuar globin dhe kontinentin tonë njëherë e përgjithëmonë.

Kontineti plak sot po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po tkurrët ose ngushtohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, administrative, juridike, teknokratike, politokratike etj.

Nuk ka patur asnjëherë një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot.

Ndërkohë që çdo natë me qindra ose mijëra njerëz nga  Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europë Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë. 

I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve të shumtë nga i gjithë globi.

Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë.  I njoh edhe vet ose personalisht, ato situata.

Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit....Harresa ose mohimi i gjuhës amtare....E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.

Ndaj, kdeja dhe teoria e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës amtare, janë një ide dhe teori atdhetare dhe tepër romantike e patriotike.

Por, edhe njohja e gjuhëve të huaja, krahas gjuhës amtare, të jep mundësinë të njihesh dhe komunikosh me botën. 

Njohja ose mësimi i cdo gjuhë është një dritare e hapur mbi botën.

Kështu është edhe në politikë të lartë ose diplomaci....E gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre, dhe i bëjnë për veti. Kuptohet si miq ose klinet të tyre.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlatuve, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Bota jonë sikur po tkurret.

 Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? 

E sidomos kultivimin ose blerjen marramendëse ose astronomike të spermës së kalit, magarit (gomarit) ose shtazëve (bishave) tjera, për të lindur ose krijuar "mëshkuj ose burra të fortë"....!?

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?, do pyeste dikiur filozofi.

Shkenca dhe teknika, sikur nuk komunikojnë më fare me ne.

Shkrimtarët, artistët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshe dhe t'kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia.

 

Kultura e lartë shkencore dhe humaniste vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës nga lufta ose sëmundjet e ndryshme vdekjepruese....!

Të gjithë jemi të përballur me kancerin, stresin, frikën...; 

Çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i  rrobotizojnë edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike"! Apo...?!

Është më mirë të jesh i ndrërshem dhe i sinqertë në fahun ose profesionin tënd, se sa të mashtrosh të tjerët dhe vetvetën tëndë me çështjet ose gjërat që nuk i di, nuk i njeh dhe s'ke autorizim ose kompetencë për to.

Tek e fundit, kush jam unë,  kush je ti, ose kush jemi ne me i zgjidhur çështjet ose problemet e globit?!

Ky është një "obligim" ose "privilegj i madh" vetëm për ata që ushqehën dhe freskohen me gjellëra të "Zotërave ose Perëndive të Olimpit", si dhe me "eliksirin" e Luciferit ose "Sizifit mitik" të Homerit.

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve....!?

 

Ndërkaq,  ne shqiptarët e shkretë, as në shqip nuk e kuptojmë njëri tjetrin.

Ndërkaq, "flasim rrjedhshëm" anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, turqisht, spanjolisht, kroatisht, serbisht etj.

Imagjinoni ose paramendojini sot politikanët ose diplomatët shqiptar ose kosovar, me "Trepçën, Ujmanin" ose fatët e kombit dhe atdheut në çantat ose valixhët e tyre ("politike ose diplomatike")-nepër "kazinot e globit" në emër të "liberalizimit të vizave" dhe "integrimëve" të  ndryshme....!!!

Ani "Ballkani i hapur","Korigjimi i kufijve" etj....!

Plus "protesta e veteranëve" të UÇK-së....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat