Baton Haxhiu po ‘pëlcet’ nga urrejtja ndaj Albin Kurtit dhe Sali Berishës!!!

Opinione

Baton Haxhiu po ‘pëlcet’ nga urrejtja ndaj Albin Kurtit dhe Sali Berishës!!!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 korrik 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim "Bota sot"

Ka kohë që nuk e kam ndjekur një debat televiziv në të cilin pjesë e panelit ka qenë Baton Haxhiu. Krejt kjo për dy arsye themelore: nuk besoj se është i pastër dhe rrjedhimisht nuk besoj se e thotë të vërtetën.

Qëllova mysafir diku, i habitur nga bisedat nuk e kisha vënë re se po fliste Baton Haxhiu, ndër bisedat u krijua një pauzë e vogël aq sa për ta dëgjuar Batonin, i mbushur krejt mllef ndaj qeverisë, ndaj Albinit që "duhet të kërkoj falje dhe të jap dorëheqje", e deri tek ftesa indirekte për opozitën për të mos jetë kaq liberale ndaj atij "që ka shkatërru shtetin". Haptazi dukej histeria jo vetëm në gjuhën e të folurit por edhe të trupit, me Batonin e tronditur për qëndrimin e gjatë të Albin Kurtit në pushtet.

Ende nuk ka arritur Batonin të ambientohet me realitetin e ri, me të vërtetën e hidhur që e bën të pamundur ndikimin dhe këshillimin e tij për kryeminstrin se si duhet veprojë, si duhet copëtohet Kosova e cila pjesë kujt duhet t'i takoj e kujt jo. Ka praruar koha e daljes së Batonit me shkop për të treguar se si do të ndahet Kosova, çka e shton edhe më shumë mallin për të kaluarën e papërsëritshme.

Duke e ditur se kush është Batoni, veprimet e tij të nervozimit ndaj qeveverisë në emër të "mashtrimit të qytetarëve" do t'i kuptoja si shqetësim real, kur e kam parasysh se kush është Batoni dhe dhimbjen e ka diku tjetër, por përveç mjerimit të gjendjes së tij nuk shoh diçka tjetër.

Projekti ruso-serb për fuqizimin e Rusisë dhe Serbisë nën emërtimin e Open Bllkan" pjesë të saj nën hije e ka edhe Baton Haxhiun, nga ky projekt synohet ndarja e Kosovës, e cila s’po arrihet me qeverinē Kurti. Urretja ndaj Albinit i lexohet në fytyrë, urrejte që vjen me largimin e klanit "Pronto" nga pushteti dhe ndaljen e copëtimit të Kosovës. Sikur mos t'i mjaftonte vetëm Albini "me gërry nga brenda", është rikthyer edhe Sali Berisha. Njëri e largoi Hashimin nga pushteti e tjetri Ramën së shpejti, orkestrës së Batonit po i këputen telat, dirixhenti po nglet i vetëm me shkop në dorë, pa pasur kush të ekzekutoi operat e tija të famshme për " bashkim vëllaznin".

Koha i ka ikur, ky është vetëm fillimi, s’keni parë gjë akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat