Dashuria vëllazërore e njëanëshme e kryeministrit Edi Rama

Opinione

Dashuria vëllazërore e njëanëshme e kryeministrit Edi Rama

Zija Lleshi Nga Zija Lleshi Më 21 qershor 2022 Në ora: 17:54
Edi Rama

Në takimin e dy qeverive gjatë vizitës  në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si kudo dhe gjithëherë më parë, përsëri i obsesionuar propagandoi nismën e projektit të vlerësuar serbo-rus të njohur si ”Ballakani i Hapur” (BH), me qellim që edhe Kosova me vullnet të lirë të vedin ta pranojë këtë projekt. Kryeministri Rama fletë për benefitet dhe për ”fusha e male” plot lule që ofron ky projekt poashtu për Kosovën dhe me ngulm tejkalon elementin kryesor, atë  element që kjo nismë për Kosovën nuk paraqet hapje, por paraqet mbyllje hermetike brenda kornizës shtetërore të Serbisë e cila Kosovën e konsideron edhe në këtë nismë si pjesë integrale të saj. I njëjtë ishte edhe betimi i Vuciqit për president të Serbisë para pak kohe. Këtë element të mohimit të pavarësisë dhe suverenitetit të Kosovës nëpërmjet mbylljës brenda kornizës shhtetërore të saj e shiqon Serbia si kuintesencën e hapjës në ”BH”. Vetëvetiu shtrohet pyetja se nga cfarë perspektive shiqon Rama kur shef vetëm hapjën por jo edhe mbylljën?

Kosova e konsideron si plagë të rëndë situatën që pesë shtete duke mos pranuar pavarësinë e Kosovës bëjnë pengesë në pranimin e Kosovës si antare e BE dhe Kosova bën përpjekje të mëdha e në mënyra të ndryshme për shërimin e kësaj plage. Kryeministri Rama, nëpërmjet ”BH”, ende pa u shëruar plaga e parë, hapë plagë të dytë të re, e cila përpos dyfishimit të asaj plage e përkeqëson akoma më shumë, përiqet ta arsyetojë dhe ndikon të  bëhet e pashërueshme plaga e parë.

Pranimi i vullnetshëm i ”BH” nga ana e Kosovës që përpiqet ta realizojë Rama, ndikon negativisht së paku në tri aspekte: në plagën e parë të përmendur më lartë, në pranimet e reja nga shtetet të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës si dhe në propagandën që bënë Serbia për cnjohje të Kosovës. 

”Porosia e ime nga qeveria që unë drejtoj ështe se cdo gjë që jetësohet me ”BH”, duhet të jetësohet edhe me Kosovën” – deklaron Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramma, dhe këtu përmend heqjën e të gjitha tarifave doganore, me cka e thot vetë dhe e dëshmon vetë se benefitet i bien hise Kosovës vetëm në rast të vecant, si derivat  i vecant nga ”BH”, dhe se rruga e Kosovës drejt benefiteve kalon nëpër ”marrëveshje me të tretin”, pa marr parasysh se të gjitha ato kanë mundur të realizohen në marrëveshje bilaterale shumë e shumë më herët dhe pa asnjë dhembje.

Është shumë mirë që kryeministri Albin Kurti ia bëri me dije kryeministrit Rama se Kosova mbanë të njëjtin qëndrim që ka pasë më herët lidhur me refuzimin e ”BH”, por në mënyrë që Rama mos të ketë hamendje e dilema dhe shpresa të kota, është akoma më mirë që sa më parë Ramës t’ i thuhet shkurt e trup se Kosova as sot, as nesër e as kurrë nuk do ta pranojë ”BH”! Ky deklarim i prerë dhe decidiv i Kosovës është i mirë jo vetëm për shpresën e kotë të Ramës por edhe për faktorin ndërkombëtar (i cili ka deklaruar se ”BH” ka përspektivë vetëm nëse e pranojnë të gjitha gjashtë shtetet) që ky faktor ta jetë në dijeni se Kosova nuk ka kurrfarë hezitime ndaj “BH” as për të sotmen e as për të nesërmen. Kështu definitivisht i vëhet pikë kësaj cështje.

Kryeministri Rama në takim me qeverinë e Kosovës, në mënyrën e tij që le të duket sa më e kulturuar, por më shumë nga ndarja e përgjegjësisë, kërkon leje publike ta quan Vuciqin vëlla, përkundër kontinuitetetit gjenocidal më shumë se një shekullor të Serbisë ndaj shqiptarëve, në mënyrë që kështu ta ndajë fajësinë dhe përgjegjësinë me Kosovën për amnesti ndaj atyre gjenocideve, pikërisht tani kur Kosova është duke përgaditur dokumentacionin për gjenocid të Serbisë ndaj shqiptarëve duke vepruar Rama vetë në kahje të kundërt.  Fjala vjen ili hebre e quajti vëlla ndonjë përgjegjës në qeverinë nazifashiste të gjermanisë që kreu gjenocid ndaj hebrenjëve?

Kjo dashuri vëllazërore, në fakt synon amnesti ndaj gjenocidit. Nga ana tjetër, përkundrazi, Vuciqi kurrë nuk ka thënë se ai e ka vëlla Ramën! As që e ka përmend ndonjëherë këtë vëllazëri. Vuciqi, në brendinë e vetë, është  i vetëdijshëm për kontinuitetin e gjenocideve të Serbisë e rolin e tij në gjenocidin e fundit (pavarësisht se këtë e mohon nga jashtë) dhe shkon me ”letra të hapura”, sepse e dinë se një deklarim i till i tij nuk do të ishte real dhe do të ishte hipokrizi.

Qëndrim dhe sjellje e pranueshme e Ramës do të ishte nëse ai me fakte dhe kritikë të sinqerët e  objektive ndaj Vuciqit dhe gjendjës në Serbi në raport me Kosovën, të ndihmojë edhe Vuciqin në vetëdijësimin e tij dhe të popullit serb, të ndihmojë në vetëkritikë dhe kërkimfalje e pendim të Serbisë. Sjellje e kundërt me këtë, vetëm se i jep forcë Vuciqit të vazhdojë në të njëjtën rrugë të gabueshme dhe tepër të dëmshme për Kosovën dhe të rrezikshme për paqën e stabilitetin në rajon.

Sjellja e Ramës është edhe më e dëmshme tani kur jo vetëm SHBA dhe Gjermania por edhe Komisioni i Parlamentit Europian ka votuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të 

Kryeministri Rama e shef në rregull mos dakordimin me kryeministrin Kurti për cdo gjë. Normalisht, mendoj se ashtu shiqon edhe Albini. Por kujdes! Këtu nuk është fjala për cdo gjë apo për hicgjë. Këtu është fjala për ceshtjën më madhore, për kryeceshtjën e ceshtjeve, për pavarësinë dhe suverenitetin e Kosovës, të cilin ”BH”, ku Rama është promotor i saj, e mohon. Prandaj mosdakordimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rama në këtë moment është krejtësisht i kuptueshëm. Poaq është edhe ajo fatkeqësi e jona që vjen nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në këtë moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat