Toka e vogël dhe qielli i madh....

Opinione

Toka e vogël dhe qielli i madh....

Nga: Agron Shabani Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:37
Agron Shabani

Tek po bisedonim një ditë bashk me njëri tjetrin, një intelektuale dhe kulturologe e spikatur nga Libani, me orgjinë palestineze, me tha: Edhe pse kam lindur në Bejrut të Libanit para 4O vitësh, si banore ose qytetare e rendit ose klasit të dytë në Liban, me origjinë palestineze, e lindur dhe e rritur në kampët e njohura "Sabra" dhe "Shatilla", në Bejrut (Libanon) edhe sot e kësaj dite jam refugjate, si këtu në Gjermani!"

Ndërkaq, e pyetur nga unë në vazhdim mbi krizën e rëndë politike, sociale ose ekonomike nepër të cilën po kalon Libani i njohur për vlerat, resursët dhe pasuritë e panumërta njerëzore, materiale, natyrore, kulturore dhe të tjera? Arabja ose palestinezja intelektuale, intelegjente, ekskluzive dhe tepër ekzotike m'u gjegj: "Libanin mëse tepërmi e kanë shkatërruar luftërat e pafundme qytetare së bashku me klanët dhe grupacionet militante dhe ekstremiste të Harirëve, Xhemailëve, Lahudëve, Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve etj. Bota arabe ose muslimane, është si një 'globus' ose 'fotosintezë interesante' ku njerëzit flejnë ose ecin mbi naftë, benzinë, ari, argjent, platinë, paladium, xhevahire të ndryshme ose diamante, dhe vuajnë edhe për bukë goje.", me tha arabja e këndshme nga Bejruti i Libanit me një shikim ose delikatesë të përformuar që e njohin dhe praktikojnë njerëzit e regjionëve ose kulturave të njohura orijentale ose ekzotike.

Se këncejmi, duke filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së lashtë Antike (Tunizia ), për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje..nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash "harkun" ose "katerkëndëshin e madh" të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë (Persise) ose Mesopotamisë: Revolucioni Dialektik dhe Metaestetikë" së bashku me Logjikën e Re ("Logicae Novae") shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të njohur Persiko-Arabik. 

Duke i veçuar këtu shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit , Al Hakimit dhe Al Mansurit ( themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabit ose Al Xhebrilit ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit.. ) dhe të tjerëve në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisè, didaktikës etj...Të cilët asokohe si të thuash e reformuan, emancipuan dhe eksploruan Evropën dhe civilizimin e gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar.

Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar pikërisht në "kopshtin" e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose musliman. Respektisisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë. 

Për këtë fakt, në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Nikolla Makiavelli, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull "Profeti Muhamet dhe Karli i Madh", Herman dhe Ante Dlmatinski nga Kroacia, në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve, pedagogëve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond. 

Nga arabët, europianët i mësuan artët ose profesionet e përpunimit të letrës, stofrave të ndryshme, pambukut, arit, sapunit, detergjentit, kartëmonedhave, letrave me vlerë, medicinën, farmacinë, matematikën, astronominë, arkitekturën, dramën, teatrin etj.

Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë. Nejse!

Në vazhdim pak histori nga Libani.... 

Banorët me të hershëm të Libanit, thuhët se janë fenikasit, të cilët u vendosën në Liban në periudhën e njohur të Neolitit (3OOO vjet para Krishtit) ku i ngritën ose themeluan edhe qytetët ose vendbanimë e njohura të Biblosit (Byblos), Gublës (Gebal), Sidonit (Sayda), Tirit (Sür) etj. 

Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke.

Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani),  Roma, Bizanti etj. 

Në shekullin 11 dhe 12, me rastin e luftërave mesjetare të kryqzatave, në Liban ishin ngritur ose themeluar "Mbretëria e Jerusalemit", "Principata e Antiohisë" (Knjazia e Antiohisë) dhe "Grofovitë" ose "Baronitë"e njohura në Edesë dhe Tripolis.

Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut para pak kohësh, sikur i hodhi (çoi) në ajër edhe përpjekjet e SHBA-s ose Perëndimit mbi vedosjen e paqës në Liban ose në tërë Lindjen e Mesme.

Në Liban dhe Jordani, ndodhët edhe numri më i madh i emigrantëve palestinezë. 

Ka zëra që thonë se edhe kriza ose konflikti i fundit izraelito-palestinez erdhi si pasojë e armiqsisë ose rivalitetit të madh sunnito-shiit në rajon.

Ndonëse, kriza ose situata kaotike në Bejrut (Liban) sikur mori hov pas dorëheqjes së imponuar të ish kryeministrit suunit, Sad Haririt ( i biri i ish kryeministrit Rafik Hariri i vrarë me atentat klasik në Bejrut me 2OO5), i cili shihej si "prodhim" ose lojtar kryesor i Arabisë Saudite në Liban dhe me gjërë. 

Kjo për shkak të luftës së humbur të sunnitëve (sunni) në Siri ndaj Bashar el Assadit dhe regjimit të tij alevit (aleui) dhe Irak, të ndihmuar edhe nga Hezbollahu, Irani etj. 

Babai i Sad Haririt, Rafik Hariri, gjatë vitëve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, shkoi si djalosh ose emigrant i ri në Arabinë Saudite, i cili falë lidhjeve të tij familjare, miqsore dhe të tjera me "Dinastitë" mbretërore" Saud" dhe "Fahd" në Arabinë Saudite", në vitët e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u kthye si sheik, sulltan ose mogul i madh tregtar, finansiar dhe ekonomik në Liban, ku o zgjodh edhe kryeministër i Libanit gjatë periudhës kohore 1992-1998 dhe 2OOO-2OO4-2OO5, deri me rastin e vrajes ose atentatit ndaj tij me 2OO5. 

Në këtë prizëm, Rafik Hariri dhe familja e tij u ngritën në një "Dinasti të Madhe" familjare, politike, finansiare, tregtare dhe ekonomike në Liban, ku e ngritën ose themeluan edhe organizatën ose levizjen e njohur sunnite "Levizja për ardhmërinë e Libanit" së bashku me projektin e njohur panarabik mbi "Sirinë (Asirinë) e Madhe" në kuader të së cilës ishin paraparë Siria, Libani, Palestina dhe Jordania" e kështu me radhë. 

Por, Rafik Hariri u vra me atentat dhe nuk ia doli të realizoi ëndërrën e tij. 

Dyshohet se pas atentatit ndaj Rafik Haririt qëndronin Hezbollahu së bashku me druzët ose shërbimët sekrete të regjimit të Assadëve në Siri, e pse jo edhe intelegjenca izreaelite.

Në kohën e mandatit (pushtetit) të babai të tij (Rafik Haririt) u ngritë dhe afirmua edhe Sad Hariri së bashku me motrën e tij ekskluzive, ekstravagante dhe ekzotike, Bahia, si ministre, politikane dhe deputete e njohur e parlamentit libanez.

Për me tepër ndërkaq, shumicën e popullsisë libaneze (mbi 84.5 %) e përbëjnë arabët, prej të cilëve 72 % janë libanez, 13 % palestinez, 1O % sirian, 6.8 % armen, 6.1 % kurd etj. 

Fesë ose religjionit musliman i përkasin 56 % e popllsisë së përgjithshme të Libanit, gjegjësisht, 28 % të grupit shiit (shiia) dhe 28 % të grupit sunnit (sunni).

Pastaj vijnë maronitët e krishtërë ose katolik që përbejnë diç me tepër se 22 % të popullsisë së Libanit, pravosllav afro 8 %, ortodoks grek-melikitë 4 %, druzë 5 % dhe të tjerë.

Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. 

Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke.

Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani), Roma, Bizanti etj.

Në vitin 195O, 17 familje të fuqishme kristiane ose katolike dhe 8 familje muslimane e kishin në dorë kapitalin dhe pronën (pasurinë) kryesore të Libanit.

Në vitin 1958, me ndikimin ose influencën paraprake të revolucionit të njohur egjiptian (1953-1954) do të shpërthejnë luftërat ose konfliktët e brendshme qytetare, fetare, kulturore dhe politike në Liban, ku presidenti libanez, Chamille Chamon do e thërras SHBA-s për ndihmè ushtarake dhe politike për të mbrojtur dhe shpëtuar Libanin nga bankroti ose kolapsi total. 

Me ç'rast, falë intervenimit amerikan, ishte vendosur paqja ose qetësia e përkohëshme në Liban.

Abdullah Aref al Jafi (Abdullah Aref al Xhafi), Sami as Suhl, Saib Salam, Rashid Karame, Rafik Hariri, Sad Hariri, Hassan Diabi dhe të tjerë, kanë qenë kryeministra të Libanit. 

Beshir Xhemail, Amin Xhemail (Gemayel), Sad'ad Hadad, Antonie Lahud, Emille Lahud, Michel Suleiman ,Rene Moavad, Michel Aoun dhe të tjerë, president të Libanit.

Pierre Xhemail ( Pierre Gemayel) -lideri ose themeluesi i Falangës së njohur libanezë së bashku me Kamal dhe Valid Xhumblatin -lider të druzëve, Musa as Sadrin, Nabil Berin dhe të tjerë, gjithashtu kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Libanit.

Gjatë luftërave mesjetare të kryqzatave, maronitët e krishtërë u rrjeshtuan në radhët e ushtrive të ndryshme "kryqtare" ose kristianiste dhe mbanin lidhje të vazhdushme me Etërit e Shënjë (Papët) dhe Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan dhe Avinion. 

Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste, Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konfliktve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes muslimanëve arab dhe maronitëve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez. 

Ndërkaq, në vitin 1861, me anë të "traktatit" ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore: Libani do shpallej si "krahinë autonome" e ish perandorisë osmane ose otomane turke. 

Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetët muslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ levizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste -kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman.

Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lëxo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme. 

Në konferencën e San Remos me 192O, u vendos që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë, i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe. 

Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelit, duke shënuar kështu edhe fillimin e "luftërave dhe pushtimëve të reja" izraelite në Liban.

Në vitin 1982, Bèchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndimimin e tij vetëm 1O % në teritorin e përgjithshëm të Libanit, do zgjedhët President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmë­n e Izraelit.

Beshir Xhemaili do të vritëj shumë shpejt me atentat, për t'u zevëndësuar nga i vëllai i tij me i vjetër, Amin Xhemaili. 

Pas vrasjes së Beshir Xhemailit, ushtria izraelite do e okupoi dhe bombardoi Bejrutitn Perënndimor (musliman).

Gjatë asaj kohe forcat e ndryshme të ushtrisë dhe milicisë (policisë) maronite, me ndihmën e forcave çifute ose izraelite, do i vrasin sëpakut 15OO qytetar të komunitetit shiit (shiia) dhe palestinez në Bejrut. 

Në vitin 1982, Izraeli e kishte pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Libanin Jugorë. 

Gjatë vitit 1982, kishte ndodhur edhe lufta ose konflikti i përgjakshëm në mes trupave ushtarake të Sirisë dhe Izraelit në vendin e njohur "Sulltan J'akub" etj.

Në këtë vorbullë, nën pushtimin ose okupimin izraelitë, OÇP (PLO) e Palestinës, ishte detyruar të largohej nga Libani.

Ndërkohë që nga forcat ushtarake izraelite dhe ato ato libaneze, u vranë me qindra ose mijëra palestinez në Bejrut (Liban).

Gjatë asaj periudhe dramatike, shiitët (shiia) e themeluan organizatën e tyre politike me emër "Amall"( në arabisht-Shpresa). 

Gjatë periudhës së mesipërme, do të ketë luftime ose konflikte të përgjakshme të palestinezëve dhe falangën dhe milicinë e krishtërë- maronite. 

Në vitin 1979, izraelitët iu kishin ndihmuar të krishterëve maronit në ngritjen ose themelimin e milicisë (policisë) së tyre katolike të krahut ose ekstremit radikal ose djathtistë. 

Dikur me vonë, lideri i tyre, gjenerali Saa'd Hadad, do e shpalli në menyrë personale ose unilaterale shtetin e tij "Libani i lirë" të cilin në vitin 1984, do e zevendëndësoi Antonie Lahoud. 

Ndërkohë që akoma ishin aktuale konfliktët e ndryshme në mes grupëve ose klanëve rivale brenda komunitetit të krishtërë ose maronit. E sidomos ato në mes milicisë së Sulejman Franxhisë (Suleiman Franjiyeh) dhe forcave falangiste të Beshir dhe Amin Xhemailit me ndërhyrjen anësore ose sporadike të ish presidentit Chamille Chamoun.

Ndërkaq, antagonizmat, averzionet, diskrepancat, divergjencat ose mosdurimet e njohura personale në mes Hafiz el Assadit Sirisë dhe Sadam Husseinit të Irakut, për shumë vite dhe dekada të tëra kishin patur influenca, referenca dhe interferenca të shumëta eksterne ose eksplikative në Liban, ku Siria i kishte të stacionuar (dislokuar) asokohe mbi 3O. OOO ushtar.

Gjatë asaj periudhe do të shfaqët edhe "Hezbollahu" radikal ose ekstremist i finansuar nga Irani etj.

Me fjalë tjera, muslimanët shiitë (shiia) dhe të krishterët maronit, gjithëmonë janë bërë bllok-kundër muslimanëve sunniitë (sunnii) në Liban. Plus (+) Izraeli.

Libani (Bejruti) asesi të gjëj paqë, qetësi, stabilitet dhe harmoni fetare, kulturore, politike, sociale, ekonomike etj.

Izraelitetët dhe palrstinezët gjithashtu.

Nga historia e konfliktit të moçëm izraelito-palestiez

Ben Gurioni, Golda Meri, Menahem Begini, Jicak Rabini, Jicak Shamiri, Ariel Sharoni, Shimon Peresi, Benjamin Netanjahu dhe kështu me radhë, janë kryeministrat ose liderët e njohur ebrej ose izraelit që nga njohja zyrtare e shtetit të Izraelit nga bashkësia ndërkombëtare në vitin 1948. 

Ndërkaq, Jaser Arafati, Mahmut Abassi, Abu Amari, Abu Nidal dhe të tjerë njihen si lider ose udhëqës kryesor të organizatave ose levizjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike për shtetin e Palestinës.

E kemi fjalën mbi konfliktin e moçëm palestinezo (arabo )- izraelit i cili vazhdon të parqes një " thembër Akili" për zhvillimet dhe procesët e përgjithshme në rajonin e nxehtë të Lindjes së Mesme dhe me largë. 

Bëhët fjalë mbi një konfliktë të moçëm dhe historik siç është pikërisht konflikti i mesipërm arabo (palestinezo)- izraelit dhe përpjekjet e parreshtura ose sistematike të bashkësisë së gjërë botërore ose ndërkombëtare për zgjidhjen fatlume dhe konstruktive (pët të gjitha palët ) të atij konflikt të gjatë.

Historia:

Siç dihet, në kuader të Deklaratës së njohur të Balfourit me 2 nëntor të vitit 1917 ( në vlugun me të madh të Luftës së Parë Botërore) : Anglezët ose britanikët do ua premtonin atëbotë izraelitëve ngritjen dhe temelimin e shtetit të tyre- Izraelit.

Kjo në radhë të parë falë resursëve dhe potencialeve të njohura të diasporës ose lobit të fuqishëm izraelit në Britaninë e Madhe, Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe kështu me radhë. 

Ndërkohë që ideja e mesipërme britanike mbi ngritjen dhe themelimin e shtetit të Izraelit, do bëhej e famshme dhe aktuale menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përkatësisht, në "Traktatin e Versajës" me 1919 etj. 

Për të qenë valide dhe gjithmonë aktuale ose permanente edhe në etapa ose periudha të ndryshme në mes dy luftërave të mëdha botërore dhe menjëherë pas tyre, respektivisht, në Konferencën e njohur të Kasablankës ( Casablanca) në Marok të vitit 1943, kur Churchilli ( B. Madhe), Roosevelti ( SHBA-së) dhe De Gaulle ( Francë), asokohe do ua ipnin dritën e jeshile projektëve dhe planimetrive të mesipërme mbi shtetin e Izraelit. Për t´u ripërseritur në formë konkluzash dhe modalitetësh të ndryshme gjeopolitike, strategjike, konjukturale, manufakturale dhe të tjera edhe në takimet e njohura trepalëshe të Rooseveltit, Churchillit dhe Stalinit në Teheran dhe Jaltë gjatë vitit 1943 dhe 1945.

Ndërkaq, pas miratimit të rezolutës së njohur të OKB-së ne vitin 1948: Nga Bashkësia e gjërë botërore ose ndërkombëtare, me në fund do të njihej dhe pranohej botërisht ose zyrtarisht shteti i Izraelit nën udhëheqjen e Ben Gurionit. Duke shënuar në këtë kontekst edhe luftën e parë arabo-izraelite ne vitin 1949.

Se këndejmi, ish presidenti i njohur egjiptian, Gamal Abdel Naser, me anë të një dekreti të tij të jashtëzakonshëm ose special, me 26 korrik të vitit 1956, do e shpallte nacionalizimin e kanalit të njohur të Suezit. Duke e shkaktuar në këtë sfond edhe krizën ose luftën e dytë arabo- izraelite nga 29 tetori deri me 6 nëntor të vitit 1956, në të cilën asokohe, në anën e shtetit dhe ushtrisë së Izraelit, ishin involvuar ushtarakisht Britania e Madhe dhe Franca. 

Përderisa, nga 5 deri me 1O qershor të vitit 1966, do zhvillohej edhe lufta e tretë arabo- izraelite mbi rrafshalartat e njohura të Sinait dhe Golanit e njohur përndryshe si " lufta gjashtëditore"  në mes Izraelit , Egjiptit dhe Sirisë gjatë vitit 1966. 

Egjipti dhe Siria i takonin asokohe Republikës së Bashkuar Arabe ose "UAR" të firmosur në vitin 1958 në formë " traktati shtetëror" ose "nacional" në mes Egjiptit dhe Sirisë-plus Libisë . 

Iraku nèn regjimin e Sadam Hussenit dhe partisè sunnite  "Baath" nuk iu bashkuan kurrè atij "Unioni" pèr shkak tè hasmerisè ose mosbesimit tè tyre ndaj regjimit shiit ose aleuit tè Hafez El Assadit dhe partisè sè tyre "BAAS" në  Siri.

Ndërkaq, me rastin e sulimit dhe invazionit të papritur ushtarak të Republikës së Egjiptit në kanalin e Suezit dhe të ushtrisë siriane në Rrafshlartën e njohur të Golanit me 8 tetor të vitit 1973: Atëbotë do fillonte dhe zhvilloohej edhe e ashtuquajtura lufta e katërt arabo-izraelite në rajon. 

Nga ajo kohè dhe deri me sot, Izraeli me ndihmèn e amerikanève, anglezève dhe francezève, vazhdon tè mban nèn pushtim ose aneksion njè pjesè tè madhe tè Rrafshlartès strategjike tè Golanit tè cilin ish Presidenti Trump dhe Administrata e tij nè Washington DC, ua falen ose dhuruan  blanco si "trofe sioniste" Izraelit. 

Ndërkohë që Siria, Libia, Iraku dhe vendët tjera muslimane ose arabike, ndodhën para të të fikëtit ose infraktit të përgjithshëm për shkak të luftërave ose ngjarjeve të ndryshme dramatike dhe apokaliptike në atë rajon të pasur me naftë, benzinë, gas natyror, ari, platinë, rubine, safire, xhevahire të ndryshme ose diamante.

Ndonëse, pa i harruar këtu luftërat ose konfliktët tjera në mes arabëve (palestinezeve) dhe izraelitëve që nga antika e hershme dhe gjer me sot, ku mund të thuhet lirisht se lufta ose konflikti i njohur arabo (palestinezo) -izraelit, vazhdon t´i bartë fijet ose rrënjët e tij  që nga etapat ose periudhat e lashta antike ose mitike të Mbretërive të njohura të Babilonisë, Asirisë, Mesopotamisë, Egjiptit, Medisë (Persisë) , Romës së lashtë- Antike dhe kështu me radhë.

Në këtë kontekst, dokumentët dhe burimet e njohura materiale, historike, ushtarake, politike dhe të tjera, na bëjnë të ditur se etapat ose periudhat e njohura (antike) të rëniës dhe dobësimit të Asirisë dhe Egjiptit, në mijëvjeçarin e dytë para epokës së re: asokohe do u shkonin për shtati tre popujve të ndryshëm në Siri dhe Palestinë. Izraelitëve, fenikasve dhe aramejve.

Kjo sidomos si thuhet " popullit të zgjedhu" të Abrahamit (Izraelit) të cilët në këte suspekt të përgjithshëm dubioz, që nga etapat ose periudhat e mesipërme antike dhe deri në ditët tona, vazhdojnë t´ia përhapin dhe transmetojnë vetëvetës dhe opinionit të gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtar mitët, eposët dhe legjendat e ndryshme mbi "popullin e zgjedhur nga Zoti."! 

Dhe, kjo duke filluar që nga dyndjet ose ekspanzionet e fuqishme të fisëve të atëhershme ebreje ose izraelite nga rrafshlartat ose shkretëtirat e ndryshme- drejtë paralagjëve ose vendbanimëve të qytetëruara dhe civilizuara në Mesopotami, Siri ( Asiri) dhe Palestinë.

Për të vazhduar kështu me dyndjet dhe shpërnguljet masive të "popullit të zgjedhur" te Abrahamit ose Izraelit (nën Moisiun legjendar) prej rrafshlartave të njohura të Sinait ose Golanit në Perëndim të Deltës së njohur të lumit Nil të Egjipt, në kohën e sundimit të "Dinastisë se Huaj" të Hiksëve në gjysmën e parë të mijëvjeçarit të dytë para epokës së re, përkatësisht, në kohën e sundimt të Ramzesit të Dytë ( 129O- 1224) kur minister i Faraonit atëbote ishte Josipi (Jozefi) dhe kështu me radhë. 

Në një kohë pra kur fiset ose grupet e shpërngulura izraelite, asokohe shfrytëzohëshin për ndërtimin e qytetëve ose vendbanimëve të ndryshme, apo, për çeljen (hapjen) e kanalëve dhe rregullimin e deltave të njohura të lumit Nil në Egjiptin e lashtë Antik dhe të ngjashme.

Ndërkohë që luftërat ose konfliktët e njohura te fiseve ose klaneve te ndryshme izraelite - kundër kananëve, asirianëve ose filistinëve ( lëxo: palestinezëve ose arabëve të sotëm) në Antikë: Asokohe e sot do e shënonin si të thuash edhe fillimin e fundit ( shkatërrimin, dislokacionin ose dekompozicionin total) të të ashtuquajtures "lidhjes së moçme "ose "vëllazerisë së harmonishme" në mes palestinezëve dhe izraelitëve në Antikë. 

Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e "shtetit të parë të Izraelit" në fund të mijëvjeçarit të dytë, gjegjësisht, në fillim të mijëvjaçarit të parë-para epokës së re, nën mbretin e parë izraelit, Saulin. 

Për të vazhduar me trashegimtarin ose pasëardhësin e njohur të Saulit, mbretin David,  i cili falë aftësive ose shkathtësive të njohura politike dhe ushtarake, dikund në vitin 1OOO - para epokës së re, thonë se e kishte pushtuar Jerusalemin . Duke u njohur dhe pranuar atëbotë si "mbret i përgjithshem " i "dymbëdhjetë fisëve të bashkuara" të Palestinës ose Izrealit. 

Në këtë sfond, duhet rikujtuar legjendën e njohur biblike ose historike sipas të së cilës, Davidi në emër të popullit dhe shtetit të Izraelit, ia kishte falur atëbotë jetën dhe mëkatët e tij mbretit Saul, kur ky kishte tentuar ta vriste në prapavijë. Apo, faljen dhe pajtimiin e njohur mes Ezavit dhe Jakobit Izrael dhe të ngjashme.

Ndërkaq, me rastin e sundimit (mbretërimit) të njohur të të birit të shquar të Davidit, Solomonit, thuhet se shteti ose shoqëria e atëhershme izraelite do njihnin reforma, harmoni dhe lulëzim të vërtetë në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës.

Duke e vërë theksin në ngritjen ose sendërtimin e  tempujve ose objektëve të ndryshme monumentale ose impozante në Jerusalem dhe në qytete të tjera si dhe në shumë çështje dhe aspekt të tjera të arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme të asaj kohe dhe kështu me radhë. 

E tërë kjo deri me rastin e vdekjës së papritur të mbretit Solomon dikund në vitin 926 -para epokës së re, kur "shteti i bashkuar" i Izraelit atëbote do ndahej dhe coptohej në dy pjesë. Përkatësisht, në të të ashtuquajturin "shtetin verior" ( Palestinën ) që do i përkisnin dhjetë (1O) fiset e njohura arabe ose palestineze, dhe, në "shtetin jugor" (Judenë ose Izraelin e sotëm) që do i përkasin vetëm dy fiset e njohura të  "popullit të zgjedhur" të Abrahamit. 

Në këtë prizëm edhe qyteti i lashtë i Jerusalemit së bashku me tepmujt, faltorët dhe objektët e njohura sakrale, monumentale, fetare ose historike, do pësonin si të thuash ndarje, divorce ose përçarje të ndryshme fetare, kulturore, nacionale, ideologjike dhe të tjera. 

Me ç´rast, qyteti monumental ose historik i Jerusalemit, si për izraelitët , ashtu edhe për arabët ( palestinezët) asokohe e sot do ngelet kryeqyteti ose piemonti i tyre me i rëndësishëm ose kryesor. 

Toka ose teritori ishin ndarè ose pjesètuar asokohe 1O: 2 nè favor tè palestinezève pèr shkak tè 1O fisève palestineze dhe 2 fisève çifute ose izraelite.

Në këtë kontekst, ia vlenë të cekët në vazhdim së "shteti verior" i Izraelit (Palestinës) së bashku me kryqytetin e tij Samarinë, ashtu sikurse edhe " shteti jugor" i Judesë, atëbotë, kohëpaskohe do kanosëshin dhe rrezikohëshin nga sirianët (asirianët) nën Salmannserin e III -të ose Ezekielin, kur izraeliët ishin të detyruar t´ua pagunanin haraçin asirianëve.

Ndërkaq, dikur me vonë nga arameitët dhe babilonasit-nën Sargonin ose Nebukardenazarin e II -të ( lëxo nga viti 597 gjer në vitin 587-para Krishtit) do e pushtonin ushtarakisht qytetin e shenjtë të Jerusalemit. Duke e  djegur dhe shkatërruar atë tërësisht, si i dhe duke i përndjekur ose dëbuar asokohe popullaten e atjeshme palestineze ose izraelite për në Medi (Përsi) dhe në vende të tjera. 

Për të vazhduar kështu deri në vitin 538 -para epokës së re, kur mbreti i njohur persian, Kiri i II -të,  do e pushtonte atëbotë mbretërinë e njohur të Babilonisë, duke ua lejuar dhe mundësuar në këtë kuader izraelitëve për t´u rikthyer sërish në Izrael, si dhe për t´i rindërtuar tempujt ose faltorët e tyre në Jerusalem dhe gjetkë.

Për me tepër ndërkaq, pas ndarjes dhe sundimit të vërtetë të Izraelit ose Palestinës nga romakët dhe grekët e lashtë në krahina ose provinca të ndryshme si Judea, Galilea, Betamia, Idumea dhe Samaria dhe kryengritjes së njohur izraelite-kundër sundimt romak në vitin 7O të epokës së re: Izraelitët do i humbisnin si të thuash të të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre shtetërore, nacionale, fetare, politike, kulturore dhe të tjera. 

Duke qenë të detyruar kështu ta marrin botën në sy deri në ngritjen dhe themelimin e njohur të shtetit të ri të Izraelit në vitin 1948 dhe 1949.

Në këtë sfond, ia vlen të cekët në fund se në kohën e Dianstive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve në Gjermani, respektivisht, në kohën e Karl Martelit, Karlit të Madh ( Karl der Große) dhe Mbretetise se njohur te Frankeve dhe Langobardeve në mesjetë, gjatë shekujve 5, 6 dhe 7, ishin ngritur ose themëluar " kolonitë", gjegjësisht, qëndrat ose vendbanimet ebreje ose izraelite në Köln, Frankfurt mbi Majnë, në Mainz, Wörms, Strasburg etj., në formë shoqatash ose bashkësisë të njohura si "judische gemeinde" dhe kështu me radhë.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat