O ju “cungat” e partive politike shqiptare, shkoni te Shaban Murati për konsulta, sepse nuk është turp!

Opinione

O ju “cungat” e partive politike shqiptare, shkoni te Shaban Murati për konsulta, sepse nuk është turp!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:55
Shaban Murati

Kur ankohet Kosova, heshtë Shqipëria, kur ankohen shqiptarët e Iliridës, heshtin ata të Kosovës dhe Shqipërisë, por kur ankohen shqiptarët e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, heshtim që të gjithë!

Kështu luajmë valle kur bëjmë “politikë globale” në këtë ballkanin e dëshirave “të vetme serbosllavo-greke”! Pse, edhe sot, jemi kështu të vetmuar të ndarë në mendime e veprime?

Të gjithë pa dallim, (bashkarisht) vuajmë nga kjo sëmundje kronike e “lakmisë personale”!

Lakmi për pushtet, lakmi për pasuri, lakmi për dominim, lakmi për ndërskamca, lakmi për pozita por asnjëherë për të përbashkën “barrën për kombin”!

Sëmundje e rëndë, trashëguese dhe kalëruese edhe nëpër gjenerata! Kështu vetëm sa po ngulemi nëpër gabime vetanake dhe pastaj, kuku çka u bë!

Një budalla e gjuan gurin n’pus, njëqind të menqëm nuk e nxjerrin dot nga atje!

Kush vendosi për Çakorrin? Kush vendosi për gjykatën e Hagës? Kush vendosi marrveshjen për detin në mes të Shqipërisë dhe Greqisë?

“Përgjegjësia kolektive” e dirigjuar nga sulltani i partisë politike është bindje e vetë sulltanit! Prandaj, bashkarisht jemi të pa ndërgjegjshëm për të përbashkën e shqiptarisë kur gjithëçka portretizohet nga sulltanat e partive politike, këta egoista të pa parë!

Te ne shqiptarët, vlera e shumicës ëshë e barabartë me një zero t’madhe.

Serbosllavët i ngrejnë edhe kishat tona dhe t’vetat në cilësinë e shtetit në shtet por edhe fshatrat e banuara me serbë,si shtete në shetin tonë dhe asgjë askujt! Në Kosovë, ata i kanë edhe shërbimet postare dhe bankat serbe që veprojnë botërisht! Çka kanë tjetër që s’dihet publikisht?

Në jug të Shqipërisë, grekët po ashtu nuk ndalen me kërkesa gllabëruese për detin dhe jugun! Këto sulme si një orkestër e dirigjuar ndaj nesh, vlojnë nga të gjitha frontet, dhe se janë të vjetra, prandaj kërkohet që mos të mbrojmë viset tona vetëm me kompromise!

O njerëz, s’kemi çka të japim më! Pse për shqiptarët, kërkohet të respekojmë të pa ndershmit kurse greku, turku,serbi dhe shumë të tjerë nuk qanjë fare kokën për pakicat!

Kush i lexon shkrimet e Shaban Muratit, mëson shumëçka, por ata që duhet, (këta të politikës) nuk e kan guximin, sepse tmerrohen se po mbesin pa merita të grykësisë e të tapisë!

Një Mukje e dytë, një Bujanë e dytë ishte dashtë të mbahet, por frikësohem se dikush nga tanët do të ngarkohet me rolin e serbosllavëve në mungesë, sepse dikujt, nuk u as hahet buka pa këta!

Atëherë, kush është pengesë për këto të drejta, për këtë bashkim të ndjenjave tona? Si duket, vetë i kemi fajet, sepse të gjithë po ndjehemi të menqur dhe pa faje sikurse ajo foshnja e porsalindur që nuk lidhet vetë por të tjerët e ndihmojnë, ushqejnë, përkundin dhe edukojnë! Kjo edukatë sikur ka lëshua rrënjë! Zëri i ndjenës shqiptare është bë sikurse ajo jehona në shkretirë, të cilën nuk e ndëgjon askush.

E përbashkëta për të gjithë neve shqiptarët është sikurse ajo monedha e ndryshkur, që rrinë qetë dhe çlirë në muzeun e vjetërsinave!

Vetëm serbët sipas nevojës, shumë herë ia shkundin pluhurin kësaj monedhe, atëherë kur duan t’a përparojnë “botën serbe”!

A nuk jemi, ne shqiptarët që kemi burgosë ndjenjat tona, përderisa këto ndjenja kombëtare nuk e kalojnë pragun e privatësisë personale?

Është e domosdoshme që të bëhet privatësi kolektive gjithëshqiptare!

Edhe pse ndjenjat tona kombëtare janë të pastra sikurse loti, dhe nuk ua turbullojnë ujin fqinjëve tanë , ne nuk kemi arrijtë që këto ndjenja t’i ngrisim në nivelin më të lartë të arsimit dhe edukimit nëpër të gjitha viset e shqiptarisë!

A nuk është mirë,po ashtu që të bëhet obligative nëpër të gjitha shkollat e larta dhe fakultetet, provimi në lëndën e letërsisë dhe historisë kombëtare shqiptare? Po harrojmë gjithçka, po fluturojmë!!

Në shumicën e vendeve të Europës dhe më gjërë, është kusht për të (huajit që duan të integrohen) provimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën amtare të vendit.

Ndjenjat tona kombëtare janë bërë sikur me qenë pronë e serbosllavisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat