Me fjalët tjera të etikës dhe estetikës së njohur intelektuale dhe profesionale...

Opinione

Me fjalët tjera të etikës dhe estetikës së njohur intelektuale dhe profesionale...

Nga: Agron Shabani Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:21
Agron Shabani

Libri, romani, arti, kultura, letërsia, poezia, gazetaria (zhurnalistika), publicistika, politika, diplomacia etj..., nuk janë oda të katundit, me dredhur, tjerrurur, tredhur, ose me shitur rrotulla, kopalla, koçaporxhica ose bykëmesele të ndryshme!

Nuk janë madje as "stacione metereologjike" ose "sinoptike" me e "kqyrë ose vrojtua motin në shpatulla të pulës"!

Libri, romani, gazeta, radio-televizioni ose mediumet e shkruara dhe elektronike, në instancë të fundit, janë forume, akademi, amfietatro, audienca, institucione ose instanca të larta mendore, morale, ideore, teorike, praktike, kolokfiale, seminarike, pedagogjike, akademike, lukrative, kulturore, komprehensive, kontemplative, komplementare, suplementare, intelektuale, profesionale dhe kompetitive në domenin (kontekstin) e njohur shkencor dhe humanist.

Nuk janë pra "sfilata ose pasarela mode" në të cilat mund të "sfilojnë" ose "parakalojnë" madje edhe kërmat, plehu, kallpi ose mbeturina (hedhurinat) e ndryshme të shtetit dhe shoqërisë me "profesion patriot", shqiptar musliman, katolik, ortodoks ose protestant"...apo "anëtar, militant" ose simpatizant të vërbër e fanatik të LDK-së, PDK-së, AAK-së, PSHDK-së, AKR-së, Vetvendosjes, Albin Kurtit, Mark Krasniqit, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Sali Berishës, Edvin Ramës etj....!

Dhe, aq me pak për çobanët, anonimusët, cinikët, injorantët, intrigantët, bedelët, debilët, palaçot, demagogët dhe hipokritët e ndryshëm stupid, nebuloz, karaxhoz, linçues, komplotist, analfabet, paranormal, parakulturor ose parapolitik, të cilët e kanë hapur (çelur) një portal, agjensi lajmësh, ose "shtëpi botimesh" dikund në Kosovë, Shqipëri ose gjithandej: Dhe, ku përmes plagjiaturës, gjegjësisht, përmes vjedhjes (plaçkitjes) së paligjshme ose klandestine të pronës intelektuale dhe profesionale të autorëve të ndryshëm që iu kanë çuar (dërguar dikur shkrime, vështrime, studime dhe analiza të ndryshme shkencore, politike, diplomatike, kulturore, filozofike, politologjike, strategjike dhe të tjera në emrin e tyre, ose të bordëve të tyre redaksionale ose editoriale: Jo vetëm që shkruajnë dhe botojnë libra të ndryshme autoriale, duke u ngritur dhe promovuar me plagjiaturë, ose me vjedhjen (plaçkitjen) klandestine dhe kriminale të pronës së huaj intelektuale dhe profesionale: Por, për t'i për t'i përligjur dhe justifikusr komplotin, shantazhin, plagjiaturën ose kontrabandën e tyre klandestine ose kriminale me pronën dhe vlerën e huaj intelektuale dhe profesionale: Ne portalet ose pamfletët e tyre, si qen të çartur, t'i turrin ose ndërsejnë qentë, këlyshët ose zagarët e tyre (që lehin ose llomotisin për ta ham-ham-ham ose llam-llam-llam) kundër teje, duke të shpifur, linçuar, stigmatizuar, demonizuar ose satanizuar në emër të bosëve, padronëve ose punëdhënësve të tyre çoban, stupid, nebuloz, mediokrit, cinik, injorant dhe komplotist.

Ndaj, nuk është aspak çudi kur njeriu, intelektuali, politikani, lideri, komandanti, patrioti ose çlirimtari shqiptar, i tretur në mjerim, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjen nevojë mjerane për pakëz njerëzi, solidaritet, humanizëm, si dhe një trohë respekt, mirëkuptim, drejtësi dhe barazi për artin, vlerat dhe pronën e tij intelektuale, profesionale, autoriale etj.

E sidomos aaty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjan në një ëndërr të keqe....

Në ikje nga liria, si dhe nga e drejta ligjore, sovrane ose legjitime e mbrojtjes së pronës tënde intelektuale, profesionale, kadrovike, karietiste etj...që të mohohët, vidhët ose plaçkitët vazhdimisht në menyrë kriminale ose klandestine.

E gjithë kjo sikur të ngjanë në një vorbullë ose kurthë të çmendur vicioze ose biocenoze, në të cilën përditë kanosen ose rrezikohen qenia, materia, substanca (esenca), muza, vlera, prona (pasuria), krijesa dhe ekzistenca individuale dhe kolektive në emër të lirisë së dikujt të pëkthyer në robërinë e tjetrit.

Kështu që ne jemi të burgosurit (pengjet) ose robërit e ëndërrave tona për një jetë me të mirë dhe dinjitoze. 

Prandaj, "njeriu, politikani, komandati, çlirimtari, intelektuali ose patrioti shqipar, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen."-Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut”

Apo...?!

Udhë, udhë dhe vetëm udhë...!

Shumë udhë, shumë sfida, shumë balada, shumë travaje, shumë krajata, shumë drama, shumë stacione, shumë itinerare dhe udhëkryqe të pafundme për ne shqiptarët!

Udhë në luftën e njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së për t'i mbrojtur dhe shpëtuar

kombin dhe atdheun kur e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik nën muzgujt dhe ato hije të lugatëruara të mesjetës! 

Kur u kishte shkuar laku në fytë, litari në shpirtë dhe thika e serbit në asht!

Udhë e gjatë, e panjohur dhe aq e mundimshme për të mbrojtur ose shpëtuar pronën dhe vlerat tua intelektuale, profesionale, aturiale, morale, ligjore etj... 

Udhë për t'i mbrojtur pastërtinë, nderin, moralin dhe vlerat e njohura epokale dhe monumentale të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së në Den Hagë dhe gjithandej!

Udhë për në mërgim ose emigracion, për të siguruar ekzistencën ose kafshatën e bukës për vetvetën dhe familjen këtu në mërgim dhe atje në atdhe ose vendlindje, rrugëve dhe këtyre strehëve të mistershme ose enigmatike të botës....

Gjithëmonë udhë, udhë dhe vetëm udhë!

Të "dashuruar ose bërë merak" në tradhëti, pabesi, plagjiaturë, kontrbandë, komplot, shantazh, hajdutëri ose makutëri ambulante, kriminale ose klandestine disa vëllezër dhe vëlleçka "tonat"!!!

Se këndejmi, sipas Aleksandrit (Lekës) të Madh, Aristotelit, Talësit, Sokratit, Platonit, Homerit ose Herodotit: Njerëzit ose popujt e ndryshëm, nuk shohin, nuk lexojnë, nuk logjikojnë, ose nuk shkojnë në luftë vetëm për t'i parë dhe numruar yjet në qiellin ose universin e pafund! Apo, për të kapërcyer ylberin përtej asaj "anës tjetër" si Sizifi...!?

Por, edhe për t'i parë, njohur, zbuluar, skicuar, vizatuar, ravijezuar, konturuar, identifikuar dhe përcaktuar kufinjtë e tyre me të tjerët, si dhe për t'i njohur, zbuluar, lidhur ose identifikuar urat ose rrugët e reja të fatit dhe ardhmërisë së tyre individuale dhe kolektive.

Thuhet se fusha kryesore e një intelektuali, gazetari, publicisti, poeti, shkrimtari ose krijuesi të mirëfillët dhe ekselent, janë koha, njerëzit, populli (kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata, kulutura, arsimimi (emancipimi), disiplina dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale në këtë kontekst. 

Ndërkaq, kredoja, besimi, idealet dhe vizionet e tij kryesore ose substanciale janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit (atdheut) të tij në të gjitha fushat ose drejtimet e kundshme. Qoftë brenda ose jashtë vendit.

Kjo donë të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent, nuk shajnë, nuk urrejnë, nuk injorojnë, nuk shpifin, nuk vjedhin, nuk plaçkitin , s'plagjiaturojnë, dhe nuk ngritën dhe s'promovohen me vlerat, meritat dhe pronën e dikujt tjetër. Jo kurrë.

Çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); Çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmë, gjykojmë dhe mendojmë ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të popullit, shtetit dhe shoqërisë sonë...? 

Kemi vuajtur, pësuar dhe sakrifikuar aq shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë të çlirimit (lirisë) dhe pavarësisë individuale dhe kolektive...Janë sakrifikuar shumë breza ose gjenerata të tëra.

Mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, si dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës së njohur intelektuale dhe patriotike, i kemi mbijetuar dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës. 

Ironia e tërë kësaj të arriture epokale dhe historike, ndërkaq qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, Kosova dhe shqiptarët, sikur i harruan shumë shpejt vuajtjet ose të kaluarën e tyre së bashku me vlerat dhe sakrificat e djemve dhe vashave me të mira të kombit!

U harruan lufta çlirimtare dhe heroike e UÇK-së bashku me vuajtjet dhe sakrificat e shumëta!

Ironia tjetër është fakti së i ashtuquajturi "shteti i thellë" ose dubioz së bashku me forcat e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, retrograde, egocentrike, diabolike, reaksionare, anakronike, paranormale, parapolitike dhe të tjera, vazhdojnë të dominojnë mbi Kosovën dhe shqiptarët, duke përfituar nga situatat ose krizat e ndryshme akute, kronike ose permanente.

Ndonëse, as rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesëshme ose relative.

U mor vesh se mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë ose vazhdimisht komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant.

Tek disa "intelektual e patriot shqiptar" ndërkaq, raportët ose marrëdhëniet e ndryshme mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, gjithëmonë shfaqen shpifëse, sajuese, denigruese, linçuese, demonizuese (satanizuese), shantazhuese, komplotiste, konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.

Ndaj, mu për këtë, ato sikur e bëjnë të kanosur (rrezikuar) serizisht qenien, materiren, krijesën, pronën (pasurinë) dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive

Imagjinoni ose paramendojini sot të të ashtuquajturit "politikanët ose diplomatët" shqiptar ose kosovar me "Trepçën, Ujmanin" ose fatët e kombit dhe atdheut nepër çantat ose valixhët e tyre ("politike ose diplomatike")-nepër "kazinot e globit" në emër të "liberalizimit të vizave" dhe "integrimëve" të  ndryshme....!!!

Apo, "intelektualët" dhe "patriotët" e çartur në Shqipëri, Kosovë, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, SHBA-së ose Perëndim, duke folur, spekuluar, shpifur, trilluar ose manipuluar në menyrë udbiste ose rankoviçiste kundër të tjerëve nga largësitë ose distancat e ndrydhme, si dhe duke botuarshkrime, studime, analiza ose libra të ndryshme autoriale me vlerat, pronën dhe meritat e dikujt tjetër!!!

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"! 

Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së huaj!

E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur të ngjarjeve dhe ndodhjeve të ndryshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj.

Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Por....

prap se prap, populli ose opinioni i gjërë shqiptar ose kosovar, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

'Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Se këndejmi, në një dhomë ku njerëzit i fshehin ose i ruajnë unanimisht shantazhet dhe komplotët së bashku me sekretët ose misteriet e heshtjës së tyre tinëzare ose bizantine ndaj palës tjetër, një fakt ose fjalë e vërtetë kumbon ose tingëllon me tepër se sa një e shtënë me armë ose pistoletë. (Çasllav Millosh)

Në të kundërten, heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. 

"Anton! Aq shumë më ke nervozuar sa që, po ta kisha revolen me vete, do të vrisja!” – do ngutej dikur një kolegu i tij mistrec ose malicioz- para Anton Pashkut të Madh, i cili nuk pajtohej me qëndrimet e larta profesionale dhe metaestetike të Anton Paashkut.

Përderisa, Anton Pashku do i injoronte fjalët e pamatura te "kolegut" stupid, nebuloz, analfabet, demagog dhe hipokrit, me gjakftohtesi, elegance dhe idiference te larte intelektuale dhe profesionale, duke i thënë: "A e ke me leje, a pa leje atë revole?!” 

Duke mos iu dhënë kurrfarë rëndësie fjalëve dhe nervozes së kolegut mistrec, kompleksiv, malicioz, prepotent, cinik, injorant, intrigant, megaloman, prepotent, komplotist, konspirativ ose dekonspirativist. Si dhe duke mos e ngacmuar ose provokuar më asgjë.

Thonë se burrin, popullin (kombin) dhe shtetin, me tepër i ruajnë dhe shquajnë fjalët e matura, urtësia dhe mençuria, se sa fjalët e nxehëta, rutina, ngutia etj.

Se këndejmi, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora,  humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.

E sidomos në kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci.

P.S.

Të parët që erdhën dhe morën aq sa munden; ishin artarët ose argjentarët. Dhe, unë isha i kënaqur; sepse po vidhnin. Pastaj erdhën dhe morën hebrenjtë ose cifutët: Heshta, sepse më ishin antipatikë. Pastaj erdhën dhe morën pedofilët dhe homoseksualët, u ndjeva i lehtësuar dhe relaksuar, sepse ishin të besditshëm dhe patologjik. Me vonë, erdhën e morën komunistët dhe unë nuk u thashë prap asgjë, sepse vet nuk isha komunist. Një ditë erdhën të më merrnin edhe mua, aty ku nuk kishte mbetur më askush për t´i  ngopur ose plotësuar epshët dhe orekset e tyre. ( Berthold Brecht)

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat