Kush beson se Dino Hasanaj qëlloi veten 11 herë me thikë? Unë jo!

Opinione

Kush beson se Dino Hasanaj qëlloi veten 11 herë me thikë? Unë jo!

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 korrik 2022 Në ora: 21:49
Faton Mehmeti

Njëri ndër rastet më të rënda që ka ndodhur pas luftës ka të bëjë me Dino Hasanajn.

Ish shefi i privatizimit në Kosovë, u gjet në zyrën e tij me 11 plagë thike në trup.

Hasanaj 55 vjeçar, ndërroi jetë më 14 qershor të vitit 2012, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Ai u gjet në zyrën e tij private në periferi të Prishtinës, i plagosur rëndë nga goditjet me thikë dhe ndërroi jetë më pas në spital.

Më skandaloz është vendimi nga  Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, e cila tha se ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt, duke e vlerësuar si vetëvrasje.

Si është e mundur njeri të qëlloi vetën 11 herë?!, këtë nuk e beson dhe s’ka si ta besoj as një fëmijë. Duket se Dino Hasanj ka mbajtur lidhje të ngushta me Azem Sylën dhe disa nga ish komandantët e luftës për t'i ndihmuar në blerjen e tokave me çmime qesharake nga 3.50 euro.

Pas aktit të (vet)vrasjes në zyrën e të ndjerit, Dino Asanaj, policia ka gjetur një letër me shkrim dore, në të cilën thuhej se: “Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, janë rreshtat në letrën që duket se është nënshkruar nga vetë Asanaj.

Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para.

Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milion për t’ia dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë pulash në Lipjan.

Dino Hasanaj, sipas mendimit tim është vrarë, ka pasur shumë interesa të mëdha, pikërisht në kohën kur prokurori kishte filluar të bënte ca hetime, dikush u kujdes që shumë mashtrime të fshihen me largimin nga kjo botë të D. Hasanaj.

Kjo ngjarje dhe ajo e Astrit Deharit duhet të jenë prioritet i hetimit nësë një ditë do të ketë drejtësi në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat