Rusia çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Opinione

Rusia çfarë (nuk) e njohin të gjithë...

Nga: Agron Shabani Më: 10 korrik 2022 Në ora: 22:36
Agron Shabani

Ata që e njohin sadopak historinë e përgjithshme të shkencës ose astronomisë (astrofizikës) botërore ose ndërkombtare, e kanë të njohur rolin, peshën dhe ndikimin e njohur kolosal dhe kolateral të shkenctarëve rusë në këtë fushë.

Në vazhdim një listë e shkurtër me emrat dhe mbiemrat e shkenctarëve ose eskpertëve të shumtë rusë ose ruso-sovjetik në fushat e përgjithshme të astronomisë ose astrofizikës:

1. Mihajl Lomomosov

2. Mihajl Liapaunov

3.Kronid Liobarski

4. Nikolaj Kardashev

5. Ludmila Karatçkina

6.Marijan Kovaljski

7.Yevgeny Krimov

8.Gavril Tihkov

9.Ludmila Tohernik

1O. Nikollai Tohernik

11.Dimitrij Maksutov

12. Pavel Vinogradov

13.Aleksandar Aleksandroviç Mihajlov

14.Elena Pitjeva

15. Viktor Safranov

16.Yegeny Krimov

17. G Krasinski

18.Nikolaj Barabashov

19. Vladimir Belinski

2O. Igor Vladimirivič Beljkoviç

21. Aristark Bjelopoljski

22.Genadij S. B Kogan

23. Seregej Blajko

24. Denis Denisenko

24. Igor Novikov

25. Dimitrij Dubiago

26. Dimitrij Eropkin

27. Vasilij Egelhard

28. Vasilij Fesenkov

29. Kiril Floteski

3O. Ambartsuman

31. Balanovski etj.

Vallë, a më i madh është fuzioni, apo gravitacioni sipas teorive të ndryshme astronomike ose astrofizike?

A ka mundësi që për shkak të madhësisë dhe fuqisë se njohur gravitative ose magnetike të "vrimës se zezë"( black holle) në qendër të universit ose galaksisë sonë që thuhet se është 1OO milion ose 1OO miliard herë me e madhe, dhe me e fuqishme se sa ajo e diellit (yllit) të sistemit tonë: Toka ose planeti ynë të dalë ose rrësqas një ditë nga zona e njohur stabile ose habitable ku nuk është as shumë nxehtë dhe as shumë ftohtë, për t'u futur në ndonjë zonë tjetër "nomade" ose jashtë sistemit tonë diellor për shkak të përbirjes ose gëlltitjes së miliina ose miliarda yjeve, sistemëve, planetëve ose galaksive të ndryshme nga ana e "vrimave" ose "gropave të zeza (black holl's ose schwarzes loh's) në qendër të galaksisë tonë, si dhe të çdo galaksie tjetër?

A janë edhe të të ashtuquajturat "sistemët dhe planetët nomade" rezultat i përbirjeve ose gllaberimëve të mesipërme gjigante ose megakozmike....?

Apo, mos ndoshta si rezultat i rrezëve gama dhe stuhive të panjohura kosmike, interestelare ose intergalaktike.....?!

Të gjitha këto duke iu referuar hipotezave ose teorive të ndryshme shkencore ose astrofizike të shkenctarëve rusë etj.

Nejse!

Pë këto çështje dhe të tjera...ndonjëherë tjetër etj.

Ajo që na intereson ose prokupon për çastin ose momentin, është lufta në Ukrainë.

Për shkak të imazhit, homazhit ose ceremonialit të saj të llahtarshëm, trishtues ose funeral, vdekja ose morti sipas Soren Kirkërhardit, është gjithëçka tjetër përveç asaj që nuk do ndodhëmi më në jetë, dhe nuk do jemi kurrë më aty (prezetnt) si dikur.

Bota ose civilizimi ynë botërorë, sikur janë futur ose mbërtyer si të thuash në ankth ose depresion të madh nga lufta ose kriza aktuale në mes Ukrainës dhe Rusisë që po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përballë të të fikëti ose një infrakti të përgjithëshëm. 

Bëhet fjalë mbi frikën latente ose permanente mbi ndonjë luftë ose përplasje eventuale në mes SHBA-së (Natos) ose Perëndimit me Rusinë për shkak të Ukrainës, ku nuk përjashtohet edhe përdorimi i armëve nukleare ose atomike. Kjo do nënkuptonte edhe shndërrimin e botës ose planetit tonë në pluhur ose material radioaktiv.

As politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, kolokfiale, seiminarike, elokuente, insubordinuese, komplementare, suplementare, kontemplative, komprehensive, intelektuale, profesionale ose intelegjente, për çastin ose momentin, nuk kanë si të thuash ndonjë "shkop magjik" ose "uratë të lartë hyjnore ose profetike " për t'i shëruar gjithë ata ambiciet ose sëmundjet e moçme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, gjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera nga e kaluara.

Për fat të keq në botën e sotme ultramoderne ose neobashkohore, të cvilitur ose dërmuar nga Corona Virusi (Covid 19), si dhe nga lufta e përgjakshme në Ukrainë dhe kështu me radhë: Shkencën ose medicinën e bënë politika e varur ose nënshtruar nga i ashtuquajturi shteti i thellë ose dubioz, ndërkaq luftën dhe politikën e bëjnë masonët ose oligarkët e ndryshëm centrifugal dhe centripetal, e jo shkenctarët ose intelektualët kulmimant që në Rusi ka shumë.

 Anëtarët e "lozhës së lartë" të masonerisë ose oligarkisë botërore, e jo shkencat politike ose shkencat tjera humaniste.

Gjithënjë fjala mbi Corona Virusin (Covid 19) dhe luftën e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë, e cila sipas të të gjitha gjasave, do të dalë nga shtrati ose kontrolli (koncentrimi) i saj vetëm në teritorin e Ukrainës.

Ndonëse, SHBA-së, Britania e Madhe, Gjermania, Natoja ose Perëndimi, ka kohë që ia kanë tërhequr vërejtjen Rusisë mbi pasojat kolaterale, multilaterale ose katastrofale të sulmit ose invazionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Kina ndërkaq, duke përfituar nga tensionet ose acarimet e vazhdueshme (sistematike) ose permanente në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë: Vazhdon të bëj sehirë, duke përfituar shumëfish nga përplasjet ose acarimet e vazhdushme brenda "racës së bardhë" me formulën ose doktrinën e njohur "neutrale" ose "izolacioniste""të stilit ose manirit të njohur "tarrakota" të paraqitur ose prezatuar dikur nga Marko Pollo etj.

Kështu që revizionizmi, hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi kinez (me patericat e quajtura Koreja e Veriut, Vietnami, Mongolia, Burma etj.)-ka shënuar pikën kulmore (kulminanante) në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shtoja këtu edhe luftërat ose përplasjet e vazhdueshme të botës arabe ose muslimane me botën e pasur dhe të zhvilluar kristiane ose perëndimore dhe kështu me radhë që shkojnë në konton ose favorët e Kinës ose "racës së verdhë".

Ndaj, mëqe, sipas E. Frommit dhe H. Bergsonit, njerëzit, gjithëmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin ose fillojnë të jetojnë si duhet: Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniste, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, kimike, biologjike, virusale, baktereologjike dhe të tjera: Gjithëmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të "mbretërisë së të keqës" ose blasfemisë politike, ekonomike, industriale, teknologjike, kimike, biologjike, bakteorologike etj.! E sidomos kundër Perëndimit ose Oksidentit, ku asnjëherë nuk janë të përjashtuar komploti, shantazhi, sabotazhi, manipulimi ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit në kushtët ose rrethanat e rënduara të pandemisë globale të Vovid 19 , luftës në Ukrainë etj. 

Kështu që edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Edhe Premieri (Kryeministri) i Britanisë së Madhe, B. Xhonson, thonë se ra nga pushteti për shkak të 'kursit të rreptë' ose radikal ndaj Rusisë ku lidhjet e ndryshme familjare, farefisnore dhe të tjera në mes rojalistëve anglez ose britanik me Romanovët ose Nikollajeviçët e Rusisë, janë të shumëta dhe shumëfishta.

Shtoja këtu edhe interesat e shumëta koniukturale, nomenklaturale, strategjike, tregtare ose ekonomike të Perëndimit ose B. Madhe ndaj Rusisë.

Ndryshe nga kjo, ajo që po ndodhë në Ukrainë, t'i rikujtin pashmangshëm esetë e njohura shkencore ose humaniste  të Volterit ( Voltaire) : " Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations abrege de l´Historie Universelle", si dhe " Europe and the People Without History", ose  " Europe and the Colonial Ecquality"  të Erich Wolfit së bashku me " absolutizmun" e Bachut , " sistemin" dhe " popujt artificial" ose johistorik te Harderit, Shvarcenbergut ose Meternihut.etj.etj.

Rusët (Rusia)-nuk i pranojnë ukrainasit si popull, apo si komb dhe as Ukrainën si shtet. Ky është njeri prej shkaqëve ose problemëve kryesore në luftën e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë që oligarkët rusë, ashtu sikurse edge masonët, i ruajnë në menyrë përfekte fshehtësitë ose sekretët e tyre.

Prandaj, edhe enigma ose problemi më i madh mbetet sekreti ose fshehtësia e tyre misterioze ose enigmatike. 

Se këndejmi, lidhur me fshehtësitë e njohura masone pos tjerash thuhet se: "masonët besojnë se çdo fshehtësi që “besohet”ose shkruhet me ngjyrë dhe në letër gazete, në etër, apo në pultin e transmetimit radio-televiziv, nuk është më fshehtësi ose sekret i lartë. Kështu mendojnë edhe masonët ose oligarkët rus.

 Ndaj, edhe çelësi i suksesit të tyre, substancën ose esencën e ka në fshehtësi, diskrecion ose misteriozitet. 

 Në Bibël, Libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. 

Në mitin e Master Hiramit thuhet se muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiramin ( Hiram Abifin), i cili i dinte fshehtësitë e tempullit. 

Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje; nëse nuk ua zbulonte parullat dhe sekretet (fshehtësitë) e muratorit... Meqë, Mjeshtri nuk ua zbuloi fshehtësitë ata e vranë. 

Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagrem, apo nën një akacie.

Kur Salomoni (Solomoni) e mori vesh për vdekjën dhe varrosjen (groposjën) e Abifit,

kërkoi të dinte se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos vallë ishte varrosur së bashku me Hiram Abifin, edhe sekreti ose fshehtësia e tij. 

Kështu edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura luftarake (ushtarake), politike, strategjike ose gjeopolitike, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 

Ndaj, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave, 

formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) mjeksore, ushtarake, subverzive, psikologjike, propagandistike etj.

Një digresion:

Siç dihet, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave ose konfikteve të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Ndryshe nga kjo, renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, dogmatizmit, agnosticizmit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. 

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

U morr vesh se rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.

Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si "skolastikë jetësore" për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme, reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj. Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. 

Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit, disekcionin, ose obduksionin.

 Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si 'mjeshtër' ose 'maestro të zanatit ose profesionit' dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. 

Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. 

Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. 

Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e 
posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e famshëm të Bolonjes (Itali) së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si "teatro të anatomisë dhe kirurgjisë"!

 Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

 Në Moskë, Kijevë, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisë në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake.

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë) 

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianët Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi,  gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur "De Humani Corporis Fabrica"; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si "Hipokrati anglez ose britanik",  Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.

Ndaj, gjithënjë duke i qëndruar besnik titullit dhe tematikës së këtij shkrimi: Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik,  me emrin "vdekja e zezë" ose "kuga", thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! 

Asokohe (1348-1349 etj.) nga "vdekja e zezë" (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Thuhet se erdhi nga Kina... Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: U shfaq papritur pra- mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Disa thonë madje se corona virusi (covid 19) dhe lufta në Ukrainë, patjetër do e sjellin ose shkaktojnë edhe Luftën e Tretë Botërore!?  

Kush e di?!

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes " jetës dhe vdekjës", ku nuk i dihet dhe s'i besohët më as ditës së nesërme!?

Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve, ata që kanë kaluar nepë faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t'u prekur ose sulmuar nga Covid 19, si dhe nga sëmundje, endemi, pandemi ose epidemi të tjera.

Nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose "modeleve" të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash "fragmentesh dramatike" nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, sanitare ose dialektike me njera tjetren. 

Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose "vdekja e zezë" (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të "Humanizmit" ose "Renesansës": Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura "Utopia" dhe "Shteti i Deillit", ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive. 

Nuk dihet me saktësi ose konfidencë të plotë se cilat janë rezervat kontinentale dhe interkontinentale për t'i përballuar Corona Virusin dhe luftën e rrezikshme ose apokaliptike në Ukrainë....?!

Rusia është shumë, shumë e fortë!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat