Tradhtia të turpëron e lavdia të nderon

Opinione

Tradhtia të turpëron e lavdia të nderon

Nga: Rexhep Torte Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:46
Rexhep Torte

-Edi Rama tradhtari, e krahasoi heroin legjendar Adem Jashari, diamantin e atdhedashurisë shqiptare, me Hashim Thaçin, baltën e tradhtisë shqiptare. Kjo ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë me datë 21 korrik 2022, gjatë debatit për Rezolutën kundër Dick Martyt.

Hashim Thaçi asnjëherë nuk ishte i mirëpriur dhe nuk shkeli në odën e Familjes së Jasharajve në Prekaz.

-Edi Rama tradhtari, nuk lejon që Parlamenti i Shqipërisë ta miratojë Rezolutën me të cilën dënohet gjenocidi i Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99, dhe gënjen se për këtë rezolutë gjoja duhet të japin leje ndërkombëtarët, edhe pse të gjithë e dimë se Edi Rama lejen e pret nga Beogradi dhe Moska, e jo nga ndërkombëtarët të cilët e çliruan Kosovën nga okupimi gjenocidal i Serbisë kriminale.

Naim Miftari, Idriz Morina, Prof. Dr. Enver Bytyqi dhe tërë pjestarët e ndershëm të UÇK-së, gazetarët dhe opinionistët, analistët dhe studjuesit e ndershëm, me kontributin e tyre në të mirë të çështjes kosovare dhe mbarë shqiptare do ta skalisin emrin e tyre me germa graniti në historinë kombëtare shqiptare me ndershmëri dhe lavdi, si shembulli më i mirë për rrugëtimin e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Naim Miftari- ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me demaskimet e tij të njëpasnjëshme tashmë disa vjeçare ndaj ish komandantëve të UÇK-së gjatë luftës dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, po e jep shembullin më të mirë të atdhedashurisë, të pastërtisë shpirtërore dhe të ndershmërisë e përkushtimit kombëtar shqiptar, se si është dashur dhe duhet të sjellen të gjithë ish komandantët e UÇK-së, të cilët janë lindur dhe janë rritur nga nënat fisnike shqiptare kosovare me qumështin dhe bukën e bekuar të Kosovës.

Idriz Morina kryeredaktor i “Bota Sot” me shkrimet e tij hulumtuese, analitike dhe argumentuese të mbështetura në faktë e dëshmi, çdo ditë është duke hedhur dritë mbi tradhtarët dhe tradhtitë brënda shqiptare kosovare dhe mbarë shqiptare.

Idriz Morina me përkushtimin dhe energjinë lakmuese maksimale me shkrimet e tij, është bërë shembëlltyra e gazetarit dhe e gazetarisë dinjitoze kombëtare shqiptare, kundruall gazetarëve kukulla, të ndyrë e të shitur, sherbëtorë të strukturave udhëheqëse politike anti kombëtare të korruptuara tradhtare shqiptare, si soji i Baton Haxhiut faqeziut.

Prof. Dr. Enver Bytyqi - profesor universitar me shkrimet e tij studimore, analitike dhe këshilldhënëse në të mirë të çështjes kosovare dhe mbarë shqiptare, është bërë fanar ndriçues dhe udhëzues për lidershipet në Shqipëri, në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare, në drejtim të konsolidimit të një platforme mbarë kombëtare shqiptare për përballimin e suksesshëm të sfidave për të drejtën dhe të të vërtetën kosovare dhe mbarë shqiptare.

Në jetën time 77 vjeçare si student dhe si gazetar kam njohur qindra vëllezër shqiptarë kosovarë dinjitozë, por kurrën e kurrës nuk kam menduar se do të lexoj kaqë argumente të vërteta e bindëse për tradhhtarët shqiptarë që sot zbulohen nëpërmjet shkrimeve të Naim Miftarit, të Idriz Morinës dhe të Porf.Dr. Enver Bytyqi, si edhe dhe nga shumë e shumë mjeshtër tjerë të penës, të cilët në vazhdimësi, me guxim e trimëri, po e kryejnë misionin më dobiprurës dhe më sublim për Kosovën, Shqipërinë dhe tërë kombin shqiptar, që është demaskimi dhe zbardhja e tradhtive dhe e tradhtarëve tanë, të cilët si dje edhe sot, janë vënë në shërbim pa krye të tradhtisë komëbtare shqiptare.

Nuk ekziston moral, karakter dhe etikë më e ulët kombëtare e njerëzore se sa ta tradhtosh kombin shqiptar, kombin më të vjetër autokton shqiptar në Ballkan, kombin më të pastër dhe më të madh në Ballkan, kombin më fisnik dhe paqedashës, por më të vuajtur dhe më të përndjekur në Ballkan, kombin me histori, gjuhë, kulturë dhe me trashëgimi kulturore që nuk mund ta kontestojë askush në botë.

Kujtojeni Zotin para se t’a bëni tradhtinë

Secili njeri kur fillon të hapërojë ngjitet në lartësi nëpër shkallët e jetës përmes sfidave gjersa e arrin kulmin e caktuar, dhe më pastaj fillon të zbret nëpëmjet të njejtave shkallë gjersa arrin shkallët e fundit prej ku nisi fillimi i jetës së tij.

Nga ky moment njeriu e kupton qartë qëllimin e jetës dhe përmbajtjen e saj, dhe mos dhashtë Zoti, në këtë pafuqishmëri që sjell pleqëria të shoqrërohet edhe me ndonjë sëmundje të rëndë, me çka bëhet peshë e vështirë për veten e tij dhe për familjen.

Zoti i Madhërishëm me nxjerrjen e njeriut në jetë, ia jep edhe riskun, nafakën dhe garancinë për jetën.

Janë vetë njerëzit që në këtë jetë të shkurtër të quajtur sipas Kur’anit Famëlartë sprovë, janë ata, të cilët të cytur nga djalli, kaplohen nga zilia, lakmia e xhelozia dhe ia rrëmbejnë njëri tjetrit riskun dhe nafakën ua ka caktuar Zoti.

Ky është filimi i kobshëm i ngatëresave, i mëkateve, i tradhtisë, i hajnisë, i korrupsionit, që e mashtron njeriun të grumbullojë sa më shumë pasuri e pozita për veten, për familjen dhe të afërmit e tij, pa menduar fare se edhe njerëzit e tjerë rreth tij janë krijuar me të drejtën për të jetuar dhe se edhe ata i kanë dëshirat dhe kërkesat e tyre për kënaqësi në këtë jetë.

Një udhëzim nga Kur’ani Famëlartë për tërë njerëzimin thotë se, “Nuk është mysliman i vërtetë dhe i devotshëm ai person cili e ka sofrën përplot, ndërsa fqinji i tij, kushdo që të jetë dhe i cilitdo besimi që të jetë, e ka sofrën e zbrazët”.

Kjo është një nga shtyllat që e forcon humanizmin, mëshirën, mbështetjen dhe solidaritetin mes njerëzve.

Fundi i jetës i cili vjen shumë shpejt, sa që habiemi të gjithë sa shpejt na kaloi jeta, sa shpejt po na ikën edhe fuqia jonë, që dëshmohet me pleqërinë, kufizimin e lëvizjeve tona, me humbjen e oreksit tonë për ushqime edhe pse sofra mund të jetë përplot me ushqime të shijshme , dëshmohet edhe me mungesën e aftësisë tonë që të vishemi bukur dhe të udhëtojmë lehtë e gjatë si më parë, edhe pse kemi shumë veshje, kostume dhe vetura në dispoicion.

E tërë kjo do të na bindën për kuptimin e kësaj jete të shkurtër, dhe për gabimet dhe mëkatet që ua kemi shkaktuar të tjerëve gjatë kësaj jete të shkurtër fundi i të cilës erdhi aqë shpejt.

Po ua rikujtoj se, në momentin e vdekjes njeriu nuk mund të gjejë shpëtim as nga pasuria, as nga pozita që ka patur, as nga fëmijët dhe as nga shoqëria.

Ka vetëm dy mundësi, ose ta duash diçka që është kalimtare, ose ta duash Zotin, i Cili është i përjetshëm.

Kur vdes njeriu, në natën e parë që ndodhet në varr, Allahu i Madhërishëm i thotë atij: “Robi im ata ikën dhe të lanë ty”. Dita e parë e zisë është e vështirë, por pastaj dhimbja fillon e lehtësohet. Llambadarët dhe abazhurët që ishin mbuluar me çarçafë, zbulohen. Fotot që ishin kthyer përmbys, kthehen siç ishin më parë. Pas një jave fillon të kthehet buzëqeshja në shtëpi. Pas dy javësh organizon një gosti dhe pas një muaji shkon në pushime. Po i vdekuri ku shkoi? E harruan. Allahu i Madhërishëm i thotë: ”Robi im, ata ikën dhe të lanë ty të mbuluar me dhe, por edhe nëse do të qëndronin me ty, nuk do të bënin dot dobi. E ti nuk të ka mbetur askush tjetër përveç Meje, sepse Unë jam i gjalli që nuk vdes kurrë”.

Shumë njerëz pretendojnë dashurinë ndaj Zotit, në një kohë që janë zhitur në detin e epsheve, dëshirave dhe mëkateve. Kryerja e këtyre mëkateve për ata, është më e rëndësishme sesa fitimi i kënaqësisë së Zotit të Madhërishëm për jetën e përtejme.

Këtë të vërtetë për jetën duhet ta dinë besimtarët myslimanë, por edhe besimtarët e besimeve tjera që e respektojnë Zotin e Madhërishëm, sepse Zoti është Një dhe i pazëvendësueshëm. Po të kishte shumë zota bota do të ishte në një rëmujë të vërtetë.

Opozita në Kosovë në vend që të distancohet nga e kaluara e zezë, ajo po e mbron krimin dhe korrupsionin

Opozita e sotme në Kosovë, pa përjashtim, është vënë në shërbim të mbrojtjes së tradhtisë, vëllavrasjes për pushtet, hajnisë dhe korrupsionit, duke bërë ç’mos për ta penguar punën dhe realizimin e veprimeve të dobishme për Kosovën të Qeverisë së Albin Kurtit , të Qeverisë më të pastër e më dinjitoze që ka patur derisot Kosova.

Të gjitha të zezat, ligësitë dhe dëmet që i ka pësuar derisot Kosova, janë pasojë e qeverive, presidencave dhe parlamenteve të Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Qeveria e Albin Kurtit me pa të drejtë akuzohet për të gjitha dështimet kur Kosova udhëhiqej nga opozita e sotme.

Qeveria e Albin Kurtit trashëgoi një Kosovë me institucione të inkriminuara qeverisëse, diplomatike, financiare, me drejtësi, prokurori dhe gjyqësi të kapur nga qeveritë, presidencat dhe parlamentet mafioze në 21 vitet e kaluara.

Qeveria e Albin Kurtit për 16 muaj sa është në qeverisje, i tha stop kurrupsionit dhe po punon me ngulm që nëpërmjet Byrosë dhe ligjit për verifikimin e pasurisë, ta realizojë edhe konfiskimin e pasurisë së jashjtëligjshme prejardhja e të cilës nuk do të mund të justifikohet.

Kjo do t’i vë para ligjit PDK-në me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Elmi Reçicën, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, anëtarë të Klanit “Rogner”, Klanit Pronto dhe Klanit “Pan”, dhe të gjithë të tjerët të ngjashëm me këta.

Kjo do t’i vë para ligjit LDK-në dhe Isa Mustafën për korrupsion dhe keqqeverisje, AAK-në dhe Ramush Haradinajn për korrupsdin dhe keqqeverisije, AKR-në dhe Behgjet Pacollin për bashkëpunim korruptiv me Hashim Thaçin dhe për keqqeverisje, NISMË-n dhe Fatmir Limajn për korrupsion dhe keqqeverisje, dhe të gjithë të tjerët të ngjashem me këta.

Qeveria e Albin Kurtit është duke ndërmarrë aksione të rëndësishme kundër krimit dhe kontrabandës së organizuar në Veri të Kosovës, për çka policia e Kosovës në vazhdimësi është duke u sulmuar edhe me armë nga grupet kriminale serbe të urdhëruara nga Beogradi.

Opozita në Kosovë derisot nuk e ka thënë asnjë fjalë kundër këtyre grupeve kriminale serbe, bashkëpunëtorë të të cilave fillimisht kanë qenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Qeveria e Albin Kurtit nuk lejoi që zgjedhjet presidenciale të Serbisë të mbahen në Kosovë, pa e njohur Serbia Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Qeveria e Albin Kurtit mori vendimin për reciprocitetin me targat e automjeteve dhe me dokumentet e udhëtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Albin Kurtit me marrëveshjen për energjinë i detyroi serbët në Veri ttë Kosovës që ta paguajnë ebergjinë që e konsumojnë.

Kryeministri Albin Kurti e vuri në binarë të duhur edhe dialogun e dështuar dhjetëvjeçar Kosovë –Serbi, nga Edita Tahiri që e lejoi fusnotën ndaj Kosovës, nga Hashim Thaçi i cili në bashkëpunim me Aleksamndër Vuçiqin, Vlora Çitakun dhe Edi Ramën, si edhe dhe në bashkërendim me pro serbët nga SHBA-të, Jon Bolton, Mathew Palmer dhe Richard Grenell, e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës, nga Isa Mustafa që ia la kopilin te dera Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksesl për thëmelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Albin Kurti që në takimin e parë në Bruksesl ia hudhi para hundëve Aleëksandër Vuçiqit librat e gjenocideve serbe ndaj shqiptarëve, duke u thënë stop pro serbëve Joseph Borellit dhe Miroslav Lajçakut, të cilët Kosovën nuk e llogaritnin palë të barabartë karshi Serbisë agresore gjenocidale.

Qeveria e Albin Kurtit ështe e vendosur që ta bëjë edhe pastrimin e listave të veteranëve të rrejshem të luftës, në të mire të veteranëve të vërtetë, të cilëve do tu rriten dukshëm pagat.

Qeveria e Albin Kurtit është duke punuar edhe në përgatitjen e realizimit të vetingurt në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, gjë që opozita e frikësuar po përpiqet me të gjitha mënyrat që ta pengojë realizimin e këtij vetingu.

Opozita e sotme në Kosovë shpëtimin duhet ta kërkojë në distancimin nga e kaluara e mbushur me vëllavrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet, me distancimin nga uidhëheqësit tradhtarë, vëllavrasës, të korrupotuar dhe multimilionerë të pasluftës.

Të akuzuarit në Hagë nuk akuzohen si UÇK, por akuzohen për vrasjen e aktivistëve të LDK-së

Wilijamson- ish prokurori amerikan, ka deklaruar se, “Nga hetimet paraprake rezukton se nuk ekzistojnë prova për trafikim organesh nga UÇK-ja, apo për ekzistimin e një qendre në “Shtëpinë e verdhë” siç pretendon Dick Marty”.

Kjo flet qartë për paternalizmin mashtrues të Edi Ramës, i cili më 19 korrik 2022 nga Brukseli deklaroi se, “S’ka asnjë provë për trafik organesh nga udhëheqësit e UÇK-së! KiE të kërkojë falje”, sepse këtë e tha shumë më heret ish prokurori amerikan Wilijamson.

Parlamenti i Shqipërisë më 21 korrik 2022, miratoi Rezolutën e propozuar nga PS kundër pretendimeve të Dick Martyt ludhur me trafikimin e organeve në Shqipëri e Kosovë.

Në debatin e ashpër mes deputetëve të PS-së dhe PD-së, Edi Rama veç tjerash deklaroi se, “Kush e heq Hasim Thaçin nga historia e UÇK-së ia ngul një thikë në fyt Kosovës dhe popullit të Kosovës. Adem Jashari, Hashim Thaçi dhe gjithë të tjerët , duke nisur nga Ibrahim Rugova fillimisht i krijuan premisat, ndryshe nuk bëhej Kosova”.

Edi Rama tradhtari, nuk nguroi ta krahasojë heroin legjendar Adem Jasharin, diamantine e artdhedashurisë shqiptare me Hashim Thaçin baltën e tradhtisë shqiptare, kur Hashim Thaçi asnjëherë nuk shkeli dhe nuk ishte i mirëpriur në odën e Familjes së Jasharajve në Prekaz.

Edi Rama tradhtari, nuk lejon që Parlamenti i Shqipërisë ta miratojë Rezolutën me të cilën dënohet gjenocidi i Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99, dhe gënjen se për këtë rezolutë duhet të japin leje ndërkombëtarët, sepse të gjithë e dinë se Edi Rama lejen e pret nga Beogradi dhe Moska, e jo nga ndërkombëtarët të cilët e çliruan Kosovën nga okupimi gjenocidal Serbisë kriminale.

As PDK-ja, as Edi Rama nuk kanë kaçik dhe as të drejtë ta zhbëjnë Gjykatën Speciale në Hagë. As vizitat te të burgosurit në Hagë, qoftë vizita e Edi Ramës, e Behgjet Pacollit, e udhëheqësve dhe e deputetëve të PDK-së, apo e mbështetësve tjerë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve që ndodhen në paraburgim, ose siç është palalajmëruar se së shpejti edhe të akuzuar të tjerë do të vihen prapa grilave në Hagë, nuk mund të ndihmohen nga askush. Gjykata Speciale në Hagë është shpëtim për Kosovën.

Të pandehurit në Hagë mund t’i shpëtojnë vetëm provat bindëse se nuk janë fajtorë për akuzat e renda që u bëhen, ndryshe nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit për veprat e kryera penale të vrasjeve të aktivistëve të LDK- së , të cilat argumentohen edhe në Raportin e Inteligjncës së KFOR-it amerikan edhe me dokumentet e NATO-s për zhvillimet kriminale të pasluftës në Kosovë.

Ku ta kishim fatin që në Shqipëri, në Kosovë dhe mes shqiptarëve në përgjithësi most të kishte fare tradhti e hajni, por vetëm lavdi dhe lumturi, që tërë bota të na kishte zili.

Albulena Haxhiu- ministre e Drejtësisë dhe Glauk Konjufca- kryeparlamentar i Kososvës, gabuan rëndë me vizitën e tyre te të akuzuarit në Hagë.

Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca duhet t’i kryejnë shpejt e mirë detyrat e shtëpisë në Kosovë, sepse nuk është punë e tyre të merren me mbikëqyrjen e punës së Gjykatës Speciale në Hagë, e cila eshtë duke e kryer dhe do ta kryejë më së miri punën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat