Ky është kulmi i turpit

Opinione

Ky është kulmi i turpit

Nga: Ragipi Guraziu Më: 19 qershor 2022 Në ora: 13:24
Ragipi Guraziu

Kosova ndër popujt më proamerikan në rajon

Po, këtë e ka dëshmuar edhe kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e miku i madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë dëshmuar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës.

"Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon", thonin diplamatët tanë kur ktheheshin nga Amerika duke filluar,nga presidenti Thaçi,dhe të tjerët pas ti.

Po sa ishim ne të gaqshëm që mos t'i prishim kto marrëdhënje me SHBA-të,që ju mbështetëm këtyre se rrugdalje tjetër nuk qendronte...

Serbia tashmë e pa durueshme për shqiptarët,veq një mur i Berlinit me ta dhe asgjë tjetër, edhe pse shqiptaret nuk i pelqejn muret e ndarjes me asnjë shtet.

Por ku kemi parasyesh sjelljet e Serbisë kundrejt kombit shqiptar me shekujt, na le të kutojmë,se vetëm një mur i Berlinit do ishte i proferuar, pasi shqiptaret bollë më u perdhunosen,masakruan,duruan,këtë duhet të jetë në dijeni e gjithë bota,edhe është por ama ,deri kur kështu do vuajne e durojne shqiptaret?!

Ramë Bllaca, ky njeri që bëri histori duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve edhe në rrugë institucionale si deputet i Kosovës që ishte në parlamentin e Jugosllavisë por edhe me armë në dorë kundër bandave serbe, u vra pabesisht nga serbët. Por mbeti lapidar në kujtesën kombëtare të shqiptarëve. Pra kjo është arsyeja se Bllaca, fshat i komunës së Therandës, në të gjitha luftërat në trevat shqiptare, gjithmonë ka dalë fitimtar dhe nga vetja ka dhënë njerëz patriotë të çështjes kombëtare brez pas brezi, për të vetmen arsye për lirin dhe bashkimin kombëtar, që po kjo Evropë që na ndau neve shqiptarëve në disa shtete dhe na bëri pikë e pesë, tani do të duhej ta ndryshojë pak qëndrimin prej njerke që kishte mbajtur për shqiptarët edhe si komb.

Por Rama ishte i pa arsimuar(pa shkollë),siç thotë populli, e këta me shkolla e doktoratura ku na prunë dhe ku e si e kemi gjendjen sot?!

E dëshmon edhe koha fashiste e shoviniste serbe me shekuj, tragjeditë që u ka krijuar shqiptarëve, që nga ndjekjet, vrasjet, masakrat dhe plaçkitjet. Në luftën e UÇK-së edhe i përzuri nga trojet e veta shqiptarët, dhe po mos të reagonin UÇK-ja, Amerika dhe aleatët e saj, më në fund u desh të intervenojë edhe NATO-ja, se përndryshe, Kosova kishte për të rënë në duart e Serbisë, dhe kjo do të ishte diçka tronditëse, siç qe e mundur që dikush t'i mbyllë sytë ndaj gjithë kësaj dhe ende Serbinë e kemi mbi kokë edhe në këtë kohë. ''Sipas reagimit të Serbisë, e cila thotë se i posedon tapitë e tokës së Kosovës, mbi 58 % , të cilat ajo i plaçkiti, i vodhi dhe i mori me dhunë përmes luftës që shkaktoi në vitin 1999, me urdhër të xhelatit Milosheviq dhe bashkëkriminelëve të tij, duke i bartur me qindra tona dokumente të ndryshme nga Kosova, duke i deponuar në magazinat e shtetit në Beograd''. Sado që Serbia i kolonizoi tokat tona dhe bëri atë që i erdhi për dore, duke i shfrytëzuar të gjitha epshet e saja djallëzore mbi popullsinë shqiptare, ajo nuk mundi kurrë ta zhdukë qenien dhe dinjitetin e njeriut shqiptar, sepse kjo tokë, në momentin e krijimit të saj, është e mishëruar dhe bashkuar me këtë popull dhe këtë tokë dardane e iliriane.

Shkurt e këput

Instituti EPIK: Emërimi i Lajçakut, momentum i ri për të jetësuar vullnetin e 90% të qytetarëve

Rrjedhimisht, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, z. Josep Borrell Fontelles ka mirëpritur heqjen e tarifës. Ndërkohë, po ashtu, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë përshëndetur vendimin për heqjen e tarifës dhe kanë ofruar mbështetje për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rritja e interesit politik të vendeve kyçe anëtare të BE-së për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi është në përputhje me angazhimin e shtuar të BE-së, dhe SHBA-ve, në Ballkanin Perëndimor pas arritjes së Marrëveshjes së Prespa-së dhe shtyrjes së reformave të pa precedenta në sistemin e drejtësisë në Shqipëri me qëllim të nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi të premten ish ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një njoftimi, Këshilli thotë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës”.

Albini i preferuari për qytetarët e Kosovës, nga disa diplomaci të jashtme, por jo edhe nga politika e mbremshme dhe subjketet politike kosovare

Ky është dokumenti që Kurti e kishte nënshkruar para zgjedhjeve – zotohej fuqishëm për depolitizim të bordeve.

Disa ditë fushatë para zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosje e kishte gojën plotë me zotime për zvogëlimin dhe zhdukjen e dukurive negative në ndërmarrjet publike, si korrupsioni, nepotizmi dhe politizimi i bordeve.

Saktësisht më 17 shtator, Kurti kishte nënshkruar edhe një dokument të “Zotimeve për Qeverisje të Mirë”, një deklaratë kjo e organizatës “Demokracia Plus”, duke bëre disa zotime para zgjedhjeve.

Po thuhet se e ajo që bije në sy është pika e gjashtë e zotimeve të Kurtit. Aty thuhet se “do të ketë depolitizim të anëtarëve të bordeve dhe agjencioneve dhe ndërmarrjeve publike”.

Ky dokument përmbanë edhe nënshkrimin e tani kryeministrit në detyrë, mirëpo që nuk po del të jetë përmbushur as për afër.

Vetëm , qeveria e Kosovës i mbushi tri borde publike me anëtarë të VV-së. Bordi i Postës, i KRU “Prishtina”, dhe ai i INFRAKOS-it u mbushën me drejtorë, që në të kaluarën ose ishin kandidatë për deputetë, ose zyrtarë të Vetëvendosjes.

Arben Ahmeti jep dy arsye pse populli e do Albin Kurtin...

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për majtistë, apo që është kundër politikave amerikane por për dy gjëra i ka me vete qytetarët.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka thënë se Albin Kurti mund të akuzohet për shumë gjëra por në dy pika ai është shumë i fuqishëm para syve të elektoratit.

“Këto dy pika janë shumë të thjeshta: Mungesa e korrupsionit dhe intelegjenca në raport me politiken e brendshme. Pra Albin Kurti ka përballë vetes njerëz të korruptuar dhe të padijshëm. Duke pasur përballë rival të korruptuar apo të padijshëm Albin Kurti shkëlqen”, tha ai.

Ahmeti thotë se edhe nëse qytetarëve u thuhet se Amerika do të na sjellë 5 miliardë euro me kusht që të mos votohet Albin Kurti ata nuk do të ndryshojnë mendim.

“Ata do të thonë: Këta i vjedhin. Më mirë të lëmë Albinin e të mos na i sjellë Amerika fondet”, tha ndër të tjera Arben AhmetiKosova mposhti frikën dhe i hapi shtigjet e lirsë dhe ardhmërisë

Kjo ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008 ku Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht deputetët të zgjedhur nga vota e popullit, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe më pas edhe Kushtetutën e saj, dhe defintivisht fitoi sovranitetin e saj e okupuar nga serbo sllavët të ish-Jugosllavisë,dhe kurrë e kurrës Kosova nuk ka qenë krahinë e Serbisë.

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që ndodhi në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kjo fytyra e Serbisë....

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç kishte ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, asnjë vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

UDB-ja dhe politika Milloshviqjane janë ”varrosur” mu në Kosovë

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga zgjedhësit e popullit më 17 Shkurt të 2008-së vulosi fatin e kosovarëve dhe Kosova u bë shtet me Kushtetutë të njohur nga mbi 110 shtete dhe varrosi gjithçka në predentimet e Serbisë, dhe u varros shprehja Kosova i Metohija, dhe Kosova tani është e lirë dhe si një popull i tëri ,unik i pandarë dhe i bashkuar së shpejti, këto ishin aspiratat që shqiptarë

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndajë. Tani si po shihet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë kishte cekur se; Serbia ka fituar me këtë marrëveshtje, dhe tani jo me shekuj kanë vuajtur nga thundrra serbo-ruse sllave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat